Lajmet

​Zelensky rrugës drejt SHBA, ja dhurata për Joe Biden

Dhurata është një flamur të nënshkruar nga ushtarët në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

Published

on

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se po udhëton për në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe do t’i drejtohet Kongresit.

Përmes një postimi në Twitter deklaroi se do të diskutojë me Biden për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe “të ketë një fjalim në Kongres dhe një numër takimesh dypalëshe”.

Udhëtimi do të jetë i pari i Zelenskyt jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

Megjithatë, Zelensky nuk po shkon në Uashington duarthatë. Ai do të ketë një dhuratë për presidentin amerikan Joe Biden: Një flamur të nënshkruar nga ushtarët në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

Ushtari pa emër u pa në video duke i dorëzuar flamurin Zelenskyt në qytetin e Bakhmut, duke thënë se ishte një dhuratë “për vëllezërit tanë në SHBA. Ne ju kërkojmë t’ua jepni atyre. Faleminderit”.

“Djemtë më dhanë flamurin tonë të mrekullueshëm me firmat e tyre të shkruara në të për ta dorëzuar”, u tha Zelensky gazetarëve që udhëtonin me të.

“Situata jonë është e vështirë. Armiku po rrit numrin e trupave të tij, por djemtë tanë janë më të guximshëm. Ne kemi nevojë për armë më të forta. Ne do t’i përcjellim mirënjohjen nga djemtë tanë Kongresit dhe Presidentit të SHBA për mbështetjen e tyre, por ajo [mbështetje ] nuk mjafton”, tha ai.

Vizita e Zelensky në vijat e frontit në Ukrainën lindore u zhvillua një ditë para se ai të nisej për një vizitë të papritur në Uashington, ku Biden pritet të njoftojë se po dërgon afro 2 miliardë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë në Ukrainë, duke përfshirë një sistem të ri të sofistikuar të mbrojtjes ajrore.

Pas takimit të dy presidentët do të mabjnë një konferencë ndërsa më pas Zelensky do t’u drejtohet anëtarëve të Kongresit në Capitol Hill.

Lajmet

Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

Published

on

Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është emëruar zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Vendimi unanim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.

Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në punën e komisionit “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.

Pikërisht mbledhja e radhës e këtij komisioni do të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani: Fitorja ndaj Juventusit shumë e rëndësishme

Published

on

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në stadiumin “Maradona”, dhe mbrojtësi Amir Rrahmani e vlerësoi këtë sukses pas ndeshjes.

“Çdo fitore është gjithmonë e rëndësishme. Nuk kemi qenë kurrë në telashe. Ata që luajnë tani po luajnë mirë. Sot luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer që lufton për gjysmën e sipërme të tabelës, kështu që fitorja është edhe më e rëndësishme,” tha Rrahmani.

Ai theksoi se tani vëmendja është te sfida e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

“Tani duhet ta shijojmë këtë fitore, sepse luftuam, por e merituam. Pastaj do të mendojmë për Ligën e Kampionëve, po luajmë jashtë fushe dhe kjo është gjithmonë e vështirë.”, tha ai.

Rrahmani nuk la pa përmendur edhe trajnerin Luciano Spalletti.

“Nuk jemi takuar, por ai është ende një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Të gjithë e dimë se është një njeri i shkëlqyer.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Osmani pret në takim homologun hungarez

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të hënën në takim presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes dhe në fillim të takimit. Ndërkaq nuk është paraparë as konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Ky është takimi i dytë mes Osmanit dhe Sulyok. E para e vendit gjatë muajit qershor të këtij viti është pritur në takim zyrtar nga presidenti hungarez në Budapest.

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli në krizë para sfidës me Interin

Published

on

Liverpooli po përjeton momente të nxehta në prag të ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Interit, ndërsa e ardhmja e Mohamed Salahit për këtë duel mbetet e paqartë.

Sulmuesi egjiptian mund të mos udhëtojë fare drejt Milanos, pasi klubi është duke shqyrtuar masa disiplinore ndaj tij pas komenteve të ashpra që ai ka bërë kundër trajnerit Arne Slot.

Sipas burimeve të brendshme, drejtuesit e Liverpoolit janë të shqetësuar nga sjellja e Salahut dhe po diskutojnë nëse veprimet e tij cenojnë autoritetin e trajnerit dhe atmosferën në ekip. Vendimi përfundimtar pritet të merret sot, pak para se Slot të dalë në konferencën e planifikuar për shtyp.

Ndeshja kundër Interit është një test i madh për Liverpoolin, por tensionet e brendshme po e errësojnë përgatitjen e skuadrës.

Nëse Salah përjashtohet, kjo do të krijonte tronditje të madhe brenda klubit dhe te tifozët, duke shtuar presionin mbi trajnerin dhe ekipin në një moment kritik të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara