Kronikë e zezë

​Zhduket një djalë në Ferizaj

Rasti është duke u hetuar.

Published

on

Një djalë është zhdukur në Ferizaj. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se djali i saj, mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.  

Lajmet

Vetëvrasje me armë gjuetie në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i rëndë i vetëvrasjes është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 09:40, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jete viktimën burrë.

Sipas raportit zyrtar, dyshohet se personi në fjalë ka marrë jetën e tij duke përdorur një armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet se është përdorur në këtë akt tragjik.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara