Lajmet

​32 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut

E para e vendit ka thënë se me të nis krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës të Kosovës.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetutës të Kosovës.

Sot kur bëhen 32 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, Osmani ka thënë po ashtu se me të janë fortifikuar përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur.

Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër, duke i vënë themelet e palëkundura të Kosovës së pavarur”, ka shkruar ajo në Facebook.

E para e vendit ka thënë se me të nis krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës të Kosovës.

Ne i përulemi guximit të delegateve e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, përkushtimit të tyre ndaj atdheut dhe këmbënguljes për ta parë të jetësuar shtetin e tyre. Duke e miratuar Kushtetutën, ata e vendosën gurin e parë, themeltar, të shtetësisë sonë. Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës. Përjetësisht mirënjohës për këtë akt historik!”, përfundon ajo. 

Lajmet

​Kryetari i Zubin Potokut: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Published

on

By

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri deklaroi se terreni ku po zhvillohet operacioni i kërkim-shpëtimit është i vështirë. Në liqenin e Ujmanit po vazhdon operacioni i njësiteve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës për gjetjen e një personi, i cili raportohet se kërceu nga ura, që dyshohet të jetë mbytur të dielën, më 27 korrik.

Para mediave, Zeqiri u shpreh se thellësia ku po zhvillohen kërkimet mund të jetë në thellësi më shumë se 60 metra.

“Ne e kemi policinë e komunës dhe ka qenë në vendin e ngjarjes, pastaj edhe ekipet emergjente. Ne e kemi një ekip të zjarrfikësve, mirëpo nuk kemi zhytës, zhytësit kanë ardhur në kohën e duhur me thirrjen edhe të stafit lokal të komunës. Kështu që unë edhe dje por edhe tani, meqë siç po e shihni edhe sot dashti Zoti që t’i bashkëngjitet ekipeve të kërkimit, ekipet në maksimalisht të pajisura si Forcat e Sigurisë së Kosovës edhe dje kam bërë thirrje. Mirëpo, ja që kjo është mirë që po ndodhë për shkak se zhytësit e dinë më së miri. Terreni është bukur i vështirë në 30 deri në 40 e më shumë metra thellësi, 60 është këtu por mund të jetë edhe më tepër. Ka mbeturina të ndryshme që në thellësi është vështirë që operimi duhet teknikisht të jetë i pajisur”, deklaroi ai.

Ai tha se intervenimi është i duhur dhe se njësitet e kërkim-shpëtimit janë të kompletuara.

Ekipa është e kompletuar, teknikisht janë të pajisur me pajisje të duhura dhe unë uroj që sa më shpejt të gjindet, sepse teknikisht deri më tani ekipa është e kompletuar. Siç po e shihni intensivisht, pa ndërprerë janë duke u ndërruar ekipet e zhytësve në ujë dhe besoj e uroj që sa më shpejt të gjendet trupi, ani pse terreni është shumë i vështirë…Paraprakisht isha me familjarët, jo vetëm sot por dje, pardje jam takuar”, shtoi ai.

Kërkimi deri më tash është zhvilluar vetëm nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. FSK-ja iu bashkua ekipeve në ditën e tretë të kërkimeve. Kjo u bë vetëm pas një bashkërendimi me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi fton mërgatën që të regjistrohet për votim me postë

Published

on

By

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, iu është drejtuar me një videomesazh të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke i informuar mbi të drejtën dhe mundësinë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale më 12 tetor.

Periudha e regjistrimit ka nisur më 23 korrik dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025. Radoniqi thekson se për të votuar nga diaspora është e domosdoshme regjistrimi brenda këtij afati përmes platformës elektronike të KQZ-së.

Në mesazhin e tij, kryesuesi i KQZ-së fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre: “Vota juaj ka ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e komunës tuaj.

Vetëm ata votues që regjistrohen brenda periudhës së përcaktuar do të kenë mundësinë të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga jashtë, e cila fillon më 17 shtator dhe mbyllet më 11 tetor 2025.

Ndryshe nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, ku votimi jashtë vendit mund të kryhet edhe nëpërmjet përfaqësive diplomatike, në zgjedhjet lokale votimi jashtë shtetit realizohet vetëm përmes postës. Kjo parashikohet nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili sqaron se votimi në përfaqësitë diplomatike nuk aplikohet për zgjedhjet lokale.

KQZ u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen në kohë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre zgjedhore, duke kontribuar në zhvillimin demokratik të komunave të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Published

on

By

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KosovaPress se Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit.

Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për KosovaPress.

KosovaPress ka komunikuar edhe me avokatin e Lipovicës, Feim Alaj, megjithatë në përgjigjjen e tij ai e konfirmoi shkurtimisht lajmin.

Është rasti i rezervave shtetërore“, ka thënë Alaj.

Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.

Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.

Continue Reading

Lajmet

Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore

Published

on

By

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Avokati i tij, Feim Alaj ka pranuar që ftesa e ish-sekretarit lidhet me rastin e rezervave shtetërore.

Është rasti i rezervave shtetërore“, ka thënë Alaj.

Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.

Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.

Continue Reading

Të kërkuara