Aktualitet

​Alarmet për bomba, Berisha: Gjendja e sigurisë është stabile

Published

on

Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë, Bekë Berisha vlerëson se kërcënimet për alarmet e shpeshta për bomba në Kosovë por edhe në vendet e rajonit bëhen për të tërhequr vëmendjen e popullit. Megjithatë, Berisha thekson se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka nevojë për panik.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se në një intervistë për KosovaPress thotë se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitet për t’i zbuluar këto raste.

Siguria e përgjithshme në Kosovë është stabile, ne i kemi të gjitha institucionet e nevojshme për ta mbajtur sigurinë në vend, jemi kushinetë edhe si komision parlamentar për sigurinë, nuk ka diçka që duhet të shqetësoheni. Gjithmonë ka vend për përmirësime për më mirë, mirëpo deri më tani vetvetiu Kosova është stabile dhe nuk ka diçka që duhet t’a shqetësojë jetën e qytetarëve, përveç që është shqetësim rritja e çmimeve edhe jeta është vështirësuar, nuk ka liberalizim të vizave”, thotë Beka.

Sipas Berishës, në situata të tilla nuk duhet të mungojë vigjilenca.

Policia e Kosovës i ka këto kapacitete, inteligjenca i këto kapacitete për t’i hulumtuar dhe zbuluar saktë se çfarë po ndodh, gjithmonë duhet të kemi vigjilencën dhe t’i shtojmë këto kapacitetet dhe t’i sofistikojmë”, tha ai.

Kosova u bë vendi i fundit në Ballkan ku u alarmua për mjete shpërthyese në institucione, pas një varg kërcënimesh në të paktën katër vende të tjera të rajonit në muajt e fundit.

Alarmi për vendosjen e një bombë në stacionin e autobusëve, më pas në rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, rezultuan të rreme.

Lajmet

Policia heton dy raste të vdekjes në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të cilësuara si “hetim mbi vdekjen” gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka ndodhur në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Pasi viktima nuk ishte lajmëruar paraprakisht në telefon, dera e banesës u hap me asistencën e zjarrfikësve, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e saj.

Rasti i dytë është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Familjarët kanë njoftuar policinë se kanë gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për ngacmim seksual

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2026 rreth orës 08:00, ndërsa është raportuar nga viktima më 16 korrik.

Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Albanians For America për herë të parë në takimin e CEEC në Capitol Hill

Published

on

Organizata shqiptaro-amerikane Albanians For America (AFA) ka marrë pjesë për herë të parë në takimin e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Capitol Hill, duke përfaqësuar komunitetin shqiptar në diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

E përfaqësuar nga Doc Vranici, AFA iu bashkua 18 organizatave anëtare të CEEC-së, ku u diskutuan çështje strategjike si agresioni rus në Ukrainë, situata në Gjeorgji, sanksionet ndaj Rusisë, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe mbështetja për organizimin e Samitit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Në kuadër të vizitës, delegacioni mori pjesë edhe në konferencën “Rritja e qëndrueshmërisë: Një vështrim nga Qendrat e Ekselencës së NATO-s në vendet baltike”, ku morën pjesë kongresmenë amerikanë dhe zyrtarë nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Përfaqësuesit e AFA-së zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë amerikanë, përfshirë përfaqësues të Komisionit të Helsinkit, senatorë dhe kongresistë, ku u diskutua roli i SHBA-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe forcimi i sigurisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni u takua edhe me një përfaqësues të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë dhe me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë–SHBA.

Sipas organizatës, pjesëmarrja në këtë forum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e zërit të komunitetit shqiptaro-amerikan në institucionet ku hartohen politikat dhe në promovimin e interesave të shqiptarëve në rajon./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara