Shëndet

​Apnea e gjumit mund të përshpejtojë plakjen

Testimi i përshpejtuar i plakjes përfshin një test gjaku që analizon ADN-në dhe përdor një algoritëm për të matur moshën biologjike të një personi.

Published

on

Apnea obstruktive e gjumit (OSA) lidhet me një rrezik më të lartë të hipertensionit, sulmit në zemër, goditjes në tru, diabetit, por tani studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Misurit kanë zbuluar se OSA e pa trajtuar përshpejton edhe procesin e plakjes dhe trajtimi i duhur mund ta ngadalësojë atë.

Testimi i përshpejtuar i plakjes përfshin një test gjaku që analizon ADN-në dhe përdor një algoritëm për të matur moshën biologjike të një personi.

Fenomeni i moshës biologjike të një personi që tejkalon moshën kronologjike quhet “përshpejtim epigjenetik i plakjes” dhe lidhet me vdekshmërinë e përgjithshme dhe sëmundjet kronike, shkruan Science Daily.

“Plakja e përshpejtuar nuk është unike për OSA, ajo mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh mjedisorë si duhani, dieta e dobët apo ndotja”, tha Rene Cortese, asistent profesor pranë Departamentit të Shëndetit të Fëmijëve dhe Departamentin e Obstetrikës.

Ai shtoi se “në kulturën perëndimore nuk është e pazakontë që njerëzit të përjetojnë përshpejtimin epigjenetik të plakjes, por ne donim të dinim se si OSA ndikon në përshpejtimin sistemik të plakjes në krahasim me ata që nuk vuajnë nga kjo gjendje”.

Ekipi i Cortese studioi 16 të rritur jo duhanpirës të diagnostikuar me OSA dhe i krahasoi me tetë subjekte kontrolli për të vlerësuar ndikimin e OSA në plakjen epigjenetike gjatë një periudhe njëvjeçare.

Pas testit bazë të gjakut, grupi OSA mori trajtim të vazhdueshëm pozitiv të presionit të rrugëve ajrore (CPAP) për një vit përpara se të testohej përsëri.

“Rezultatet tona zbuluan se shqetësimet e gjumit të shkaktuara nga OSA dhe nivelet më të ulëta të oksigjenit gjatë gjumit nxisin plakjen më të shpejtë biologjike në krahasim me grupin e kontrollit”, tha Cortese.

“Rezultatet tona sugjerojnë se përshpejtimi biologjik i plakjes është të paktën pjesërisht i kthyeshëm kur zbatohet trajtimi efektiv i OSA,” shtoi ai.

Corteze theksoi se çelësi i suksesit të CPAP, kur bëhet fjalë për ngadalësimin e përshpejtimit të plakjes, në fakt është përdorimi i pajisjes për të paktën katër orë gjatë natës.

Është e paqartë se si rritja e moshës do të ndikojë në rezultatet klinike dhe si zbatohet kjo për grupet e tjera të rrezikut ose fëmijët me OSA.

“Meqenëse fëmijët me OSA trajtohen ndryshe nga të rriturit, ky hulumtim ngre shumë pyetje”, tha Cortese, duke shtuar se nga këto gjetje duhet mësuar më shumë për mekanizmat e veprimit dhe biologjinë.

Shëndet

Marramendja e papritur mund të jetë shenjë e goditjes në tru!

Published

on

Truri reagon ndaj mungesës së oksigjenit me shenja të imta, shpesh të ngatërruara me lodhje ose stres. Njohja e tyre në kohë mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të qelizave nervore.

Marramendja, e shoqëruar me ndjenja si humbje ekuilibri, përzierje ose ndjesi se gjithçka rrotullohet, mund të jetë pasojë e dëmtimit të trungut të trurit ose të trurit të vogël, pjesë përgjegjëse për koordinimin e lëvizjeve dhe stabilitetin trupor.

Kur marramendja është shenjë alarmi

Marramendja qendrore që shoqëron goditjen në tru zgjat më shumë se 20 minuta deri 24 orë e shoqërohet me simptoma tjera, si:

Shikim të dyfishtë ose humbje të shikimit

Dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit

Vështirësi në të folur

Paqëndrueshmëri gjatë ecjes

Dhimbje koke e fortë dhe konfuzion

Ky lloj marramendjeje ndryshon nga ai i shkaktuar nga çrregullime të veshit ose nga sulmet ishemike kalimtare (TIA), që zgjatin më pak dhe nuk lënë dëmtime të përhershme.

Faktorët e rrezikut

Presioni i lartë i gjakut, diabeti, nivelet e larta të yndyrave e duhanpirja rrisin rrezikun. Marramendja e papritur që pengon ecjen kërkon vlerësim urgjent mjekësor, pasi diagnostikimi i shpejtë mund të shpëtojë jetën dhe të parandalojë dëmtimet e përhershme.

Në çdo rast, çdo minut është e çmuar. Njohja e shenjave të goditjes në tru dhe reagimi i shpejtë rrit shanset për shërim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Roli i kafesë në shkrirjen e dhjamit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Pastroni organizmin me këtë lëng natyral detoks

Published

on

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me lëngjet jeshile.

Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngjyrë.

Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë.

Me bazë selinonë që është antiinflamator e stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban ujë dhe një sërë përbërësish plot vlera. Selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit janë në harmoni të përkryer.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Këtë recetë mund ta përgatisni për ta konsumuar edhe në shtëpi, ky lëng ju ndihmon të pastroni arteriet e të luftoni lehtë çdo inflamacion.

Përbërësit:

2-3 shkopa selino

1 kastravec i vogël

2 gjethe kale ose spinaq

1 limon i vogël pa lëkurë

1 dardhë ose mollë

Përgatitja:

Lani dhe qëroni fillimisht të gjithë përbërësit, vendosni të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj e trazoni për disa minuta. Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.

Sipas dëshirës shtoni edhe përbërës jerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shenjat që tregojnë mungesën e jodit dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Published

on

Jodi është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide, dhe trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetë.

Mungesa e jodit mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë:

Probleme me flokët dhe lëkurën: Flokë që bien dhe lëkurë e thatë janë shenja të mungesës së jodit, pasi ai ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe shërimin e plagëve.

Ndjeshmëri ndaj të ftohtit: Mungesa e jodit ngadalëson metabolizmin, duke çuar në ndjeshmëri të shtuar ndaj të ftohtit.

Shtim në peshë: Metabolizmi i ngadaltë bën që trupi të djegë më pak kalori dhe të depozitojë yndyrna.

Lodhje dhe këputje: Mungesa e jodit mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ulje të energjisë.

Probleme me kujtesën: Jodi është i rëndësishëm për funksionin e hippocampusit, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në përpunimin e informacionit dhe kujtesën.

Depresion dhe ankth: Çrregullimet e tiroides, të lidhura me mungesën e jodit, shkaktojnë ankth dhe depresion.

Qafë e ënjtur: Goiter (zmadhohja e gjëndrës tiroide) është një simptomë e zakonshme kur trupi ka mungesë jodi.

Probleme me shtatzëninë: Mungesa e jodit mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës dhe mund të rrisë rrezikun e abortit ose lindjes së frytit të vdekur.

Bradikardia: Një ritëm zemre më të ngadalshëm mund të lidhet me mungesën e jodit.

Kapsllëk: Hipotiroidizmi mund të ngadalësojë sistemin e tretjes, duke shkaktuar kapsllëk.

Nëse vëreni këto simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të diagnostikuar dhe trajtuar mungesën e jodit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara