Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se dhunoi një të mitur

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Published

on

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestuar nëj person, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas komunikatës, gjithçka kishte ndodhur më 29 mars të këtij viti, kur në stacionin Policor në Pejë një prind ishte ankuar se ishte zhdukur vajza e tij e mitur.

“Më datë 29 mars 2023, rreth orës 13:30, nё stacionin Policor Klinё ka ardhur prindi i viktimës, dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzёn e tij (tё mitur). Ankuesi deklaron se vajzën e ka kërkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës”, thuhet në komunikatë.

Aty bëhet e ditur se pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur të identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.

“Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Vendi

Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve  

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar në zonën e “Rrethit të Viktorisë” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore që po drejtonte, njësia policore i ka gjetur një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 4.61 gramë.

Sasia e narkotikëve është sekuestruar nga policia. I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Vendi

I ofendoi dhe i sulmoi policët gjatë arrestimit në Gjilan, dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Sheshin e Qytetit në Gjilan pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit 24-orësh se i dyshuari, për motive ende të panjohura, ka ofenduar pjesëtarët e policisë.

Gjatë momentit të arrestimit, ai ka bërë rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

lajme

Vdes një person në Ferizaj pasi dyshohet se ra nga lartësia në vendin e punës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, derisa po punonte në vendin e tij të punës.

Viktima dyshohet se ka rënë në tokë nga një lartësi prej rreth 7 metrash, ku ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është hapur për hetim nën dyshimin për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ku tre persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar gjendet ende në kërkim policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, raste të kësaj natyre janë evidentuar në Gjakovë, Rahovec dhe Prishtinë:

Në Gjakovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht me grushte nga një burrë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim nga policia.

Ndërsa në Rahovec është arrestuar një mashkull pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje, me ç’rast viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Prishtinë, Policia ka arrestuar një burrë pas veprimeve hetimore lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Edhe rasti i fundit është regjistruar në Prishtinë, ku është arrestuar një burrë i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një mashkulli tjetër. I dyshuari po ashtu është dërguar në mbajtje sipas urdhrit të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara