Aktualitet

​230 pacientë trajtohen në Klinikën Emergjente gjatë 24 orëve të fundit

22 prej 230 pacientëve, janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor

Published

on

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vazhdon të mbetet klinika më e ngarkuar me pacientë.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, vetëm në 24-orët e fundit në këtë klinikë ndihmë mjekësore kanë marrë 230 pacientë, prej të cilëve 22, janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve,11 pacientë kanë qenë të aksidentuar në trafik. Janë kryer 2 operacione emergjente në sallat e operacionit dhe 14 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim. /UBTNews/

Aktualitet

​Gërvalla: Bllokimi në seanca nuk ndërlidhet me emra të përveçëm të deputetëve

Published

on

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla tha se bllokimi nuk ndërlidhet me emrin e përveçëm, por nuk ka gaditshmëri të opozitës për formim të institucioneve.

“Është shumë e qartë që bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, bllokimi lidhet thjesht me mos gaditshmërinë e opozitës për të shkuar në një fazë të re. Pra, në konstituimin e Kuvendit, të qeverisë dhe të punëve të shumta që kemi përpara. Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3 është shpërfaqur hapur gjatë shumë ditëve javëve e muajve të fundit”, tha ajo.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, pas dështimit të radhës për t’u konstituar Kuvendi, tha se AAK kishte mësuar nga gabimi i herës së kaluar kur votoi kundër saj dhe abstenoi kur u hodh në votim emri i Hekuran Muratit.

Ajo e konsideron gabim të madh nëse ndodh që Lista Serbe të certifikohet në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndonëse dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi këtë parti.

“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe sot AAK kishte mësuar nga gabimi i herës së kaluar dhe të paktën abstenoi nga frika që mos përsëri po identikohet nga qytetarët me Listën Serbe. Mirëpo, këto tre subjekte shqiptare dhe Lista Serbe e cila nuk është parti serbe por është një parti e cila synimin e saj thelbësor e ka zhbërjen e Kosovës, një parti e tillë nuk e ka vendin në Kuvend, një parti nuk e ka vendin në udhëheqje komunale prandaj jemi këmbëngul që certifikimi i saj në këto zgjedhje komunale të 12 tetorit nuk duhet të ndodh dhe nuk do të guxoj të ndodh…Do ta konsideroja gabim të madh nëse Lista Serbe certifikohet në këto palë zgjedhje në zgjedhjet komunale”, tha ajo.

E pyetur lidhur me mospjesëmarrjen e Shqipe Selimit në votim kur u propozua emri i saj për kryetare të Kuvendit, Gërvalla tha se është vendim i Selimit dhe nuk ka arsye ta komentoi atë vendim.

“Ne kemi pas një diskutim në grup parlamentar si çdo herë para çdo vendimi që marr nuk ka pas debat rreth kandidimit tim, zonja Selimi i merr vendimet e saja ajo nuk ka marr pjesë në votim në dallim nga disa të tjerë tek të cilët është pritur se nuk mund të votojnë dhe të bashkohen me Listën Serbe dhe me PDK për të votuar kundër personit tim megjithatë ai është vendim personal i zonjës Selimi. Nuk kam asnjë arsye dhe të drejtë ta komentoj”, tha ai.

Gërvalla tha se djali i Xhemajl Mustafës, nipi i Tahir Zemajt e dy komandantët e Koshares u bënë bashkë me PDK-në dhe Listën Serbe dhe votuan kundër saj.

 

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: VV-ja po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë

Published

on

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës, ku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e zvarrit me qëllim konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar mungesën e përpjekjeve serioze nga ana e saj.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që i ka VV, që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit,” tha Krasniqi.

Sipas tij, është bërë e qartë se VV po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë dhe për të shtyrë afatin 30-ditor, duke e thelluar krizën institucionale.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që ka VV që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit. Nëse dikush ka pasur dyshimin më të vogël që VV-ja ka pasur përpjekje të vërtetë, u bë e qartë se një gjë e tillë u vërtetua. Vetëm po vijnë në seancë për të humbur kohë dhe për të zvarritur këtë 30-ditësh, për të hyrë në thellim të krizës. Me vetëdije nuk po dëshirojnë të konstituojnë ministrat. Nuk kanë shansë të marrin vota.”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person shtetas i Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate.

Sipas policisë, R.G, 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar ishte me gjashtë (6) urdhër arreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Mustafa: Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar

Published

on

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar duke potencuar se nuk do të votojnë për asnjë kandidat të partive, me të cilat nuk kanë marrëveshje politike.

Mustafa tha se mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do të mund të bëjë kompromis me partitë e tjera parlamentare për të proceduar më tutje në kuvendin e Kosovës.

“Qëndrimi i LDK-së është ai që ka qenë gjithnjë. LDK nuk voton ndonjë kandidat me të cilin, ose me partinë që nuk ka një marrëveshje politike paraprake…Do të shohim nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që të gjejë një kompromis një rrugë të përbashkët me partitë tjera parlamentare për të proceduar kuvendin, për të votuar kryetarin dhe kryesinë e kuvendit”, tha Mustafa.

Deputeti Besian Mustafa tha se vetëm ata që kanë mbetur gjithmonë besnikë ndaj LDK-së kanë të drejtë të quhen LDK-istë apo rugovistë. Këtë e tha Mustafa pasi u pyet nga gazetarët lidhur me deklarimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, ku ka kritikuar paritë opozitare për mos votimin e Donika Gërvalles për kryeparlamentare.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

 

Continue Reading

Të kërkuara