Vendi

​Zemaj rendit sukseset e institucioneve të sigurisë

Zemaj kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmanin për fokusimin e madh për agresionin rus në Ukrainë

Published

on

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka renditur tri suksese të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, tha se shtrirja e autoritetit të policisë në veri është në interes të vendit.

Sipas tij, lufta ndaj kontrabandës dhe arrestimet e policëve të korruptuar në kufij është për t’u vlerësuar, ndërkohë shtoi si rezultate pozitive edhe luftën kundër drogave në afërsi të shkollave.

“Sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit edhe neve na intereson shtrirja e autoritetit të policisë dhe gjitha institucioneve edhe në veri dhe kudo në Kosovë. E dyta si rezultate pozitive, ndoshta që është interes edhe mbrojtjes dhe të fëmijëve shihet që është lufta e mirë dhe pa kompromis kundër drogave. Unë e vlerësoj pozitivisht edhe me arrestimet në kufi, duke na mbrojtur nga hyrjet-daljet dhe kontrabanda e mallrave dhe materialeve tjera që ndikojnë negativisht në jetën tonë”, tha ai.

Krahas kësaj, Zemaj kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmanin për fokusimin e madh për agresionin rus në Ukrainë, “për t’i mbuluar dështimet e tyre”.

Lajmet

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

Published

on

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale shënohet çdo 27 tetor, datë kjo e zgjedhur nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale.

Dokumentet audio-vizuale, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekujve 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë mbrojtjen e identitetit kulturor të njerëzve, por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur qe nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimitë audio-vizuale në botë janë të rrezikuara, thuhet në ueb sajtin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite. /S.K/KP/International Institute of Mass Media/

Continue Reading

Lajmet

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Published

on

Janë bërë 10 vjet që kur Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, më 27 tetor 2015 në Strasburg.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim-Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ministri Malaj: Shqipëria, 10 miliardë euro të ardhura në buxhet deri më 2030

Published

on

Ministri i Financave i Shqipërisë Petrit Malaj deklaroi se reformat kryesore fiskale të ndërmarra nga qeveria do të garantojnë një sistem më të drejtë, më konkurrues dhe plotësisht të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Sipas tij, rritja e qëndrueshme ekonomike dhe menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike do të çojnë të ardhurat buxhetore në 10 miliardë euro në fund të dekadës.

“Të ardhurat buxhetore parashikohen të arrijnë 10 miliardë euro në 2030, me një rritje prej 311 milionë eurosh në vit si rezultat kryesisht i zgjerimit të bazës tatimore”, tha Malaj.

Malaj theksoi se “Paqja Fiskale” do të sjellë lehtësime të ndjeshme për qytetarët dhe bizneset brenda harkut kohor 2026-2030, përmes faljes së detyrimeve tatimore e doganore të prapambetura, duke i hapur rrugën një marrëdhënieje të re midis administratës dhe tatimpaguesve.

Po ashtu, informoi ai, do të vijojë politika e taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029, me synimin për të nxitur sipërmarrjen e vogël dhe formale. Një vëmendje të veçantë qeveria i ka kushtuar sektorit të bujqësisë, ku pritet rishikimi i skemës së TVSH-së për fermerët në përputhje me praktikat e BE-së.

Në këtë kuadër, ministri vuri në dukje se fermerëve do t’u mundësohet kompensim deri në 10% të TVSH-së për çdo blerje malli apo shërbimi që mbështet zinxhirin e prodhimit.

Në fushën e tatimit të pasurisë, reforma e re do të bazohet në vlerën reale të pronës, duke zbatuar një metodologji të përditësuar të çmimeve të referencës, me qëllim rritjen e drejtësisë fiskale dhe uljen e informalitetit.

Ministri theksoi gjithashtu se do të hapet një proces i ri rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me një normë të reduktuar tatimore prej vetëm 5% për individët dhe personat juridikë, për të inkurajuar deklarimin e saktë të pronës./S.K/KP/ATSH/

Continue Reading

Lajmet

​Shkodra drejt normalizimit pas reshjeve të dendura

Published

on

Në Shkodër strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se qarku Shkodër është më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.

Ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura kanë qenë në terren në bashkinë Vau Dejës, ku situata aktualisht është drejt normalizimit. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse.

Gjithashtu, në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi, po punohet për pastrimin e inerteve në akset rrugore ku ka pasur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Vengu theksoi se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, si dhe strukturat e emergjencave civile të bashkive dhe institucioneve përkatëse, janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme, /S.K/KP/ATSH/

Continue Reading

Të kërkuara