Aktualitet

​80 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohet kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë kapiteni i peshkarexhës 65-vjeçari F.A.

Published

on

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim pasi përshtatën depozitën në peshkarexhë për mbajtjen e 80 mijë litrave naftë të kontrabanduar.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar dy javë më parë nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u shpallën në kërkim 3 persona, dy prej të cilëve u arrestua dhe një është ende në kërkim.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë kapiteni i peshkarexhës 65-vjeçari F.A., dhe mekaniku i peshkarexhës 53-vjeçari N.Xh, ndërsa vijon punë për kapjen e administratorit të peshkarexhës A.M.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Vijon operacioni policor i koduar “Diesel”, i zhvilluar 2 javë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, që kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim 3 shtetas, si dhe u sekuestrua peshkarexha me rreth 80.000 litra naftë të kontrabanduar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore, si dhe si rezultat i punës profesionale policore, në kuadër të operacionit “Diesel”, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve:

– F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës dhe N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

Nga veprimet hetimore të kryera, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, Policinë Kufitare, Degën Doganore Durrës, Antikontrabandën Detare dhe FSPD Port Durrës, rezultoi se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajmet

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje: Maqedonci pret ministrin Ermal Nufi

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot me një ceremoni të lartë ushtarake homologun e tij nga Shqipëria, Ermal Nufi.

Pas nderimeve shtetërore nga Garda e FSK-së, dy ministrat kanë nisur një takim dypalësh në ambientet e ministrisë, ku në fokus është koordinimi i mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.

Vizita e ministrit Nufi në Prishtinë vjen pas një jave intensive aktivitetesh, ku ai zhvilloi takime edhe me ministrin kroat të mbrojtjes, Ivan Anusiq. Sipas Nufit, diskutimet e fundit me aleatët rajonalë kanë synuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe adresimin e temave që lidhen me stabilitetin dhe paqen në rajon.

Pas përfundimit të takimit në Prishtinë, Maqedonci dhe Nufi pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media për të shpalosur detajet e marrëveshjeve apo pikave të diskutuara.

Continue Reading

Lajmet

United Hospital prezanton pajisjen më të avancuar MRI në rajon

Published

on

By

Spitali “United Hospital” në Prishtinë ka bërë një hap të rëndësishem në modernizimin e diagnostikës mjekësore duke instaluar sistemin e avancuar MRI, Philips MR 5300 BlueSeal.

Ky projekt është realizuar me sukses nga kompania “Unicare”, si përfaqësuese zyrtare e Philips Healthcare, duke e bërë “United Hospital” spital të parin në rajon që operon me këtë teknologji të gjeneratës së fundit.

Sistemi i ri MRI 1.5T dallohet për teknologjinë inovative BlueSeal, e cila funksionon me sasi minimale heliumi, duke eliminuar nevojën për rimbushje dhe duke rritur sigurinë dhe efikasitetin operacional.

Falë integrimit të Inteligjencës Artificiale (AI), pajisja mundëson skanime deri në 50% më të shpejta, gjë që përkthehet në saktësi më të lartë diagnostike dhe më pak kohë pritjeje për pacientët.

Përveç shpejtësisë, MR 5300 ofron rezolucion të lartë të imazhit dhe një ambient më komod gjatë ekzaminimit.

Duke operuar ekskluzivisht me pajisje të markës Philips, United Hospital rikonfirmon përkushtimin për të ofruar standardet më të larta të kujdesit shëndetësor në vend përmes teknologjisë më të avancuar në tregun global.

Continue Reading

Aktualitet

Hezbollahu në gatishmëri: “Gishti në këmbëz” pavarësisht armëpushimit me Izraelin

Published

on

By

Hezbollahu ka deklaruar se po mban “gishtin në këmbëz” në rast të ndonjë “tradhtie apo pabesie” nga ana e Izraelit gjatë armëpushimit që po vazhdon në Liban. Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, grupi i mbështetur nga Irani përshkroi operacionet e tij gjatë konfliktit të deritashëm, duke thënë se ka kryer 2,184 operacione kundër Izraelit mes 2 marsit dhe 16 prillit.

Hezbollahu — i cili cilësohet si organizatë terroriste nga vende si Britania e Madhe dhe SHBA-ja — nuk ishte i përfshirë në bisedimet për armëpushim, pasi Izraeli negocoi drejtpërdrejt me qeverinë libaneze.

Duke reaguar ndaj lajmit për armëpushimin të enjten, Hezbollahu u shpreh se “çdo armëpushim duhet të jetë gjithëpërfshirës në të gjithë territorin libanez dhe nuk duhet t’i lejojë armikut izraelit asnjë liri lëvizjeje”.

Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm 10-ditor, por Kryeministri Benjamin Netanyahu këmbënguli se trupat izraelite do të qëndrojnë në “zonën e sigurisë” brenda territorit libanez përgjatë gjithë kohëzgjatjes së armëpushimit./ BBC/

Continue Reading

Lajmet

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 17 prill, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

By

17 prill 1993

Lajmet kryesore:

Në Prizren policia keqtrajtoi tre nxënës

Në fshatin Tupec ushtria serbe legjitimon qytetarët

Emision i Radio-Sarajevës për të humburit në luftë

Bartholome: Nuk ka më kohë për bisedime

Partitë gjermane vazhdojnë debatin për angazhimin e forcave ushtarake të Gjermanisë në Ballkan

Policia shtiu me automatik në stacionin e autobusëve

Largimi nga banesat në funksion të spastrimeve etnike

Ushtarakë e policë në Vushtrri

 

 

 

17 prill 1995

Lajmet kryesore:

Arrestime të funksionarëve lokalë politikë e të pushtetit lokal edhe në Kamenicë

Huliganë të panjohur thyen dritaret e selisë së Degës së LDK-së në Kamenicë

Ditën e tregut në Orllan policia bllokoi të gjitha rrugët

Dënohet sulmi kundër drejtorit të shkollës

Shqiptarët në Australi ndihmuan shkollën shqipe me 18 mijë dollarë australianë

Nga arresti u liruan gjashtë aktivistë të Kaçanikut

Dëshmitarët thanë se në trupin e tyre shihen shenjat e dhunës nga tortura.

Dhuna e përditshme në Kosovë

Policia financiare ndërhyri në Rahovec

Inspeksioni serb i tregut mbylli 12 shitore në Prizren

Bujku: “Ballkanikusi i ri antishqiptar”

Në Norvegji doli numri më i ri i revistës “Liria”

Doli nga shtypi monografia “Faik Konica” e Jup Kastratit

Dha shtëpinë për ambulancën humanitare

Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës mban më 22 prill Kuvendin

Policia serbe ndërpreu dy ndjeshje futbollistike

Në Bruksel mbahet Simpoziumi ndërkombëtar me temën “Shqiptarët në rrjedhë të shekujve”

 

 

 

 

17 prill 1997

 

Lajm i plotë:

Sulm terrorist ndaj familjes së Musa Dedajt në Guskë të Gjakovës

Prishtinë, 17 prill (QIK)

Parbrëmë, rreth orës 17, persona të panjohur vendosën një bombë dore në automjetin e tipit “Opel askona” me targë të Gjakovës nr. 263-28, pronë e Musa Dedajt nga Guska e Gjakovës.

  1. Dedaj i tha KI të Degës së LDK-së në Gjakovë se sapo kishte hyrë në automjet kishte vërejtur se diçka nuk ishte në rregull me frenat e automobilit të tij. Më pastaj ai vërejti se nën pedalen e frerit të veturës së tij, e mbështjellë me një shirit ngjitësi, ishte vendosur një bombë dore, të cilën ai e hoqi.

Meqë bomba ushtonte dhe ai kishte frikë se ajo mund t’i eksplodonte në dorë, z. Dedaj e hodhi bombën e cila eksplodoi në ajër.

Me këtë rast lëndime të lehta trupore pësoi vajza e tij, Angjelina Dedaj – Frrokaj.

Pesë anëtarë të familjes Dedaj po planifikonon të niseshin për rrugë me automobilin e tyre dhe vetëm fati dhe veprimi i shpejtë i shpëtoi nga vdekja.

KI i Degës së LDK-së në Gjakovë, duke mos qenë në dijeni të arsyes së këtij sulmi ndaj familjes Dedaj, përcjellë deklaratën e Musasë i cili thotë se nuk ka raporte të këqia me askë dhe nuk është në gjendje të kuptojë arsyet e këtij akti.

Familjen Dedaj në Guskë të Gjakovës e vizitoi dje një delegacion i Partisë Liberale të Kosovës, i përbërë nga Gjergj Dedaj, kryetar dhe Sokol Blakaj, sekretar.

Shërbimi për Informim i PLK-së thekson se drejtues të kësaj partie dhe banorë të këtij fshati që ishin mbledhur me këtë rast dënuan këtë akt të paramenduar terrorist kundër kësaj familjeje të pafajshme.

Në njoftim theksohet se në këtë kohë aktet e tilla dhe sulmet ndaj jetës së njerëzve janë bërë përditshmëri dhe secili qytetar i është nënshtruar dhunës dhe terrorit me rrezik të përhershëm, ndërkaq për krime të bëra nuk përgjigjet askush dhe kryesit e veprave zakonisht mbesin të pazbuluar edhe pse, siç dihet, Kosova është vazhdimisht e kontrolluar nga forca të mëdha policore serbe.

Musa Dedaj është anëtar i familjes së ngushtë të kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedajt.

 

Lajme të tjera:

Kryetari Rugova priti kryeredaktorin e “Bujkut”

Tubim për Kosovën në Vjenë

Shkodër – Kukës: Çdo ditë 90-100 makina me hekurishte kalojnë në Mal të Zi

Në Tiranë zbarkuan ushtarët grekë

Arritën ndihmat e para të OKB-së

Në Shkodër arriti policia speciale

Presion i policisë mbi familjen Kastrati në Prishtinë

U keqtrajtua rëndë një anëtar i KKF në Shtime

Plaçkitje në tregun e Gjilanit

U mor në pyetje një veprimtar i SHHB “Nëna Tereze”

U mor në pyetje drejtori i Shkollës Fillore në Gllogjan

Bleu e dorëzoi armën dhe sërish u rrah nga policia

Driton Rukiqit iu plaçkitën 770 DM

Në Mitrovicë policia plaçkiti një qytetar

Banorët serbë të Gorazhdecit synojnë ta dëbojnë familjen Muriqi nga ky fshat

SBASHK ndihmoi mësimdhënsit me 20. 000 DM

Në Lipjan, Rahovec e Dragash arsimtarëve iu dhanë pagat

Ekonomia serbo-malazeze e mbylli vitin e kaluar me 12,5 miliardë dinarë humbje

 

17 prill 1998

Edicioni i parë (Ora 11:00)

Lajmet kryesore:

Konferencë për gazetarë e Kryetarit Rugova

Forcat serbe plagosën dy të rinj në Ponoshec, ndërsa banorët po largohen nga fshati

Milo: Serbët po përpiqen të ngrenë akuza edhe kundër shtetit shqiptar

Mediumet serbe njoftojnë për konflikt të ushtrisë jugosllave me kontrabandistë armësh

 

Edicioni i dytë (Ora 13:30)

Lajmet kryesore:

Shetitje protestuese në ditën e tetë

Vendet ballkanike vlerësojnë Kosovën si kërcënimin më serioz të sigurisë në rajon

“Frankfurter algemaine”: Shqiptarët nuk duan të kthehen në Serbi

Gjakovë: Përqendrime forcash serbe përgjatë kufirit

Ushtria bën stërvitje nëpër oborre të shqiptarëve!

Forca ushtarake në Zajm të Klinës

Fluturime aeroplanësh dhe të shtëna në zonën kufitare – policët vëzhgojnë terrenin në Junik

Vushtrri: Nxënësit në shënjestër të policisë serbe

Në Han të Elezit ushtria shtin në kalimtarë dhe i legjitimon ata

Prapë presione policore mbi kryetarin e Degës së LDK-së në Dragash

Dy orë në stacionin e policisë në Prishtinë

Në Gostivar u mbajtën protesta kundër burgosjes së Rufi Osmanit

Australia angazhohet për zgjidhjen me negociata të çështjes së Kosovës

Kryeministri Nano priti ministrin e Jashtëm danez, Petersen

 

Edicioni i tretë (Ora 15:00)

Lajmet kryesore:

Shetitje protestuese edhe në Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Kaçanik

Gazetarët e “Flakës” së Shkupit u hodhën në një grevë urie

Të rinjtë shqiptarë thirren për rekrutim të dhunshëm në ushtrinë serbe

Kaçanik: Policia kërkon armë në shtëpitë e shqiptarëve

Foto: Gazeta “Flaka e Vëlalzërimit”, Shkup

Continue Reading

Të kërkuara