Lajmet

​108 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Rastet aktive me COVID-19 vazhdojnë të bien në Kosovë. Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në nivel vendi janë vetëm 108 raste aktive me COVID-19.

“Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495. Në total numri i rasteve aktive është 108”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270 mijë e 641 doza të vaksinës.

Lajmet

34 vite nga pavarsia e Maqedonisë së Veriut

Published

on

By

Maqedonia e Veriut sot shënon 34 vjet nga shpallja e pavarësisë nga ish-Federata Jugosllave, përmes një referendumi popullor.

Referendumi i asaj kohe u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkonin status autonomie, duke shprehur pakënaqësitë për pozitën e tyre. Megjithatë, sipas vlerësimeve zyrtare, mbi 95 për qind e qytetarëve që dolën në votime u përgjigjën pozitivisht në pyetjen: “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?”.

Procesit i parapriu Deklarata për Pavarësi, e miratuar nga Parlamenti i parë shumëpartiak më 25 janar 1991. Vullneti i popullit për shtet të pavarur u konstatua më 18 shtator 1991 me pranimin e rezultateve të referendumit në Kuvend. Një tjetër hap i rëndësishëm ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991, e cila nuk mori mbështetjen e deputetëve shqiptarë. Dhjetë vite më vonë, pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetuta u plotësua.

Shteti i parë që njohu pavarësinë e Maqedonisë ishte Bullgaria, pasuar nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia dhe Bosnja e Hercegovina. Më 26 prill 1992 vendi u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit, ndërsa më pas formoi edhe Armatën, e cila feston ditëlindjen më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtar-juridik u konfirmua më 8 prill 1993, kur Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të e Kombeve të Bashkuara.

Sot, vendi ka marrëdhënie diplomatike me mbi 170 shtete të botës dhe pas një periudhe të gjatë sfidash, më 30 mars 2020, u bë anëtarja e 30-të e NATO-s./D.B/Zhurnal.mk

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasjet dhe plagosjet e sotme në Shkodër

Published

on

By

Policia shqiptare, ka arrestuar Ragip Gila, i dyshuar si autor të ngjarjes së rëndë në Shkodër, me dy të vrarë e tashmë dy të plagosur.

Nga të shtënat në një lokal në afërsi të Bashkisë Shkodër, mbeti i vrarë Armando Pali, 3 persona të plagosur, ndërsa njëri prej tyre s’u mbijetoi plagëve dhe vdiq në spital.

Vrasësi sipas abcnews.al, ishte në me maskë në kokë, në momentin që hyri në lokal dhe qëlloi me armë.

Pas ngjarjes, autori fillimisht ishte larguar me një automjet.

Ragip Gila sipas mediave shqiptare kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu.

Ai u kap më 6 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor, ku iu sekuestruan një armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke të gjitha elemente që ngrejnë dyshime mbi përgatitjen për ngjarje kriminale.

Pavarësisht se ishte arrestuar për posedim të armëve dhe mjeteve të rrezikshme, Gila kishte arritur të rifitojë lirinë pak kohë më parë. Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një atentat me armë zjarri që la pas dy viktima, Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Geridon Kraja, i njohur si truproja i Erogen Vaso (Brajoviç) dhe u plagos Erogen Vaso (Brajoviç), shtetasja M. K., 25 vjeçe, kamariere në lokal./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1815 premtime, realizuan vetëm 918

Published

on

By

Instituti GAP ka publikuar raportin për nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore për mandatin 2021-2025 që kanë dhanë kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale. Në bazë të raportit të tyre, kryetarët kanë dhënë 1815 premtime zgjedhore në fushatën elektorale, ndërkaq kanë zbatuar vetëm 918 sosh.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sipas raportit të GAP, në vitin 2021 ka dhënë 206 premtime zgjedhore, por për katër vjet ka realizuar vetëm 73 premtime. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë 78 premtime, por ka realizuar 42 sosh. Ndërkaq kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë 109 premtime por i ka realizuar vetëm 55”, tha hulumtuesi i GAP, Bekim Salihu, në konferencë për media të hënën./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Raportohet për katër të vrarë në një sulm me armë zjarri në Jerusalem

Published

on

By

Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, njoftuan shërbimet e emergjencës, raporton BBC.

Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom identifikoi të vdekurit, një burrë rreth të 50-ave dhe tre burra rreth të 30-ave. Pesë persona me plagë nga armë zjarri u dërguan në spitalet lokale, dhe disa të tjerë u plagosën nga xhamat e thyer, shtoi ajo.

Policia izraelite tha se sulmi ndodhi në kryqëzimin Ramot – i cili ndodhet në periferi veriperëndimore të qytetit. U tha se “dy terroristë u neutralizuan”.

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se personat e armatosur hipën në një autobus dhe hapën zjarr përpara se një ushtar t’i qëllonte. Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm nga ndonjë grup i armatosur./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara