Lajmet

​ATK-ja promovon të dhënat e hapura elektronike

Nga ATK-ja zotohen se do ta rrisin llogaridhënien.

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbajtur të martën tryezën e diskutimit lidhur me promovimin e të dhënave të hapura të publikuara ne ueb-faqen e ATK-së.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj duke folur për promovimin dhe politikat e ekonomisë në të ardhmen, tha se hapja e të dhënave nga ATK-ja është një hap i rëndësishëm në raport me transparencën me qytetarët dhe llogaridhënien.

“Hapja e të dhënave nga ATK -ja, është një hap i rëndësishëm në raport me transparencën në raport me qytetarët ku data aseta të hapura janë të qasshme dhe në të njëjtën kohë kanë sjell shumë avantazhe në palët e interesuara. Qëllimi i kësaj është rritja e transparencës, shkas i kësaj iniciative janë edhe zbatimi i planit për përmirësimin e integritetit të institucionit të ATK, si dhe nga kërkesat e shumtë që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vinë nga organizata të ndryshme. ATK deri tani ka hapur 4 data asete që kanë të bëjnë më hyrjen, qarkullimin, me arkat fiskale dhe gjobat, ndërsa nga dje kësaj open data janë shtuar edhe 6 aseta të reja dhe në total kemi 10 asete ne ueb faqen e ATK-së. Në këto aseta kemi të bëjmë me deklarimin e numrit të punëtorëve, pagesat dhe rimbursimet…Sidoqoftë është thelbësore që hapja e të dhënave të ndjek standarde të larta të sigurisë dhe privatësisë për të mbrojtur informacionet ndjeshme të individëve…Hapja e të dhënave është një çelës për çdo institucion e organizata për rritje të transparencës dhe llogaridhënies”, tha Murtezaj.

Përfaqësuesja e USAID-it, Dardane Peja tha se këto të dhëna janë një burim i vlefshëm për politikat ekonomike të vendit. Ajo theksoi se do të vazhdojnë të mbështesin ATK-në në grumbullimin dhe publikimin e të dhënave.

“Gjatë viti të kaluar USAID-i përmes programit për qeverisje ekonomike ka dizajnuara dhe ka lansuar iniciativën për të dhënat e hapura…Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërtimin e besimit publik përmes rritjes se transparencës dhe llogaridhënies. Të dhënat që janë publikuar deri më tani dhe që do të publikohen në të ardhme do të jenë një burim i vlefshëm për hartuesit e politikave ekonomike, për hulumtuesit, gazetarët, organizatat lokale dhe ndërkombëtare sepse duke analizuar trendet e rëndësishme ekonomike mund të përcaktohet edhe kontribuesit për zhvillimin ekonomik të vendit. Në do të vazhdojmë ta mbështesim ATK në grumbullimin e të dhënave të reja dhe në publikim e tyre sepse këto të dhëna do të kontribuojnë në kuptimin më të mirë të trendeve ekonomike si dhe në marrjen e disa vendimeve që janë shumë me rëndësi në përpilimin e politikave zhvillimore”, është shprehur Peja.

Ky organizim është mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Lajmet

Komuna e Prishtinës: Menaxhmenti i “Pastrimit” po i keqpërdor punëtorët për qëllime politike

Published

on

By

Pas grevës së zhvilluar sot nga punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës ka reaguar duke fajësuar menaxhmentin për situatën dhe duke e cilësuar protestën si të panevojshme.

Në një reagim të publikuar, Komuna shpreh shqetësim për atë që e quan keqpërdorim të punëtorëve për arsye politike.

“Përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm, keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë” thuhet në deklaratë.

Komuna ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 1.5 milionë euro me ndërmarrjen “Pastrimi”, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet.

“Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet”, përfundon reagimi.

Continue Reading

Lajmet

Operacion i suksesshëm anti-terrorizëm, arrestohen dy të dyshuar në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka kryer një operacion anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shpërndarje të propagandës terroriste dhe nxitje të përçarjes dhe urrejtjes.

Operacioni, i zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, përfshiu tri kontrolle në banesa në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës.

Të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur rrjetet sociale për të përhapur ideologji të organizatave terroriste dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet komuniteteve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me veprimet ligjore në koordinim me organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Vjosa Osmani vijon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh për ditën e dytë.

Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen, ndërsa në orën 11:45 do të qëndrojë në Universitetin e St. Gallen.

Në orën 16:10 në Gjenevë, Osmani do të takohet me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari.

Kjo është vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit zviceran, dhe presidentja u prit me nderime ushtarake.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” fillojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur sot grevën duke u mbledhur para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Kjo për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja, për shkak të mos-shlyerjes së obligimeve nga Komuna.

Sindikata njoftoi se rreth 300 punëtorë dhe të punësuar janë pjesë e grevës paqësore, me rreth 20 kamionë të parkuar në mënyrë që të mos bllokohen rrugët emergjente.

“Pastrimi” ka ndalur shërbimin e grumbullimit të mbeturinave për shkak të një borxhi prej 2.7 milionë eurosh që pretendon se Komuna nuk ka paguar.

Komuna ka mohuar ekzistencën e këtij borxhi dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh. Ndërkohë, qyteti është mbushur me mbeturina dhe ka shqetësime për rreziqe shëndetësore. Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar situatën.

Continue Reading

Të kërkuara