Lajmet

​27 shkolla në mësim online, Pupovci: Nxënësve nuk iu kërkohet të bëjnë teste çdo ditë

Ai theksoi se shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen.

Published

on

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, disa shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online.

Nga 780 shkolla, 27 prej tyre tashmë po vijojnë mësimin në platformën online. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci, i cili ka nënvizuar edhe se vendimet për të kaluar në mësim online e marrin task-forcat e shkollave varësisht nga gjendja që paraqitet. Ai ka hedhur poshtë gjitha aludimet se nxënësve në disa shkolla po u kërkohen testet COVID-19.

“Ne i kemi 780 shkolla të evidentuara dhe nga të dhënat 27 prej tyre janë online, pra nuk është shumica e shkollave online. Kjo është çështje që i marrin vendimet e task-forcave të shkollave varësisht nga gjendja që e kanë, dhe sigurisht nëse e vlerësojnë se shkolla duhet të kalojë në online, atëherë ajo kalon online për një periudhë të caktuar. Por nuk jemi që t’i mbyllim edhe ato shkolla të cilat nuk kanë raste të infeksionit, respektivisht gjykohet se rreziku nuk është i tillë që shkolla duhet të shkojë online”, thotë Pupovci.

Ai theksoi se shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen.

“Ne mendojmë se shkollat duhet të mbyllen të fundit dhe kjo është arsyeja që u është lënë shkollave të vendosin vet. Asnjë shkollë nuk është se e nxisim të punojë me prezencë fizike nëse nuk i ka kushtet për të punuar me prezencë fizike. Nuk ekziston ndonjë rregull që u kërkon nxënësve të bëjnë teste çdo ditë, nuk ka askund në botë diçka të tillë prandaj nuk ka as në Kosovë dhe nëse në një të ardhme vlerësohet se rreziku për shëndetin publik është i tillë që shkollat duhet të mbyllen ose të shkojnë online atëherë me siguri do të veprohet ashtu, por për momentin një veprim i tillë nuk ekziston”, potencon ai.

Me masat e reja të Qeverisë së Kosovës të cilat janë marrë ditë më parë, nuk është paraparë mbyllja e shkollave, qoftë ai paraunivesitar ose ai universitar.

Vendi

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

lajme

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara