Lajmet

​76 pacientë po trajtohen nga COVID-19, 32 me oksigjeno-terapi

Published

on

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 76 pacientë. Prej tyre, 25 janë të konfirmuar pozitivë dhe 39 janë me oksigjeno- terapi.

Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 60 pacientë: 14 të konfirmuar me COVID-19, 32 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave; Klinika Infektive, 13 pacientë+ 12 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë, 11 të konfirmuar pozitivë, 7 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme; Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë.

Lajmet

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që do ta nisë më 21 maj në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së.

Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së saj të dytë në rajon, ka njoftuar Brukseli, të mërkurën.

Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së.

Shefja e diplomacisë evropiane ka planifikuar të mbajë edhe një konferencë për media, më 22 maj.

Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

BE-ja, në anën tjetër, ka kërkuar shtensionim situate në Kosovë, teksa Kosova po vazhdon me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, gjë që ka nxitur reagimin e Brukselit.

Në Prishtinë, Kallas pritet të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si dhe komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Enrico Barduani.

Vizita e Kallasit në Prishtinë këtë javë ishte paralajmëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se për shkak të vizitës së saj të planifikuar zyrtare në Zvicër nuk do të mund ta priste kryediplomaten evropiane në Kosovë.

Para vizitës në Kosovë, Kallas do të qëndrojë në Serbi.

BE-ja ka njoftuar se Kallas do ta takojë në Beograd presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut, si dhe ministrin e Jashtëm, Marko Gjuriq, atë për Integrime Evropiane, Nemanja Staroviq, dhe kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq, dhe grupet parlamentare opozitare.

Ndërkaq, kryediplomatja evropiane në Shkup do ta takojë kryeministrin Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur Brukseli.

Në kryeqendrën maqedonase, Kallas “do ta hapë Dialogun e parë për Siguri dhe Mbrojtje ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti, Timço Mucunski”, ka njoftuar Shërbimi Diplomatik i BE-së./REL/

Continue Reading

Lajmet

KQZ-ja vendos për ndalesën e fondeve ndaj partive politike

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me dy pika kyç në rendin e ditës që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në proceset zgjedhore dhe financimin e partive politike.

Ndër pikat më të rëndësishme është edhe vendimi për ndalimin e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike, për të gjitha ato parti që janë dënuar me gjoba nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike ka bërë të ditura shumën e gjobave që do t’u ndalohen këtyre partive nga fondi:

Lëvizja Vetëvendosje: 212,500 euro

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 144,500 euro

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 136,600 euro

Koalicioni AAK-Nisma: 72,300 euro

Sloboda, Pravda i Opstanak: 3,500 euro

Të gjitha këto mjete do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-së, si pjesë e mekanizmit të sanksioneve për shkeljet gjatë fushatës.

Ky vendim pritet të shënojë një precedent të rëndësishëm në raportin ndërmjet transparencës financiare dhe ndëshkueshmërisë në proceset zgjedhore në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Kica-Xhelili: Marrëveshja politike e domosdoshme për formimin e institucioneve – LVV mban përgjegjësinë

Published

on

By

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, tha se një marrëveshje politike është e domosdoshme për formimin e institucioneve të reja dhe theksoi se përgjegjësia bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo kritikoi qasjen e Albin Kurtit dhe deklaratat e tij lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se nuk ka nevojë t’i komentojë më tej.

Le ta votojnë Albulenën dhe të më testojnë mua. Nëse ti dëshiron ta zgjedhësh kryetarin e Kuvendit që ta nisësh orën demokratike, shko urdhëro te ato parti politike që të kanë ofruar madje edhe emra. Testoji tash ti ata. Pse po kërkon të të testojnë ty? Testoji ti ata, ta shohësh nëse e kanë të mirëqenë propozimin për dy kandidate gra madje. Wshtw njëfarë domosdoshmërie e secilit që ta gjejë fajtorin diku tjetër. Nuk mund të bëhet asnjëherë kryetari i Kuvendit pa marrëveshje politike, sepse kërkohen 61 deputetë që asnjëherë nuk i kanë takuar një partie politike si tërësi. Nëse jo me partitë tjera, është dashur të bëhet marrëveshje me partitë minoritare, sepse janë edhe nënkryetarët e tyre. Ne nuk jemi të obliguar ta votojmë një person, në mendësinë antikushtetuese të të cilit ne nuk e gjejmë veten”, tha ajo.

Sa i përket prononcimeve të deputetit Kurti, nuk vlerësoj që as kam nevojë më të komentojë, për faktin që ne kemi parashtruar kallëzim penal ndaj tij, sepse mënyra se si ai vazhdon të shkojë në qeveri, t’i shfrytëzojë mjetet e qeverisë, të marrë vendime të kundërligjshme, e bën ploitësisht të padenjë që ta komentojë”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

Dështimi i 19-të për konstituimin e Kuvendit, Kusari-Lila fajëson opozitën

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas dështimit të 19-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar partitë opozitare për bllokimin e procesit.

Ajo tha se këto parti po refuzojnë të marrin pjesë në votimin për Komisionin për votim të fshehtë, i cili është i nevojshëm për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Këto votimet e fundit janë votime të cilat nuk ka pjesëmarrje të përfaqësuesve të partive opozitare. Në situatën aktuale, e kemi të paqartë se cila është kërkesa e opozitës. Cili është qëllimi i opozitës. Në rrethanën në të cilën jemi, është një situatë ku bllokuesit e vetëm janë partitë që nuk marrin pjesë në votim. Në rast se duan të bëjnë Qeverinë ose të jenë pjesë e një qeverie të partive opozitare të deritashme, atë nuk mund ta kenë pa u votuar Kuvendi, nënkryetarët dhe pa u konstituar Kuvendi. Në disa mediume është komentuar kërkesa për të takuar një herë në javë në seancë nga zotëri Dehari, kjo ishte vetëm referencë që të sqarohej çështja e kësaj procedure të votimit. Nuk është që kemi hezituar të vijmë çdo 48 orë por kemi propozuar për shkak se nuk ka lëvizje të qëndrimeve të tyre“, ka shtuar Kusari-Lila.

Continue Reading

Të kërkuara