Kronikë e zezë

​Zhduket vajza 13-vjeçare në Gjilan, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia nuk dha më shumë detaje.

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kërkon ndihmën e qytetarëve me qëllim gjetjes së një vajze të raportuar si e zhdukur.

Në njoftim thuhet se 13-vjeçarja me inicialet A.I., shtetase kosovare, ka adresë të banimit Gjilanin, por nuk jepen më shumë detaje lidhur me rastin.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Lajmet

Zhduket një burrë në Gjilan

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për zhdukjen e një burri në Gjilan.

Rasti është raportuar nga bashkëshortja e personit të zhdukur, e njëjta i ka thënë Policisë se nga data 05.07.2026 është larguar nga shtëpia personi dhe me nuk ka pasur kontakte me familjaret.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dy vëllezër në gjendje të dehur rrahen mes vete dhe sulmojnë policët në Prishtinë

Published

on

By

Një përleshje fizike mes dy vëllezërve në Prishtinë ka përfunduar me sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe arrestimin e të dyshuarve.

Rasti është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të policisë, ku incidenti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas raportit policor, dy të dyshuarit fillimisht janë hasur nga policia duke u rrahur dhe grushtuar me njëri-tjetrin. Me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë tentuar t’i qetësojnë dhe t’u japin urdhra, por vëllezërit nuk i kanë përfillur ato. Përkundrazi, të dyshuarit janë kthyer nga policët, duke i sulmuar dhe goditur fizikisht edhe ata.

Si pasojë e përleshjes dhe sulmit, lëndime trupore kanë pësuar si zyrtarët policorë, ashtu edhe vetë të dyshuarit, të cilët kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy vëllezërit – të cilët rezultuan të ishin në gjendje të dehur – janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Intervistimi i tyre nga hetuesit pritet të bëhet sapo të këndellen plotësisht nga efekti i alkoolit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dogana sekuestron 29,900 euro dhe mall të padeklaruar në Han të Elezit

Published

on

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 29,900 euro dhe mall me natyrë komerciale të padeklaruar gjatë një kontrolli rutinë në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mall komercial që nuk ishte deklaruar, si dhe 29,900 euro para të gatshme te drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

“Gjatë kontrollit fizik të automjetit është konstatuar një sasi malli me natyrë komerciale, e cila nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore. Po ashtu, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit janë gjetur 29,900 euro në para të gatshme, të cilat gjithashtu nuk ishin deklaruar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se malli, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Sipas Doganës, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara me ligj, përfshirë konfiskimin e një përqindjeje të mjeteve monetare, sipas vendimit të autoritetit kompetent, si dhe procedurat për kundërvajtje doganore.

Dogana rikujton se çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës me 10 mijë euro ose më shumë, apo kundërvlerën e tyre në valuta të tjera, është i obliguar t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore dhe mund të sjellë masa administrative dhe procedura të tjera ligjore./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia ndalon kalime të paligjshme kufitare në Gjilan dhe Podujevë, konfiskohen edhe dru kontrabandë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të kalimit të paautorizuar të vijës kufitare, të evidentuara gjatë ditës së 6 korrikut 2026 në rajonet e Gjilanit dhe Podujevës.

Në fshatin Dunavë të Gjilanit, rreth orës 17:00, policia ndaloi dy automjete që drejtoheshin nga dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në fshatin Bervenik të Podujevës, rreth orës 20:00, policia ndaloi një traktor të ngarkuar me dru, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës duke kaluar kufirin me Serbinë.

Rasti është iniciuar si “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”. Me vendim të prokurorit, ngarkesa me dru i është dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara