Sport

​16 klube aludojnë në parregullsi brenda Federatës së Notit, kërkojnë zgjidhje urgjente

Në fillim të muajit maj Federata e Notit u përjashtua nga Komitetit Olimpik.

Published

on

Brenda Federatës së Notit të Kosovë ka parregullsi të mëdha në aspektin e përfshirjes së sportistëve dhe klubeve më të mira të vendit për të marrë pjesë në garat evropiane.

Këtë shqetësim e kanë ngritur në një konferencë për media 16 klube të notit në Kosovë të cilët kanë kërkuar kjo çësjtje të zgjidhet me urgjencë.

Bashkim Haxhimusa, përfaqësues i 16 klubeve të notit tha se veprimet e Federatës së Notit çuan në suspendimin e kësaj nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe se pasojat e kësaj sjellje po i bartin notarët e vendit tonë.

Ai shtoi se sportistët më të mirë si Eda Zeqiri dhe Mal Gashi janë përjashtuar nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare për shkak se janë përjashtuar nga federata dhe se atje janë dërguar atletë të tjerë jo meritorë.

Kur dihet që Federata e Notit është e suspenduar dhe ju ka marr licensa, ndërsa ajo zhvillon aktivitete sportive sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pasoja më së shumti po i bartin sportistët kulmorë, familjarët, klubet, trajnerët dhe të tjerët. Kështu që me një përgjegjësi shumë të madhe e them se 78 përqind e garuesve të notit kualitativ gjendnen në 16 klubet që unë i përfaqësoj ndërsa 25 përqind janë ku i përfaqëson bordi i federatës. Pasojat po i vuajnë sportistët kulmorë, po iu mohohet e drejta që të jenë pjesë e garave ndërkombëtare, krahas të arriturave të veta të cilët kanë rezultate kulmorë”, tha Musa

Mal Gashi, notari më i mirë në këtë sport në Kosovë tha se kërkon sqarime mbi arsyen pse është përjashtuar nga garat evropiane edhe pse është i zgjedhur si më i miri në këtë sport.

Jam notuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë dhe në Shqipëri. Pavarësisht që jam notuesi më i mirë, unë akoma nuk jam duke shkuar në gara ndërkombëtare. Unë nuk e di përgjigjen pse por kisha dashur ta kuptojë”, tha Gashi.

Të njëjtën kërkesë e pati edhe notarja, Eda Zeqiri e cila tha kjo po e dëmton karrierën e saj, por shtoi se pavarësisht këtyre pengesave do të vazhdojë ta bëjë maksimumin për të qenë gati kur kjo çështje të gjejë zgjidhje.

Jam Eda Zeqiri, momentalisht sportistja më e mirë në Kosovë, por fatkeqësisht jo ndër ato sportiste që po e përfaqësojnë Kosovën në garat e nivelit ndërkombëtar dhe botëror. Unë si sportiste e kam për detyrë vetëm të usahtrojë dhe të jap performancën sa më të mirë të mundshme, por fatkeqësisht po me duhet të përballem me sfida që po i paraqet në këtë rast federata me diskriminime dhe mashtrim publike vazhdimisht. Unë si sportiste do të vazhdojë të performojë në detyrën time me shpresën që i vie fundi kësaj pune”, tha Zeqiri.

Në këtë konferencë, përfaqësuesit e këtyre klubeve që të krijohet një komision nga KOK-u dhe Ministria e Sportit i cili do ta vlerësojë gjendjen dhe më pas të shpall kuvendin zgjedhor brenda kësaj federate.

Ndryshe, në fillim të muajit maj Federata e Notit u përjashtua nga Komitetit Olimpik pikërisht për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve dhe parregullsive brenda kësaj federate.

Sport

Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë

Published

on

By

Delegacioni i Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), i përbërë nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Samir Ujkani, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani.

Gjatë takimit, presidenti Ademi e uroi ministrin Gashani për marrjen e detyrës së re, duke vlerësuar faktin që drejtimi i këtij dikasteri tashmë është në duart e një ish-futbollisti dhe pasionanti të madh të futbollit. Ai e informoi ministrin për zhvillimet në federatë, organizimin e garave vendore dhe përfaqësimin e ekipeve kombëtare të Kosova, duke ofruar bashkëpunim të plotë për avancimin e futbollit dhe promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ministri Gashani vlerësoi punën e bërë nga FFK-ja dhe përgëzoi sukseset e arritura nga ekipet kosovare. Ai theksoi se sporti për të nuk është vetëm një obligim institucional, por edhe një pasion i veçantë, duke garantuar vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit me federatën.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte infrastruktura sportive, e cila vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore për futbollin në Kosovë. Përfaqësuesit e FFK-së dhe ministri Gashani theksuan nevojën për përshpejtimin e punimeve në ndërtimin dhe përfundimin e stadiumeve, të cilat konsiderohen jetike për zhvillimin e sportit dhe organizimin dinjitoz të ndeshjeve vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Gashani bëri të ditur se është duke zhvilluar vizita në stadiumet që janë në ndërtim e sipër, duke konfirmuar se përfundimi i tyre është një nga prioritetet kryesore të ministrisë që ai drejton dhe se nuk do të tolerohen vonesa të pajustifikuara.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në kuadër të ‘play-off’-it për FIFA World Cup 2026, si dhe për rëndësinë e mbështetjes institucionale për organizimin sa më të mirë të tyre.

Continue Reading

Sport

Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva

Published

on

By

Kosova ka shënuar një paraqitje të suksesshme në Adriatik Pearl World Youth Boxing Cup për boksierët U19, e cila u zhvillua nga 2 deri më 12 mars në BudvaMali i Zi.

Boksieri kosovar Riad Isufi arriti të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë 55 kilogramë, duke përfaqësuar me sukses Kosovën në këtë turne të fortë ndërkombëtar ku morën pjesë boksierë të rinj nga shumë vende të botës.

Një vlerësim i veçantë iu dha edhe gjyqtarit ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli, i cili u shpall gjyqtari më i mirë i turneut dhe u nderua me një kupë mirënjohjeje për profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë garës.

Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme për boksin kosovar, duke dëshmuar për potencialin e sportistëve të rinj dhe për nivelin profesional të zyrtarëve sportivë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Paris Saint-Germain fiton 5-2 ndaj Chelsea

Published

on

Paris Saint – Germain mori një fitore të madhe 5-2 kundër Chelsea dhe ka një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në Londër.

Bradley Barcola hapi rezultatin për Parisin me një gjysmë-vole të bukur, por Malo Gusto barazoi për Chelsean. Më pas Ousmane Dembélé riktheu epërsinë për PSG.

Chelsea barazoi përsëri me golin e Enzo Fernández, por Vitinha e bëri 3-2 për parisienët.

Në fund, zëvendësuesi Khvicha Kvaratskhelia shënoi dy gola dhe vulosi fitoren 5-2 për ekipin e trajnerit Luis Enrique, duke i afruar shumë me çerekfinalen.

Continue Reading

Sport

Real Madrid mposht Manchester City 3-0

Published

on

Real Madrid fitoi bindshëm 3-0 ndaj Manchester City, me një paraqitje të shkëlqyer të kapitenit Federico Valverde.

Goli i parë erdhi pas një pasimi të gjatë nga portieri Thibaut Courtois, ku Valverde kaloi portierin dhe shënoi. Më pas ai realizoi edhe dy herë të tjera, duke kompletuar hat-trick para pushimit.

Në pjesën e dytë, Vinícius Júnior pati mundësinë të shtojë rezultatin nga penalltia, por goditja e tij u prit nga portieri i Cityt. Real Madridi mbajti epërsinë dhe siguroi një fitore të rëndësishme.

Continue Reading

Të kërkuara