Aktualitet

​28 profesionistë të paneleve solare gati për tregun e gjelbër të punës

Ky është kursi i parë që u organizua për punëkërkuesit e rinj në këtë lëmi.

Published

on

Lëvizja drejt një ekonomie të gjelbër krijon nevojën për ngritjen dhe rikualifikimin e fuqisë punëtore në Kosovë sipas ndryshimit të nevojave në tregun e punës. Në përpjekje për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër, UNDP organizoi për herë të parë një kurs për punëkërkuesit e rinj për të fituar aftësi dhe njohuri praktike në instalimin e paneleve solare.

UNDP njofton se 28 të rinjve që kaluan këtë program trajnimi intensiv gjashtëjavor për t’u bërë instalues të sistemit solar iu dorëzuan certifikatat për përfundimin e trajnimit.

Ceremonia u zhvillua në prani të Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe Avni Syla, Partner Menaxhues në kompaninë Elen që e ka realizuar trajnimin.

“Programi i trajnimit ofroi aftësi dhe njohuri shtesë për të trajnuarit nga Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), të cilët tanimë kishin përfunduar një kurs për instalimin e energjisë elektrike, por nuk ishin në gjendje të gjenin punë. Disa studentë universitarë të interesuar për praktikë dhe karrierë në tregun e instalimeve solare gjithashtu iu bashkuan programit”, thuhet në njoftim.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, në fjalën e saj hyrëse shprehu entuziazmin e saj për profesionistët e sapocertifikuar: “Tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme nuk është vetëm thelbësor për shëndetin e planetit tonë, por gjithashtu kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e njerëzve. Ky trajnim për instalime solare është i pari i këtij lloji. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj për të kontribuar në tranzicionin e gjelbër në komunitetet tuaja duke rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e energjisë solare – dhe duke instaluar sisteme solare të cilësisë së lartë”.

Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë me këtë rast theksoi: “Duke ofruar trajnime për instalues solar, ne po trajtojmë dy sfida të rëndësishme – ndryshimin e klimës dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit. Efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më të dukshme pasi ngjarjet ekstreme të motit vazhdojnë të ndërhyjnë në mënyrën tonë të jetesës. Prandaj, tranzicioni në një ekonomi më të gjelbër është një mundësi për një planet më të qëndrueshëm dhe vende të gjelbra pune”.

Falë këtij trajnimi, 28 instaluesit solar të sapocertifikuar tani posedojnë ekspertizën për të instaluar, mirëmbajtur dhe riparuar sistemet e energjisë solare. Pritet që ata të kenë një rol kritik në lëvizjen e Kosovës drejt energjisë së ripërtëritshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Vendi

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Kosovës, pas propozimit të saj nga Glauk Konjufca.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 62 deputetë votuan pro, 16 kundër, ndërsa 13 abstenuan.

Me këtë votim, Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Vendi

Pllashniku me aksion para Kuvendit, vendos një pulë dhe disa vezë

Published

on

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka vendosur një pulë dhe disa vezë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij dëshmojnë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje “janë ra klluç se dy mandate”

Ai ka tentuar që vezët t’ia jep deputetëve të ish opozitës për t’ia dhënë liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mirëpo të njëjtit nuk pranuan.

“Këto janë qysh janë ra klluq deputetët që dy mandate. Unë sot zyrtarisht po i qes klluq po këta nuk e dinë. Prej sot janë klluq këta”, tha ai.

Këtë aksion Pllashniku e bëri para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit./Kosovapress/

Continue Reading

Vendi

Kurti para seancës: Marrëveshja politike nuk mjafton, duhen numrat për zgjedhjen e presidentit

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit ka thënë thënë se është arritur një marrëveshje politike, por se ajo duhet të sigurojë edhe numrat e nevojshëm për të shmangur zgjedhjet e reja, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë të mjaftueshme për t’i shmangur zgjedhjet e reja, pasi, sipas tij, duhet të zgjidhet edhe presidenti i vendit.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi kërkuar, por natyrisht që marrëveshja politike duhet që na i sigurojë edhe numrat, në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, sepse ju e dini: konstituimi i Kuvendit edhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur Presidentin, ose Presidenten, neve na duhet që t’i kemi dy të tretat, kuorumi që të jetë i pranishëm në Kuvend, tash Kuvendi i konstituuar kur të bëhet legjislatura në dhjetë, por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, andaj ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes, për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun, ose të kemi edhe deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqënëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Avni Dehari e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, tha Kurti.

 

Continue Reading

Lajmet

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, më 9 shtator, ndërkaq në rend dite janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Seanca do t’i vazhdojë punimet nga ora 11:00.

Seanca konstituive e Legjislaturës XI nisi më 6 gusht 2026, por nuk u përmbyll.

Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara