Ekonomi

​ATK inkasoi 15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin janar

Kontributet pensionale janë 18 milionë euro.

Published

on

Muaji i parë i këtij viti ka reflektuar me të hyra të konsiderueshme tatimore, çka nënkupton se është një nismë e mbarë në realizimin e projeksionit për këtë vit.

Sipas njoftimit të Administratës Tatimore të Kosovës, 96.7 milionë euro tatime janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 15.5 milionë euro apo 19.2%. Ndërsa kontributet pensionale janë 18 milionë euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave, borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues, ka në synim edhe implementimin e Planit Strategjik, implementimin e projekteve për përmirësimin e përmbushjes në sektorët me rrezik”, thuhet në komunikatën e ATK-së. 

Ekonomi

BQK parashikon inflacion prej 1.8% për vitin 2025

Published

on

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se parashikimet e saj sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 1.8% në vitin 2025.

“Presionet inflacioniste në çmimet e ushqimit në tregun vendor mbeten një nga faktorët kryesorë përcaktues të ecurisë së inflacionit; megjithëse, rënia e parashikuar e çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ushtrojë presion për rishikim të inflacionit për poshtë”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë.

Sipas raportit, përkundër kësaj, ecuria e inflacionit vazhdon të minohet kryesisht nga goditjet potenciale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, kufizimeve tregtare dhe kushteve klimatike.

Continue Reading

Ekonomi

Pesë personat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre

Kështu thuhet në një raport të Oxfam që u publikua të dielën.

Published

on

Pesë njerëzit më të pasur në Tokë janë bërë shumë më të pasur vitet e fundit. Që nga viti 2020, pasuria neto e këtyre miliarderëve është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam, të publikuar të dielën. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të shohë trilionerin e saj të parë në një dekadë.

Në po këtë periudhë, gati pesë miliardë njerëz në mbarë botën janë varfëruar, pasi ata u përballën me inflacionin, luftën dhe krizën klimatike. Do të duheshin gati 230 vjet për të eliminuar varfërinë bazuar në trajektoren aktuale.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat e përpiluara nga Forbes, përkon me fillimin e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, mbledhje elitare e disa prej njerëzve më të pasur dhe liderëve botërorë.

Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarë, 52 për qind më shumë sesa mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar që aksionarët të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, përderisa inflacioni çoi në uljen e pagave.

“Kjo pabarazi nuk është aksidentale. Klasa e miliarderëve po sigurohet që korporatat t’u mundësojnë atyre më shumë pasuri në kurriz të të tjerëve”, tha shefi i Oxfamit, Amitabh Behar.

Elon Musk, i cili drejton disa kompani, sikurse Tesla dhe SpaceX, përjetoi rritje vitet e fundit. Pasuria e tij u rrit në 245.5 miliardë dollarë në fund të nëntorit, 737% më shumë nga marsi i vitit 2020, pas llogaritjes së inflacionit.

Bernard Arnault, kryetar i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, dhe familja e tij kishin një vlerë neto prej 191.3 miliardë dollarësh, më shumë se 111%.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, kishte një pasuri prej 167.4 miliardë dollarësh, me 24% rritje; ndërsa pasuria e themeluesit të Oracle, Larry Ellison arriti në 145.5 miliardë dollarë, me një rritje prej 107%.

Në përfundim të listës së pesë njerëzve më të pasur qëndron CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett, pasuria neto e të cilit u rrit 48% në 119.2 miliardë dollarë./UBTNews/

Continue Reading

Ekonomi

Barclays ul numrin e vendeve të punës

Kjo shifër përfaqëson rreth 5% të totalit të fuqisë punëtore të saj.

Published

on

Barclays vlerësohet të ketë reduktuar rreth 5 mijë vende pune në të gjithë botën në vitin 2023, në kuadër të nismës për uljen e kostove, e cila filloi në fund të vitit të kaluar. Kjo shifër përfaqëson rreth 5% të totalit të fuqisë punëtore të saj.

Shkurtimet e vendeve të punës pritet të jenë një kombinim i shkurtimeve aktuale dhe vendeve të lira të punës që nuk do të plotësohen në fund të fundit. Detajet tjera pritet të bëhen të ditura së bashku me publikimin e të ardhurave të bankës më 20 shkurt, por ky plan për uljen e kostove pritet të vlerësohet në rreth 1 miliard £ (1.16 miliard euro).

Një zëdhënës i bankës së investimeve theksoi se Barclays e mori këtë vendim në kuadër të “programit të saj të vazhdueshëm të efikasitetit, i cili u krijua për të thjeshtuar dhe riformuar biznesin, për të përmirësuar shërbimin dhe për të ofruar kthime më të larta”./UBTNews/

Continue Reading

Ekonomi

Banka Botërore njofton 20 milionë dollarë ndihmë në Gaza

E konfirmoi Banka përmes një deklarate.

Published

on

Banka Botërore njoftoi të martën 20 milionë dollarë në financim të ri për të ofruar ndihmë emergjente për njerëzit në Gaza, përfshirë edhe 10 milionë dollarë për pako ushqimore.

Ndihma, e cila do të arrijë rreth 377 mijë njerëz, është pjesë e një pakete më të madhe ndihme për Gazën prej 35 milionë dollarësh, njoftoi Banka përmes një deklarate.

Një ndihmë fillestare prej 15 milionë dollarësh tashmë është dorëzuar./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara