Lajmet
Ambasadori Abbott u kërkon deputetëve zgjidhje për Kodin Civil
Abbott tha se është koha që deputetët të mendojnë për shoqërinë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiAmbasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë sot se është e qartë se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, porse shtoi se me këtë nevojitet një zgjidhje për çështjen e Kodit Civil.
Gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Abbott tha se është koha që deputetët të mendojnë për shoqërinë dhe të gjejnë një zgjidhje për zbatimin e Kodit Civil, pavarësisht bindjeve personale.
“Të drejtat e njeriut janë prioritet edhe për Britaninë e Madhe dhe janë pjesë e vlerave tona. E mirëpres prioritetin që ju i keni dhënë çështjes për dhunën në familje dhe siç kemi parë gjatë kohës së COVID-it, kemi pasur dhunë ndaj vajzave dhe grave por jo vetëm, ne për një kojë ishim duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje disa strehimoreve në Kosovë dhe kemi ndihmuar edhe në krijimin e një strehimoreje të re. Jam shumë i interesuar të dëgjoj me shumë për këtë se çfarë mendoni se ne mund te ofrojmë. Dua të flasim pak edhe për kodin civil dhe si mendoni që do të zgjidhet kjo gjatë muajve të ardhshëm”, tha ambasadori Abott.
Ndërsa kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se vazhdon të jetë kundër Kodit Civil duke shtuar se nuk është ende e gatshme të pranoj lirinë për komunitetin LGBTI.
“Brenda komisionit jemi të ndarë sa i përket Kodit Civil. Jemi komision për të drejtat e njeriut dhe jemi adresa e parë për të drejtat e njeriut. Jemi një shtet i vogël duhet të kuptoni dhe te gjithë deputetët, brenda dhe jashtë, kemi traditën tonë, kulturën tonë dhe mendoj qe ndoshta nuk jemi ende të gatshëm të bëjmë një gjë të tillë. Unë isha kundër Kodit Civil edhe tani e kam ketë qëndrim. Është ligji shumë i rëndësishëm, është përmbajtësor, unë nuk jam ende e gatshme, unë jam duke folur në emrin tim personal jo të komisionit, nuk jam ende e gatshme për këtë liri, për këto gjëra të cilat unë nuk i kuptoj apo nuk i mbështes”, ka thënë Balje.
Lidhur me këtë çështje foli edhe deputetja Labinotë Demi-Murtezi. Ajo tha se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e Kodit Civil, porse kur vjen fjala të cenimi i asaj që quhet familje e drejtë, Murtezi tha se kanë rezerva.
“Është i nevojshëm një sqarim çka nënkupton bashkësia e regjistruar civile. Kur bëhet fjale për familjen jam shumë e rezervuar sepse kemi parë se nëse kjo quhet familje atëherë shkon drejt adaptimit të fëmijëve e këtu i kam rezervat e mija. Jo pse duhet të jemi linçues, ndjehem keq për cdo ofendim qe marrin personat e komunitetit të tillë. Kur bëhët fjale vetëm per regjistrim dhe te drejta elementare nuk është diçka që ne tentojmë ta censurojmë”, tha deputetja Labinotë Demi-Murtezi.
Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi tha se të gjithë duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre.
“Kodi Civil është dokumenti më i rëndësishëm. Pasi kërkojmë të bëhemi pjesë e botës demokratike ne duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për grupet e veçanta. Ciki është trajtimi që u ofrojmë këtyre grupeve. Isha shumë e zëshme për gratë me mbulesë që kanë të drejtë të jenë të lira të shkojnë në shkollë, ashtu mendoj që duhet të jenë edhe grupet e tjera. Nuk dëshirojmë që asnjë grup që ndjehet i margjinalizuar, të lihet anash”, tha ajo.
Ambasadori Abbott u tha deputetëve që qëndrimi i Britanisë në mbështetje të komunitetit LGBT është i qartë. Ai tha se deputetet duhet të mendojnë për shoqërinë në përgjithësi dhe jo të ndërrojnë bindjet e tyre personale.
“Pozicioni i Britanisë është i qartë, mbështesim komunitetin LGBT, të gjithë duhet të jemi të barabarte para ligjit. Të gjithë duhet të kenë mundësinë të krijojnë familjet e tyre dhe të hyjnë në martesë. Kjo është ajo çfarë ne mendojmë dhe ne do të jemi në Kosobë të kujdesemi rreth kësaj dhe është e drejta jonë ta bëjmë ketë. Kam parë ndryshime edhe në qasje ne ligjet sa i përket komunitetit LGBT në Britani gjatë jetës sime, ndryshimet që kanë ndodhur atje, 50 vite më prë ne ishim në pozitën që jeni ju sot, bota ka ndryshuar. Kemi shumë ligje të cilat kalojnë në parlament që nuk na prekin si individ por kjo është çështje që na prek te gjithëve, kjo është si definiohemi ne. Unë jam i martuar për 37 vite tani, një kohë të gjatë por këndvështrimi im personal është që është një harmoni që duhet të krijohet dhe ju si deputetë duhet të mendoni si do të udhëhiqni këtë çështje, nuk duhet t’i ndryshoni opinionet e juaja personale ju duhet të mendoni për shoqërinë në përgjithësi”, tha ambasadori Abbott.
Lajmet
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Published
7 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNEWS
Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.
Lajmet
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
Published
9 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.
KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.
AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Lajmet
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Published
9 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
