Lajmet

Komuna e Fushë Kosovës i kthehet sot shërbimeve të rregullta komunale

Megjithëkëtë, qytetarëve do t’iu kërkohet që të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Published

on

Nga sot komuna e Fushë Kosovës do të ofrojë shërbime të rregullta komunale për qytetarët e saj, njoftojnë nga kjo komunë.

“Komuna e Fushë Kosovës nga data 16 shkurt, shërbimet komunale do t’i ofrojë në orarin e rregullt nga ora 09:00 deri në ora 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e komunës.

Megjithëkëtë, qytetarëve do t’iu kërkohet që të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

“Gjithashtu ju njoftojë se për ta pasë qasje në shërbimet komunale, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, jeni të obliguar që t’i respektoni masat parandaluese si, bartja e maskës, distanca fizike dhe higjiena e duarve”, përfundon njoftimi.Kujtojmë se nga 9 mijë e 461 raste aktive me COVID-19, 444 prej tyre janë në komunën e Fushë Kosovës.

Ndërsa, në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 373 raste të reja me COVID-19, e që prej këtyre del që 19 qytetarë janë nga Fushë Kosova.

Po në të njëjtin raport, IKShPK njoftoi se 1 mijë e 710 qytetarë janë shëruar nga COVID-19. Në mesin e tyre edhe 80 qytetarë të komunës së Fushë Kosovës.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara