Vendi

​Aksidentet në trafik, 117 pacientë po trajtohen në Klinikën Emergjente

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 13 operacione emergjente.

Published

on

Për pesë ditë, nga data 29 prill, deri më 3 maj 2022, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 1090 pacientë.

Prej tyre, 117 raste që kanë marrë tretman mjekësor pas aksidenteve në trafik, po ashtu janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjikale, internistike dhe Mjekim Intensiv, 117 pacientë të cilët po vazhdojnë trajtimin mjekësor.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 13 operacione emergjente, në salla emergjente të Klinikës Emergjente.

Janë kryer edhe shërbime të tjera mjekësore emergjente nga ana e stafit kujdestar të Klinikës Emergjente dhe klinikave tjera që kryejnë shërbime në kuadër të kujdestarive në këtë klinikë.

Lajmet

Aksioni i Policisë me AKI-në, arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë

Published

on

Policia e Kosovës më saktë Sektori i Hetimeve të Departamentit për Kufi, në bashkëpunim dhe në asistencë edhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një periudhe disa mujore monitorimi nga institucionet kompetente, ka arrestuar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Kontrabandim me migrantë”.

Policia njofton se sipas të dhënave hetimore, i lartcekuri dyshohet se ka organizuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe Azia, me qëllim të hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës, prej nga më pas dyshohet se bëhej kontrabandimi i tyre në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Po ashtu ndaj të njëjtit egziston dyshimi se ka udhëhequr një grup të mirë organizuar kriminal, të cilët dyshohet se kanë përfituar mjete të konsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është realizuar kontrolli tek personi i dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 53 (pesëdhjetë e tre) pasaporta të shtetasve jordanezë.

Policia në fund tha se për veprimet e ndërmarra është konsultuar edhe prokuroria kompetente, me vendimin e së cilës dy të dyshuarit dërgohen në ndalim për 48 orë./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

27 vjet nga beteja e Llapashticës

Published

on

Sot mbushen 27 vjet nga Beteja e Llapashticës, betejë në të cilën ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit.

Ishte koha kur më 24 dhjetor të vitit 1998 filluan betejat e pareshtura në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj radhazi.

Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998, nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit: Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, tre të akuzuarit dalin sot para gjykatës

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot pritet të mbahet seanca ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër – Lepencit, Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, në ora 09:30.

Më 9 dhjetor të këtij viti, pak më shumë se 1 vit nga sulmi, Prokuroria Speciale pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan Viqentijeviq e Dragisha Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc”, të pandehurit Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Ndërsa, i pandehuri Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Ky sulm ndodhi më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut sot në protestë

Published

on

Sindikata e Re e KEK-ut (Korporatës Energjetike të Kosovës), do të protestojë sot para zyrave qendrore të ndërmarrjes në Prishtinë.

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se, pavarësisht se kërkesat e punëtorëve janë tashmë të njohura, nuk ka pasur ende një përgjigje konkrete dhe serioze nga menaxhmenti i KEK-ut dhe institucionet përgjegjëse.

Sipas njoftimit, Kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut, në bazë të një vendimi të marrë unanimisht, ka vendosur që protesta të mbahet sot, më 24.12.2025, duke filluar nga ora 11:00, para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

“Kjo protestë organizohet për realizimin e kërkesave tashmë të njohura të punëtorëve, të cilat vazhdojnë të mbesin të paadresuara. Gjatë protestës do të prezantohet një SURPRIZË lidhur me shumën e kërkesës për rritjen e pagave, e cila do të bëhet publike në vetë protestën. Pa punëtor nuk ka energji, pa dinjitet nuk ka KEK. Ftojmë punëtorët e KEK-ut, mediat dhe qytetarët që të jenë pjesë e kësaj proteste”, njofton Sindikata e Re e KEK-ut./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara