Kronika e zezë

​Humb jetën një punëtor, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë Naser Syla.

Publikuar

Një punëtor i moshës rreth 30-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë Naser Syla dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi.

Doktor Syla tha se viktima ka arritur në emergjencë pa shenja jete, pa dhënë detaje tjera.

Po, rreth orës 8:30 sot kemi pranuar rastin… veç u konfirmuar vdekja… moshë e re ishte, diku nën 30 vjeç”, theksoi Syla.

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka thënë se nëpërmes telefonit se janë në dijeni për vdekjen e një punëtori, por theksoi se nuk ka informata të hollësishme.

Jemi në dijeni në kuptimin e përgjithshëm, jo në kuptim të detajuar, por për informata më të hollësishme na shkruan në email për të pasur një përgjigje më të detajuar”, ka thënë Nikçi.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia për vdekjen e 48-vjeçares: Është qëlluar derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj

Policia ka bërë të ditur se përpos njërit që ka vdekur në vendin e ngjarjes, një tjetër ka vdekur gjatë ditës së sotme në QKUK.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për dy vrasjet e mbrëmshme që ndodhën në Prishtinë. Për rastin e vrasjes me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada”, Policia ka bërë të ditur se përpos njërit që ka vdekur në vendin e ngjarjes, një tjetër ka vdekur gjatë ditës së sotme në QKUK.

Sipas PK-së, viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe se nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

Në këtë rast, PK-ja ka bërë të ditur se katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Prokuroria jep detaje nga vrasja e rëndë në Prishtinë

Derisa në vendin e ngjarjes Ulaj tha se janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

Publikuar

nga

Pas vrasjes së rëndë në Prishtinë që ndodhi një ditë më parë, prokuroria ka dhënë detaje për rastin.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen më të rëndë shëndetësore”, thuhet në përgjigje.

Derisa në vendin e ngjarjes Ulaj tha se janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, thuhet në njoftim.

Derisa edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të këtij rasti.

“Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, përfundon njoftimi i policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK.

Publikuar

nga

Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ku mbeti një i vrarë dhe dy tjerë të plagosur. Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK. Ai ka thënë se pacientja është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Pacientes të cilës ju i referoheni është sjellë mbrëmë në Njësinë e Mjekimit Intenziv pas intervenimit kirurgjik që është dashur të kryhet në sallën operative të Qendrës Emergjente ku është sjellë paraprakisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar me armë zjarri”, ka thënë Uka, duke e konfirmuar vdekjen e saj.

Uka ka thënë se viktima është e moshës 49-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Organizuan skema piramidale dhe bixhoz, arrestohet një person në Skenderaj

Kështu njoftoi Policia e Kosovës.

Publikuar

nga

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar punëtor i një lokali, pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi.

Gjatë bastisjes së lokalit janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy masa, si dhe letra që shërbejnë për printim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punëtor i një lokali, pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi. Gjatë bastisjes së lokalit, janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy maska, si dhe letra që shërbejnë për printim. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara