Lajmet

​Anëtarët e Komisionit për Buxhet nuk e dinë kur do të ndodhë rishikimi i buxhetit

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej edhe kërkesa për financim të Radio Televizionit të Kosovës.

Published

on

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka proceduar për lexim të dytë plotësim-ndryshimin e ligjit për themelimin e Fondit për Garanci Kreditore, si dhe ka miratuar raportin me amandamente për projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej edhe kërkesa për financim të Radio Televizionit të Kosovës, e cila së bashku me raportin e shpenzimeve është shtyrë për të mërkurën.

Kërkesa për shtyrje u bë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili kërkoi që fillimisht të diskutohet raporti i shpenzimeve pastaj projeksionet për financim për muajt e ardhshëm.

“Si rregull ka qenë gjithmonë që të vjen së pari raporti i shpenzimeve pastaj edhe ne të diskutojmë për projeksionet, meqenëse nuk e kemi raportin besoj që kjo pikë e rendit të ditës kjo pikë të shtyrë pas raportit apo bashkarisht të vendoset edhe tek pjesa e projeksioneve… ne nuk i kemi marr materialet nuk i kemi shqyrtuar materialin dhe sigurisht që gjithmonë e kemi cek që kjo formë e raportimit dhe miratimit të buxhetit është në kundërshtim edhe me pavarësinë e RTK-së, e keni bërë ju këtë rregull si parti politike, tash e kemi para vetës si rregull dhe sigurisht në këtë drejtim ne duhet të ndjekim hapat që së paku të ketë raportim pas raportimit, pastaj projeksionet për muajt e ardhshëm”, tha Lushtaku.

Lidhur me akuzën e Lushtakut se kanë sjell rregulla për raportim të RTK-së, Armend Muja, kryetari i këtij komisioni, tha se si Lëvizje Vetëvendosje nuk e kanë bërë këtë rregull por e kanë vazhduar atë që kanë gjetur.

“Këtë lloj të raportimi nuk e kemi bërë ne si parti politike, por e kemi gjetur si mekanizëm i raportimit, unë pajtohem që është pak i shpeshtë për këtë i takon bordit të RTK-së me tejkalua, në fakt e kanë për mandat ata me ardhur me një propozim se si mund të sigurojnë pavarësi operacionale”, u shpreh Muja.

Kurse, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj kërkoi që anëtarët e Komisionit për Buxhet të nisin me vizitat në terren të kompanive prodhuese që eksportojnë.

“Ne si komision ende nuk kemi mundur që të dalim në terren dhe t’i vizitojmë prodhuesit tani, sidomos ata që kanë eksport më së shumti në Kosovë dhe ata presin që ne t’i vizitojmë. Ne kemi shqyrtuar në planin e veprimit të këtij komisioni që do të kemi vizita të kohë pakohshme por deri më tani nuk e kemi realizuar këtë, a mendoni që tani është koha apo pas pushimeve”, tha ai.

E anëtari i Komisionit për Buxhet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku kërkoi të di se pse para se Kuvendit i Kosovës të shkoj në pushim nuk ka ardhur për shqyrtim rishikimi i buxhetit.

“Po e ngris një shqetësim timin lidhur me rishikimin e buxhetit, kam kërkuar edhe nga ju si kryetar të kërkoni informacione se para shkuarjes në pushim të Kuvendit, a do të kemi një rishikim të buxhetit duke ditur se po hasim në vështirësi të mëdha dhe inflacioni është gjithmonë në rritje dhe sfidat e shtrenjtimit të produkteve dhe çdo problem por ndërlidhet edhe me buxhetin e Kosovës në formë direkte apo indirekt. Unë e kam parë të arsyeshme që të ngirsim shqetësimin tonë se përse nuk ka ardhur në rishikim buxheti i Kosovës para se të shkojmë në pushim Kuvendi”, tha ai.

E kryetari i Komisionit për BuxhetPunë dhe Transfere, Armend Muja tha se është në pritje të kësaj përgjigje.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara