Sport

​Atalanta dëshiron 60 milionë euro për Romeron

Published

on

Tottenham, Barcelona dhe Manchester United kanë shprehur interesim në shërbimet e mbrojtësit argjentinas.

Klubi italian Atalanta nuk do ta lejojë mbrojtësin Cristian Romero të largohet, nëse nuk ka ofertë në regjionin e 60 milionë eurove këtë verë, raporton “Calciomercato”.

Skuadra nga Bergamo e ka opsionin që ta transferojë mbrojtësin e Juventusit për 16 milionë euro, dhe do ta aktivizojë atë këtë verë.

Pasi që lëvizja e tij nga Juventusi tek Atalanta të bëhet permanente, kjo e fundit mund të jetë e hapur për të bërë marrëveshje me skuadra të tjera, vetëm nëse e ofrojnë dëmshpërblimin prej 60 milionë eurosh.

Interesim në shërbimet e mbrojtësit argjentinas kanë shprehur shumë skuadra, ku ndër to janë edhe Tottenhami, Barcelona dhe Manchester United.

Sport

Ronaldo zbulon emrat që mund të marrin drejtimin e Brazilit

Published

on

Ronaldo “fenomeni” ka zbuluar se cilët janë të preferuarit e tij për të marrë detyrën e trajnerit të Kombëtares së Brazilit.

Në një intervistë për programin “Galvão e Amigos”, ish-lojtari renditi emrat që do të dëshironte të shihte në krye të Brazilit, me Pep Guardiolën, Jorge Jesus, Abel Ferreira dhe Renato Gaúcho në listën e tij.

“Do të përpiqesha, por me të vërtetë duhet të bëhet shumë më shpejt sesa po bën federata, natyrisht. Por do të provoja sipas radhës Guardiola, Jorge Jesus, Abel dhe nëse asnjëri nuk do të kishte sukses, do të kisha një plan me Renato Gaúcho, të cilin mendoj se do ta bënte si masë urgjente deri në Botëror”, ka thënë Ronaldo.

Përveç emërtimit të emrave të preferuar për të marrë përsipër Kombëtaren e Brazilit, ish-sulmuesi kritikoi programin e trajnimit të trajnerëve.

 

 

Continue Reading

Sport

‘Muri i verdhë’ gati para Championsit, Barçën e pret ‘ferri’ në Dortmund

Published

on

Borusia Dortmund ka arritur për herë të dytë radhazi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me Barcelonën në një sfidë që premton shumë emocion. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Spanjë më 9 prill, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin legjendar të Dortmundit, Signal Iduna Park, më 15 prill.

Tifozët e Dortmundit, të njohur për pasionin dhe entuziazmin e tyre, janë tashmë në pritje të kësaj sfide të madhe. Siç raportohet nga Marca, kërkesa për bileta ka qenë jashtëzakonisht e lartë, duke tejkaluar kapacitetin e stadiumit që arrin në 81.365 vendet. Kërkesat për bileta kanë arritur deri në 300 mijë, duke dëshmuar se tifozët e Dortmundit janë të etur për këtë takim historik.

“Signal Iduna Park” është i njohur për atmosferën e tij elektrizuese dhe tifozët e quajnë atë “Muri i Verdhe”. Ata kanë një reputacion të jashtëzakonshëm për të mbështetur skuadrën e tyre me një entuziazëm që shpesh e kthen stadiumin në një “ferr” për kundërshtarët. Barcelona, me talente të mëdhenj si Hansi Flick dhe Lamine Yamal, do të hasin një atmosferë të nxehtë dhe të pasionuar, pasi tifozët e Dortmundit do të bëhen lojtari i dymbëdhjetë në fushë, duke krijuar një sfidë të vështirë për katalanasit.

Kjo përballje është padyshim një nga ato që nuk mund të humbet, dhe tifozët po presin me padurim për të parë se si do të zhvillohet ky duell i fortë për një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Zbulohen pagat e lojtarëve dhe trajnerëve në Premier Ligë, Haaland dhe Guardiola kryesojnë listën

Published

on

Janë zbuluar se cilët lojtarë dhe menaxherë marrin më shumë para në shtëpi çdo javë, ka shkruar Gazeta franceze L’Equipe.

Në krye të listës për nga lojtarët është Erling Haaland, i cili luan në Manchester City, dhe zgjatja e kontratës së tij më Cityn në fillim të vitit 2025 e ka bërë atë lojtarin më të paguar në Ligën Premier, i cili fiton 2.57 milionë euro në muaj apo 30 milionë në vit.

Pas tij radhitet, Kevin De Bruyne, që fiton 2.06 milionë euro apo rreth 25 milionë euro në vit, e që edhe ky është në skuadrën e Manchester City. Janë Casemiro (Manchester United), Mohamed Salah (Liverpool), me fitime prej 1.88 milionë euro në muaj a 22.5 milionë euro në vit.

Marcus Rashford (Aston Villa) dhe Raheem Sterling (Arsenal) plotësojnë pesëshen e parë me 1.67 milionë në muaj apo 20 milionë euro në vit secili. Sa i përket menaxherëve, Pep Guardiola kryeson listën me 1.98 milionë euro në muaj a rreth 24 milionë euro në vit.

Pas tij vjen Mikel Arteta (Arsenal), i cili fiton 1.48 milionë euro në muaj apo rreth 18 milionë euro në vit dhe David Moyes (Everton) me 1.23 milionë euro në muaj apo rreth 15 milionë euro në vit.

Continue Reading

Sport

Liverpool, lëvizje e papritur për rinovimin e Salah, i rrit ofertën ‘Faraonit’

Published

on

Liverpool-i po bën një lëvizje të papritur për të rinovuar kontratën e Mohamed Salah, duke rritur ofertën e tij për t’i mundësuar “Faraonit” të qëndrojë në klub edhe përtej skadimit të kontratës aktuale më 30 qershor 2025. Pas muajsh spekulimesh mbi të ardhmen e tij, Salah tani ka marrë një ofertë më të lartë se çdo ofertë tjetër të mëparshme nga drejtuesit e Liverpool-it, një ofertë që ka krijuar besim se ai mund të qëndrojë dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin.

Bisedimet mes agjentit të Salah, Rami Abbas, dhe drejtuesve të klubit kanë bërë përparime të rëndësishme, duke shmangur mundësinë që Salah të largohet si lojtar i lirë pas mbylljes së kontratës. Sipas “Daily Mail”, ofertat e mëparshme nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i bindur lojtarin, por oferta aktuale duket se është një hap i rëndësishëm për të arritur një marrëveshje të re.

Një nga faktorët kyç që mund të ndihmojë për këtë rinovim është largimi i afërt i Trent Alexander-Arnold, mbrojtësit të djathtë të Liverpool-it, i cili është shumë pranë një transferimi te Real Madrid. Kjo lëvizje do të ulë ndjeshëm faturën e pagave te Liverpool-i, duke i mundësuar klubit të përmbushë kërkesat financiare të Salah. Aktualisht, Salah merr rreth 1.88 milionë euro bruto në muaj, dhe rinovimi mund të përfshijë një pagë edhe më të lartë, që do të bëjë të mundur që ai të qëndrojë në “Anfield” për një periudhë më të gjatë.

Tifozët e Liverpool-it mund të jenë të qetë, pasi bisedimet duket se po shkojnë në drejtimin e duhur, dhe rinovimi i kontratës së Salah mund të shënojë një moment të rëndësishëm në mbrojtjen e yllit të ekipit për sezonet e ardhshme.

Continue Reading

Të kërkuara