Sport

​Zyrtare, United zbulon numrin që do ta bartë Casemiro

Ardhja e brazilianit u konfirmua të hënën mbrëma dhe ai u prezantua në “Old Trafford”.

Published

on

Manchester United ka konfirmuar se Casemiro do të mbajë fanellën me numrin 18, pas përfundimit të transferimit të tij nga Real Madridi.

Ardhja e brazilianit u konfirmua të hënën mbrëma dhe ai u prezantua në “Old Trafford” përpara fitores 2-1 ndaj Liverpoolit.

Të enjten, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve u stërvit me shokët e tij të rinj të skuadrës për herë të parë dhe ai është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Southamptonit në stadiumin “St Mary”.

Ka pasur shumë spekulime rreth numrit që Casemiro do të bartë te United, por debati tani ka përfunduar dhe tifozët do ta ta shohin atë me fanellën numër 18 këtë sezon.

Sport

Driton Kuka kujton 10-vjetorin e arit olimpik të Majlinda Kelmendit: Ajo ditë e madhe në Rio de Janeiro

Published

on

By

Sot bëhen 10 vjet nga triumfi historik i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ku ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike.

Me këtë rast, trajneri i saj, Driton Kuka, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, duke rikujtuar rrugëtimin drejt suksesit më të madh në historinë e sportit kosovar.

Kuka theksoi se para triumfit olimpik, Majlinda kishte fituar katër tituj të kampiones evropiane dhe dy tituj të kampiones botërore, por gjithmonë ekzistonte një pyetje.

“Gjithmonë kishte një ‘por’ nga njerëzit kudo që takonim. ‘Por Olimpiada’, ishte komenti dhe kishin të drejtë, megjithatë Olimpiada është e veçanta”, ka shkruar ai.

Sipas Kukës, më 7 gusht 2016 u plotësua edhe hallka që mungonte në koleksionin e medaljeve.

“Sot 10 vjet erdhi e arta olimpike, ajo që mungonte dhe tashmë i kishim të gjitha medaljet e arta që mund të fitohen në sport. Ne s’jemi ndal me kaq, pas të artës së parë i kemi edhe dy tjera të arta”, u shpreh ai.

Në fund të mesazhit, trajneri i xhudos kujtoi se ajo fitore në Rio ishte një moment historik jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët.

“Ajo ditë e madhe në Rio de Janeiro! E madhe për Kosovën e shqiptarët anembanë botës! U nis në Rio, vazhdoi në Tokio, dashtë Zoti tutje me tjera medalje olimpike”, përfundoi Kuka në postimin e tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Drita e nis me fitore aventurën evropiane

Published

on

By

Përmes një postimi në faqen zyrtare, FC Drita ka festuar fitoren e rëndësishme ndaj Tre Fiorit në ndeshjen e parë të sezonit evropian, njëherësh edhe debutimin e trajnerit Visar Sermaxhaj në krye të skuadrës në arenën ndërkombëtare.

Klubi bardhekaltër e cilësoi këtë sukses si një nisje të shkëlqyer të rrugëtimit evropian, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit, i cili tregoi karakter, përkushtim dhe besim deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

“Debutim fitues në Evropë! Ndeshja e parë e Visar Sermaxhajt në krye të skuadrës përfundon me një sukses të madh në skenën ndërkombëtare. Me karakter, përkushtim dhe besim deri në fund, ne mposhtëm Tre Fiorin dhe hodhëm një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë evropian”, thuhet në reagimin e FC Dritës.

Në fund të postimit, klubi uroi trajnerin Visar Sermaxhaj, stafin teknik, futbollistët dhe të gjithë familjen bardhekaltër për këtë fitore të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi transferon Yan Diomanden, nënshkruan kontratë deri në vitin 2033

Published

on

By

Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e një prej talenteve më të kërkuara të futbollit evropian, Yan Diomande, duke e bërë sulmuesin anësor përforcimin më të ri të skuadrës.

Klubi madrilen njoftoi se ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun për transferimin e 19-vjeçarit, i cili ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2033.

“Real Madridi dhe RB Leipzigu kanë arritur marrëveshje për transferimin e Yan Diomandes, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për shtatë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2033”, thuhet në komunikatën zyrtare të “Los Blancos”.

Transferimi i reprezentuesit të Bregut të Fildishtë ishte një nga temat më të përfolura të merkatos së verës, pasi për të shfaqën interes disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Megjithatë, gara u fitua nga Real Madridi, i cili siguroi firmën e një futbollisti që konsiderohet si një nga talentet më premtues të brezit të tij.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, marrëveshja mund të arrijë vlerën totale prej 140 milionë eurosh, duke e bërë Diomanden një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e klubit madrilen. Shuma përfshin rreth 125 milionë euro të garantuara, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga bonuse të lidhura me paraqitjet dhe sukseset sportive.

Diomande vjen në “Santiago Bernabéu” pas një sezoni mbresëlënës me Leipzigun, ku realizoi 12 gola dhe regjistroi nëntë asistime në Bundesliga, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit anësorë më premtues në futbollin evropian.

D.L

Continue Reading

Sport

Drita sonte përballet me Tre Fiori në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës

Published

on

By

FC Drita rikthehet sonte në aksion në garat evropiane, ku do të përballet me skuadrën nga San Marino, Tre Fiori FC, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Skuadra kampione e Kosovës synon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt fazës “play-off”, duke kërkuar rezultat pozitiv në transfertën që do të zhvillohet në “San Marino Stadium” në Serravalle.

Takimi nis në orën 21:00, ndërsa bardhekaltrit do të tentojnë të vazhdojnë ecurinë e mirë në arenën evropiane dhe të krijojnë epërsi para ndeshjes së kthimit.

Ndeshja mes Tre Fiori dhe Dritës zhvillohet sonte në stadiumin “San Marino Stadium”, në Serravalle të San Marinos.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara