Lajmet

​AAK kërkon të hiqet kushtëzimi diskriminues për pensionistët kontributpagues

Tahiti tha se kryeministri Kurti është dashur të ofrojë zgjidhje për grevistët që mësimi të fillojë nesër.

Published

on

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar të martën plotësim ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale veçanërisht të ndryshimin e nenit 8.2, që sipas këtij subjekti politik, është diskriminues.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar të ndryshohet ligji për skemat pensionale që parasheh që çdo person të ketë të paktën 15 vjet të përvojë të punës para 1 janarit të vitit 1999.

Në konferencën për media, deputeti Dreshaj kërkoi të hiqet kushtëzimi diskriminues për pensionistët kontribudhënës.

Në seancën e radhës njëra ndër temat është edhe kjo çështje. Me propozimin që ne kemi iniciuar parashihet që pensionet kontributdhënës t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para 1 janarit 1999. Ka raste që për një ditë ose për një javë individët e kanë humbur të drejtën e gëzimit të pensionit kontribut – dhënës. Besojmë se kjo iniciativë do të mbështetet nga Grupet e tjera parlamentare e sidomos nga partia e cila ka shumicën në parlament. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jo logjik, i dëmshëm, diskriminues për punëtorët e viteve të ’90-ta, të cilët ishin larguar dhunshëm nga puna, pa pajtimin e tyre atëherë. Kërkesa jonë si grup parlamentar është që të ndalet ky diskriminim dhe kërkojmë mbështetjen e gjithë kolegëve deputetë pa marrë parasysh përkatësinë politike”, theksoi Dreshaj.

Kjo nismë legjislative e paraqitur nga GP i AAK-së më 13 maj 2022 sipas deputetit Dreshaj ka kaluar të gjitha procedurat e nevojshme që të procedohet në parlament për votim.

Implikimet buxhetore janë diku rreth 100 milionë euro, por AAK-ja mendon se janë të arsyeshme për qeverinë e vendit.

Ndërsa, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar takimin e sotëm ndërmjet SBAShK-ut dhe kryeministrit Kurti.

Tahiti tha se kryeministri Kurti është dashur të ofrojë zgjidhje për grevistët që mësimi të fillojë nesër.

Takimi i sotëm i kryeministrit me ministra është dashur të ofrojë zgjidhje dhe nesër të fillojë mësimi në të gjitha shkollat. Çka ndodhi sot? Sot kryeministri e keqpërdori gatishmërinë e sindikatave, duke mos ofruar zgjidhje dhe duke synuar që t’ua tregojë vendin dhe t’i përçajë këto sindikata. Nuk është sot e rëndësishme dhe askujt nuk i intereson se si ka folur kryeministri brenda takimit, as si vëlla me vëlla, e me nip, e me dajë. Sot secilit prej nesh i intereson që nesër të fillojë mësimi. Kryeministri sot nuk k ofruar zgjidhje, sot edhe një herë u ushtruar arroganca e pushtetit dhe egoja e cila e përshkruan këtë qeveri”, theksoi Tahiri.

Në takimin e sotëm ndërmjet Këshillit Grevist të BSPK-së dhe kryeministrit Albin Kurti nuk është arritur një marrëveshje për plotësimin e kërkesave të grevistëve për ndarjen nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. Greva në arsim ka nis nga 25 gushti e që po vazhdon edhe në javën e tretë.

Lajmet

Sekuestrohen mbi 460 mijë euro ari dhe argjend në Prizren

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar aksion ndaj disa bizneseve për shitjen e arit në Prizren, nën dyshimet për shmangie tatimore dhe doganore.

Gjatë kontrolleve të realizuara në gjashtë lokale afariste dhe tri shtëpi banimi, autoritetet kanë sekuestruar rreth 8 kilogramë ari dhe argjendi të padeklaruar, me vlerë të përgjithshme mbi 460 mijë euro.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar 3.7 kilogramë ari në vlerë rreth 455 mijë euro dhe mbi 4 kilogramë argjend në vlerë afro 9 mijë euro.

Po ashtu, gjatë aksionit janë gjetur edhe dy armë pa leje, ndërsa ndaj katër personave është iniciuar rast për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave doganore”.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Sezonit” te Sunderland AFC

Published

on

Sunderland AFC ka vlerësuar paraqitjet e shkëlqyera të mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, duke e shpallur atë “Lojtari i Sezonit” për edicionin aktual.

Në një postim të publikuar nga klubi anglez, Xhaka u cilësua si “kapiteni” dhe “lideri” i skuadrës, duke marrë vlerësime të mëdha për kontributin dhe ndikimin e tij gjatë sezonit.

“Kapiteni ynë. Lideri ynë. Lojtari ynë i Sezonit. Urime, Granit Xhaka”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Sunderland AFC.

Mesfushori shqiptar ka qenë një nga figurat kryesore të ekipit, duke treguar paraqitje të qëndrueshme dhe lidership si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, sjell 20 dëshmi të dëbimeve të vitit 1999

Published

on

Më 26 maj 2026, në Qendra Barabar, do të mbahet ceremonia e promovimit të librit me kujtime “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, i cili sjell 20 dëshmi autentike të qytetarëve të dëbuar me forcë gjatë pranverës së vitit 1999.

Libri trajton përvojat e dëbimeve masive nga Kosova gjatë luftës, ku qytetarët u detyruan të largohen me trena drejt kufirit në Bllacë të Hanit të Elezit dhe më pas si refugjatë drejt Maqedonisë së Veriut. Përmes rrëfimeve personale, botimi dokumenton eksodin e asaj periudhe dhe traumat e përjetuara, duke e paraqitur trenin si simbol të zhvendosjes së dhunshme.

Sipas organizatorëve, libri synon të shërbejë si dokument historik dhe edukativ, duke nxitur kujtesën kolektive, dialogun dhe reflektimin mbi pasojat e konfliktit.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen me sukses në Marché du Film në Kanë

Published

on

Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Marché du Film në Kanë, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së filmit, ku Shqipëria dhe Kosova janë prezantuar me një stendë të përbashkët përmes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gjatë ditëve të panairit, përfaqësuesit e të dy institucioneve kanë zhvilluar një sërë takimesh me institucione të filmit, producentë dhe përfaqësues të rëndësishëm të industrisë globale audiovizuale. Në këto takime është diskutuar edhe ligji i ri shqiptar për kinematografinë dhe audiovizualin, i cili ka ngjallur interes të konsiderueshëm tek partnerët ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrja e përbashkët në këtë aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe rritjen e prezencës së Shqipërisë në hartën globale të filmit, përmes nxitjes së bashkëprodhimeve dhe projekteve të reja.

Në përmbyllje të aktivitetit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka falënderuar të gjithë partnerët dhe kineastët që kanë vizituar stendën shqiptaro-kosovare gjatë zhvillimit të Marché du Film në Kanë.

Continue Reading

Të kërkuara