Kronikë e zezë

Me viza të falsifikuara tentuan të kalonin përmes Rinasit, arrestohen 3 kosovarë

Vihen në pranga 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Published

on

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transit”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas po tentonin të kalonin në PKK Rinas, me dokumente të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:– B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;– L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;
– V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Continue Reading

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara