Kronika e zezë

​Arrestohen gjashtë persona, konfiskohen mbi 82 kilogramë drogë, armë e automjete

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar 82 kilogramë drogë, armë, automjete dhe gjësende të ndryshme.

Nga policia kanë treguar se “Arrestimi i personave i tyre është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘Blerja ,posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ‘Mbajtja nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve’, ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore dhe pa banderolë’ si dhe ‘Shmangia nga pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’”.

Operacioni policorë është bërë në rajonin e Prishtinës dhe atë të Gjilanit.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Shtetit, në vazhdën e angazhimeve në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN),- njësia në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën për media nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent është bërë edhe kontrollimi i katër lokacioneve, prej tyre dy banesa të banimit, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Fushë Kosovë, si dhe dy shtëpi në Gjilan së bashku me një objekt përcjellës, të cilat dyshohet se grupi në fjalë i kanë përdorur për fshehje, shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe për kontrabandë të barnave me origjinë të dyshimtë.

Gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale në lokacione të ndryshme janë gjetur të fshehura në vende dhe mjete të ndryshme, provat e sekuestruara:

  • 82 kilogramë e 914 gramë (tetëdhjetë e dy kilogramë e nëntëqind e katërmbëdhjetë gramë marihuanë).
  • 100 paketime të barnave të kontrabanduara, me peshë prej 100 kilogramëve e 180 gramëve
  • 1 pushkë gjuetie me 35 predha (fishekë) si dhe dy qese najloni të mbushura me barot dhe sfera për municion të armës së gjuetisë.
  • 1 armë e gjatë ‘AK- 47’ me një karikator.
  • 1 revole ‘TT’ me një karikator dhe 6 predha (fishekë).
  • 1 dylbi e armës së gjatë, 174 predha (fishekë).
  • 5 vetura të ndryshme
  • 15.774,50 € (Pesëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër euro e pesëdhjetë cent), si dhe 20 (njëzet) franga zvicerane.
  • Barna të llojeve të ndryshme.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë.

Kronika e zezë

Në Viti u sekuestruan 300 kg duhan dhe 500 pako cigare

I dyshuari, një 47-vjeçar nga komuna e Vitisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Publikuar

nga

Në komunën e Vitisë, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar 500 pako cigare të gatshme dhe 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë.

Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€.

I dyshuari, një 47-vjeçar nga komuna e Vitisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për sulm seksual në Ferizaj

I njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit.

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit Xh.I., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Rasti është duke u hetuar.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në Hajvali. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tjetrit.

Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës ka sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.

 “Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza në Pejë

E konfirmon Policia e Kosovës.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se dje një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Sipas raportit të fundit të policisë, vajza ishte nisur në shkollë dhe nuk është kthyer më.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara