Lajmet

​Alarmuese: Pesë shenja që ju kërcënojnë me goditje në tru

Është e rëndësishme të dini se çdo sekond është i rëndësishëm në një goditje në tru.

Published

on

Simptomat e goditjes në tru mund të jenë të ndryshme, dhe kjo gjendje kërcënuese për jetën shpesh prek njerëzit nga grupe të caktuara kur bëhet fjalë për shëndetin.

Nëse jeni obezë, keni tension të lartë të gjakut ose diabet, lëvizshmëri të dobët ose jeni tashmë të moshuar, rreziku rritet.

Është e rëndësishme të dini se çdo sekond është i rëndësishëm në një goditje në tru, sa më shpejt që pacienti të vizitojë një mjek, aq më të mëdha janë shanset që ai të shërohet. Vonesa është gjëja më e rrezikshme, andaj është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për simptomat që duhen kushtuar vëmendje.

Dhimbje koke

Një dhimbje koke e fortë që nuk ka shkak të shpjegueshëm është simptoma e parë që duhet të mbani mend. Nëse koka juaj papritmas “gjuan”, konsultohuni me një mjek!

Dobësi

Një goditje ndodh kur furnizimi me gjak i trurit has një pengesë, dhe kur qelizat e trurit nuk kanë oksigjen, ato vdesin dhe humbasin funksionet e tyre. Si rezultat, do të ketë një dobësi ose mpirje të papritur të një pjese të trupit. Fytyra, krahët, këmbët, janë të gjitha vendet ku mund të shfaqet kjo simptomë.

Konfuzion

Humbja e kujtesës afatshkurtër në një sekondë, ose vështirësia e papritur për të kuptuar fjalët dhe fjalitë më të zakonshme, janë një shenjë që duhet të shkoni urgjentisht te mjeku.

Problemet me shikim

Goditja në tru, si me ndjenjën e prekjes, do të ndikojë në shikimin. Një problem i papritur i shikimit, veçanërisht në njërin sy, është një shenjë paralajmëruese.

Vështirësi në lëvizje

Varësisht se cila pjesë e trurit preket nga goditja në tru, simptomat mund të jenë humbja e ekuilibrit ose aftësia për të koordinuar, vështirësi në ecje, marramendje, ndjenja e “dështimit” … Të gjitha këto janë shenja që pjesa juaj pranë qendrës së ekuilibrit është i rrezikuar.

Lajmet

Osmani në Sofje, takoi presidentin bullgar dhe mbretin e Jordanisë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Bullgari, për ta përfaqësuar vendin krahas liderëve të tjerë në takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.

Nga atje Osmani ka publikuar një fotografi nga takimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

‘’Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës

Published

on

Me nderime shtetërore, janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur. Mbetjet e tyre ishin identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura në varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës, ku u rivarrosën martirët Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, dhe Bekim (Muharrem) Gashi. Në varrezat e Jashanicës në Klinë, u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.

Ceremonitë e rivarrimit vazhduan me viktimat e tjera, përfshirë Vehbi (Pajazit) Halilaj, i cili u rivarros në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë, dhe Mentor (Maliq) Kryeziu, që u rivarros në Bubavec të Malishevës. Mbetjet mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu u rivarrosën më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Ky akt përkujton sakrificat e viktimave të luftës dhe mundëson nderimin dhe kujtimin e tyre.

Continue Reading

Bota

Shpërthejnë përleshjet në Sudanin e Jugut, 30 të vdekur

Published

on

Në Sudanin e Jugut, përleshjet e dhunshme kanë shpërthyer në komunitetin e Abiemnom, në veri të vendit, duke lënë të paktën 30 të vdekur. Trazirat nisën pas një vjedhjeje të bagëtive nga një grup të rinjsh të armatosur në distriktin Rueng. Pas kësaj, forcat e sigurisë intervenuan, por një ditë më vonë, të rinjtë u kthyen me përforcime dhe sulmuan komunitetin Abiemnom.

Qytetarët dhe forcat e sigurisë tentuan të mbronin qytetin, por u përballën me një numër më të madh forcash armiqësore. Disa nga viktimat ishin pjesë e grupit të rinjve të armatosur.

Konfliktet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme në Sudanin e Jugut, por përleshjet e fundit vijnë pas tensioneve politike të rritura në vend. Arrestimi i Zëvendës Presidentit, Riek Macar, nga forcat besnike të Presidentit Salva Kiir, ka rritur shqetësimet për mundësinë e një ripërtëritjeje të luftës civile, që ka shkatërruar vendin gati shtatë vjet më parë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri i përkohshëm i Serbisë: Jemi shumë pranë formimit të qeverisë së re, nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjeve

Published

on

Millosh Vuçeviç, kryeministri i përkohshëm i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është shumë afër, por ka ende mundësi që të thirren zgjedhje të reja. Në një intervistë për Prva TV, Vuçeviç tha se një kryeministër i ri do të mund të formonte një kabinet deri më 18 prill, por theksoi se ka një mundësi të vogël që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje për formimin e kabinetit, mund të shpallen zgjedhje të reja.

Ai përmendi se procesi i formimit të kabinetit do të jetë i vështirë dhe kërkon hartimin e një prezantimi brenda shtatë deri në dhjetë ditë. Pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Vuçeviç theksoi se koalicioni që mbështet SNS është i bindur se nuk është e nevojshme të mbahen zgjedhje të reja dhe se do të propozojnë dy kandidatë për postin e kryeministrit të emëruar.

Continue Reading

Të kërkuara