Sport

​Ademi në ditën e gruas: Kemi vajza të arta dhe gra të zonja

Sipas Ademit, gratë ndër vite kanë dëshmuar modelin e mirë e të qenit grua e suksesshme dhe nënë e përkushtuar

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar 8 marsin, ditën e grave përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai mes tjerash ka thënë se gratë ndër vite kanë dëshmuar modelin e mirë e të qenit grua e suksesshme dhe nënë e përkushtuar.

“Të gjitha grave, nënave e motrave tona u uroj të kenë shëndet dhe t’i arrijnë qëllimet e tyre. Në shoqërinë tonë kemi shumë gra të cilat kanë dëshmuar ndër vite modelin e mirë e të qenit grua e suksesshme dhe nënë e përkushtuar. Kemi vajza të arta dhe gra të zonja, të cilat me sukseset e tyre kanë bërë krenar jo vetëm familjet, por edhe atdheun e tyre”, ka shkruar Ademi.

Ai më tutje ka thënë se ndihet krenar që po rritet numri i grave të interesuara për t’u marr me futboll dhe se FFK do të jetë në përkrahje dhe mbështetje të tyre.

“Jam shumë i lumtur që edhe në futboll po rritet numri i të interesuarave për t’u marrë me futboll, e po ashtu ndjehem krenar që edhe në FFK kemi vajza e gra të suksesshme, të cilat kanë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit. Ne gjithmonë do të jemi përkrah tyre për t’i ndihmuar dhe për t’ua lehtësuar rrugën drejt suksesit”, thuhet në fund të shkrimit të Agim Ademit.

Lajmet

​Ronaldo i bën thirrje Ancelottit: Rikthejeni Neymarin në kombëtare

Published

on

Ronaldo Nazário ka kërkuar publikisht nga Carlo Ancelotti që të rikthejë Neymarin në ekipin kombëtar të Brazilit.

Sulmuesi legjendar e cilësoi 33-vjeçarin e Santos si një lojtar vendimtar për Seleção-n, duke theksuar se mungesa e tij është një boshllëk i madh.

Neymar, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 79 gola në 128 ndeshje, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga tetori i vitit 2023, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

Pas rikthimit nga aventura në Arabinë Saudite me Al Hilal, ai është shndërruar sërish në një figurë kyçe për Santos, por deri më tani Ancelotti nuk e ka thirrur në katër ndeshjet e tij në krye të Brazilit.

“Ne nuk kemi një lojtar tjetër si Neymar. Ai është vendimtar për Seleção-n braziliane. Njerëzit shpresojnë 100% që ai të shkojë në Kupën e Botës, sepse me të rezultatet tona do të ishin shumë më të mira,” tha Ronaldo.

Ancelotti, nga ana e tij, në muajin shtator nuk e kishte përjashtuar mundësinë e rikthimit të Neymarit, duke theksuar se ai duhet të rifitojë formën e duhur për të dhënë më të mirën në Kupën e Botës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA po e mendon një propozim që mund të ndryshojë futbollin

Published

on

Edicioni i 100-vjetorit të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në vitin 2030, mund të sjellë një risi të madhe me pjesëmarrjen e 64 ekipeve.

Sipas The Athletic, ideja tashmë nuk është vetëm një spekulim, por një propozim konkret i diskutuar në një takim të mbajtur në selinë amerikane të FIFA-s në Trump Tower, New York.

Në samit morën pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sekretari i përgjithshëm Mattias Grafstrom dhe një delegacion i nivelit të lartë nga Amerika e Jugut, i kryesuar nga presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Domínguez.

Të pranishëm ishin gjithashtu presidentët e Paraguait dhe Uruguait, si dhe krerët e federatave të futbollit të Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait.

Presidenti argjentinas Javier Milei mungoi për shkak të një takimi me Donald Trump.

Zgjerimi mendohet si një mënyrë për të nderuar edicionin e parë të Botërorit, i zhvilluar në Uruguaj më 1930, duke i dhënë më shumë peshë vendeve të Amerikës së Jugut- Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait që aktualisht parashikohet të organizojnë vetëm nga një ndeshje hapëse, përpara se turneu të zhvendoset në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Megjithëse po shqyrtohet për herë të parë në mënyrë zyrtare, që ideja është hedhur që në mars nga kreu i Federatës së Uruguait, Ignacio Alonso, në një mbledhje të Këshillit të FIFA-s.

Por jo të gjithë e shohin pozitivisht këtë mundësi. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka cilësuar si “të tmerrshme”, ndërsa kreu i CONCACAF-it, Victor Montagliani, shprehu rezerva duke kujtuar se ende nuk është zhvilluar as Botërori i parë me 48 ekipe.

Vendimi final do të varet nga balancimi i interesave sportive, financiare dhe organizative mes FIFA-s dhe konfederatave kontinentale.

Nëse miratohet, Botërori i vitit 2030 do të hyjë në histori jo vetëm për jubileun e tij të 100-vjetorit, por edhe si turneu më i madh ndonjëherë në futbollin botëror./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Messi shkëlqen me dy gola, Inter Miami siguron fazën eliminatore në MLS

Published

on

Lionel Messi ishte protagonist absolut i Inter Miamit në fitoren bindëse 4-0 ndaj New York City FC, duke e dërguar skuadrën nga Florida zyrtarisht në fazën “play-off” të Kupës MLS.

Superylli argjentinas shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, duke e çuar në 24 numrin e golave këtë sezon në 23 ndeshje, dy më shumë se rivali Denis Bouanga i LAFC, duke kryesuar kështu listën e golashënuesve të kampionatit amerikan.

Luis Suarez u rikthye pas një pezullimi prej tre ndeshjesh dhe gjeti rrugën e rrjetës nga penalltia, ndërsa Baltazar Rodriguez shënoi golin e parë për Miamin në minutën e 43-të, pas një aksioni të kombinuar me Messin dhe Sergio Busquets.

Messi vulosi suksesin me dy perla personale në minutat e 74-t dhe 86-të, duke treguar sërish klasin e tij në stadiumin “City Field” të Nju Jorkut.

Miami aktualisht mban vendin e tretë në Konferencën Lindore, pesë pikë pas liderit Philadelphia, por me dy ndeshje më pak të luajtura, duke mbetur ende në garë për trofeun “Supporters’ Shield”.

Messi, që do të luajë për herë të dytë në “play-off”-et e MLS, ka shënuar dhe asistuar në tri ndeshje radhazi, duke forcuar kandidaturën e tij për çmimin Lojtari më i Vlefshëm i vitit 2025./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Superliga e Kosovës sjell sot përballje të forta

Published

on

Superliga e Kosovës në futboll sot rikthehet me pesë duele interesante në kuadër të javës së gjashtë, ku nga ora 15:00 do të zhvillohen katër ndeshje.

Ndeshjet që do të zhvillohen janë: Dukagjini- Llapi, Ballkani-Drita, Gjilani-Drenica dhe Malisheva- Ferizaj.

Spektakli i futbollit sonte do të mbyllet në mbrëmje me derbin e kryeqytetit, ku nga ora 20:15 Prishtina do të përballet me Prishtinën e Re.

Këto përballje pritet të kenë ndikim të madh në renditjen e Superligës, duke shtuar rivalitetin në garën për kreun dhe mbijetesën.

Aktualisht, Prishtina është lidere e tabelës me 10 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e dytë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara