Lajmet

​102 pacientë me oksigjenoterapi

12 të tjerë në mjekim intensiv.

Published

on

141 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në kuadër të klinikave klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 133 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, tetë të negativizuar.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë njoftuar se 102 pacientë janë me oksigjenoterapi, kurse 12 të tjerë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 51 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 12 pacientë

Klinika e Pediatrisë, tre pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, shtatë pacientë

Spitali i Prizrenit, 12 pacientë

Spitali i Gjilanit, dhjetë pacientë

Spitali i Pejës, nëntë pacientë

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

Spitalit Mitrovicës, pesë pacientë

Spitali i Ferizajt, 17 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, një pacient

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 e deri në 9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 17 e 20 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi prej 1 e deri në 5 metër për sekond./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Radoniqi për rezultatet e zgjedhjeve: Duhet t’i presim edhe ankesat nga PZAP

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit, ku pesë nga to janë për kryetarë të Komunave, ndërsa 11 të tjera për Kuvende Komunale.

Drejtori i sekretariatit të KQZ-së ka paraqitur sot para anëtarëve të Komisionit propozimin për rinumërimin e 16 vendvotimeve ku përfshihet një kuti e votimit në Deçan, një në Gllogoc, dy në Gjilan, një në Lipjan, dy në Prishtinë dy në Prizren, një në Shtime dhe një Suharekë.

Ndërsa, Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besnik Buzhala ka treguar pse nuk janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve lokale brenda afateve që ishte, pra sot. E kjo erdhi pas pyetjes së anëtarit të PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, për këtë çështje.

Procesi i numërimit në QNR më së voni përfundon ditën e nesërme. Por për detaje  numërimit sipas rekomandimit varet sa fletëvotime janë e si ka me shku numërimi. Ndërsa sipas planit operacional që ka miratuar KQZ, shpallja përfundimtare e rezultateve është dashtë të ndodhte shumë me datë 22, meqenëse sot nuk kemi mujt me implementu një aktivitet. Mendoj që ky proces përfundon sa i përket numërimit të gjithë fletëvotimeve”, tha ai.

Këtu u plotësua edhe me ndërhyrjen e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili tha e duhet të priten dhe vendimet e PZAP-së për ankesat.

“Pa paragjykuar ndonjë vendim të PZAP, sa e kemi pa PZAP është e vërshuar nga ankesat kështu që duhet me prit edhe ankesat nga PZAP para se me u shpall rezultati.

Në mbledhjen e KQZ-së anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi ka bërë një thirrje për Prokurorinë që t’i hetojnë vendvotimet me asistencë.

“Ftoj Prokurorinë që t’i hetojë rastet me asistencë rrënjësisht, sepse nuk është e mundur që në një qytet të ketë 10% të votimeve me asistencë”, tha ai.

Në këtë mbledhje, KQZ vendosi edhe për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Ky miratim u bë për të mundësuar zhvillimin e votimit jashtë Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Minho-s nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi akademik në Braga

Published

on

By

Në kuadër të vizitës zyrtare në qytetin historik të Braga-s, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Rektori i Universitetit të Minho-s, Prof. Dr. Rui Vieira de Castro, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Kjo marrëveshje ka si objektiv të promovojë shkëmbimin e studentëve të ciklit të parë dhe të dytë, duke ofruar mundësi për përvoja akademike dhe kulturore nga të dyja anët. Gjithashtu, marrëveshja parasheh mbikëqyrjen e përbashkët të tezave të masterit, nxitjen e hulumtimeve dhe inovacionit në fushat përkatëse.
Një aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi dhe zhvillimi i përbashkët i planeve dhe kurrikulës së programeve me interes të përbashkët në përputhje me politikat zhvillimore dhe kërkesat e tregut.
Me këtë marrëveshje, dy rektorët u zotuan se do të angazhohen për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm dhe të frytshëm, i cili do të sjellë përfitime të ndërsjella për të dyja institucionet./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për kontrabandimin e 5 shtetasve kinezë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, nën dyshimet se ka kryer veprën penale kontrabandë me migrantë.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 21 tetor 2025 rreth orës 20:20, në Seqishtë, Hani i Elezit, saktësisht te Parku memorial “Bllaca 99”, i mituri ka organizuar-kontrabanduar kalimin e jashtëligjshëm të migrantëve, saktësisht pesë persona me shtetësi kineze, duke kaluar vijën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.

Personi i mituri fillimisht ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Serbisë, dhe kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20 euro, e më pas i merr personat nga shteti i Serbisë, hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur, dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon te vija kufitare Kosovë-Maqedoni Veriore, ku aty nga njësiti patrullues kufitar janë vërejtur dhe kanë arritur të ndalojnë që të gjithë dhe t’i shoqërojnë në stacionin policor kufitar rajoni Lindje-Kaçanik, ku i mituri edhe është arrestuar, me këtë kishte për të kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.

I mituri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 24-orë./KP

Continue Reading

Të kërkuara