Sport

​Xhaka: Udhëtimi në Serbi nuk ishte vendim i lehtë

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo”, tha ai.

Publikuar

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është ndalur të flas për herë të parë për udhëtimin e tij në Novisad të Serbisë, atje ku u ballafaqua me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultimit me trajnerin Murat Yakin.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë”, ka thënë Xhaka.

Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare me Zvicrën sonte kundër Izraelit.

Sport

Ylli gjerman me origjinë shqiptare bie në radarët e Liverpool

Publikuar

nga

“Sport Bild” bën të ditur se anësori i Mainz, Brajan Gruda është duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Bundesliga dhe nga jashtë Gjermanisë.

Liverpooli, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Aston Villa dhe Newcastle kanë shprehur interesim në Grudën, që me prejardhje është shqiptar. Thuhet se transfeirmi i mundshëm i Grudës do të kushtojë plot 20 milionë euro.

Ky sezon ka qenë sezoni debutues i Grudës, por ai i ngriti performancat e tij me ardhjen e Bo Henriksen si trajner. Në sezonin e tij të parë, Gruda ka katër gola dhe tre asistime në 28 ndeshje dhe e ndihmoi Mainzin të mbijetojë në Bundesliga në ditën e fundit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Trepça thërret tifozët para sfidës me Yllin: Jeni lokomotiva jonë

Publikuar

nga

Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e spektaklit të fianles së pestë ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ku edhe do të përcaktohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll.

Pas katër finaleve të zhvilluara, rezultati mes dy klubeve është 2-2, ndaj finalja e pestë do të qartësojë gjithçka.

E një ditë para ndeshjes, klubi mitrovicas u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje sa më të madhe në këtë finale.

“Shumë festa e shumë gëzime kishim gjatë edicionit 2023/24, të cilin e përmbyllim me ndeshjen vendimtare ndaj Golden Eagle Yllit, të enjten nga ora 19:00. Jemi një fitore larg synimit madhor – titullit të kampionit të Kosovës. Me ju në krahë, jemi një fitore afër titullit. Na presin 40 minuta të zjarrtë, 40 minuta angazhim maksimal, përkushtim,  dëshirë e vetëmohim. Por edhe 40 minuta të përkrahjes së paparë nga tribunat, nga lojtari ynë i gjashtë, nga tifozët që i ka lakmi secili klub në Evropë… nga ata që janë lokomotivë e Trepçës së madhe. (Vërejtje: Biletat dalin në shitje të enjten në ora 9:00. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave. Biletet shiten për personat mbi 16 vjet. Bileta VIP, njëjtë si biletat e zakonshme, vlejnë vetëm për një person) Të gjithë së bashku, lojtarë e tifozë, si një trup i vetëm! Për Mitrovicën, Për qytetin e minatorit, Për secilin mitrovicas kudo në botë, Për TREPÇËN kampione”, thuhet në thirrjen e klubit mitrovicas.

Vazhdo të lexosh

Sport

Kapiteni i Golden Eagle Yllit flet para finales ndaj Trepçës

Publikuar

nga

Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka folur para duelit të së enjtes ndaj Trepçës për ndeshjen e vlefshme për finalen e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, e cila do të zhvillohet në Mitrovicë.

Seria e finaleve qëndron në rezultat të barabartë 2:2. Skuadra që regjistron tri fitore e para shpallet kampione.

Para finales së pestë, kapiteni i Golden Eagle Yllit tha se në Mitrovicë do të shkojnë vetëm për fitore.

Edhe kësaj sezone po i vjen fundi. Ndeshja e pestë finale, e 11-ta në total me Trepçën sivjet. Mendoj që të dy skuadrat kemi treguar lojë të mira dhe gjithë tifozët kanë pasur mundësi të kënaqen me ndeshjet. Normal që në lojën e fundit shkojmë në Mitrovicë për fitore, shpresoj të fitojë më i miri. Forca Ylli”, tha Morina.

Vazhdo të lexosh

Sport

​I përfundoi huazimi në Angli, Origi rikthehet në Serie A

Publikuar

nga

Nottingham Forest e konfirmon se Divock Origi ka arritur në fund të periudhës së huazimit në klub, kështu që belgu do të kthehet në Milano.

Reprezentuesi belg rikthehet në Milano pas një huazimi një-vjeçar në Nottingham Forest, konfirmoi skuadra e Premier Ligës me një deklaratë zyrtare.

Nottinghami tha se Origi dhe lojtarë të tjerë, përfshirë Gio Reyna, Nuno Tavares, Gonzalo Montiel dhe Rodrigo Ribeiro “kanë arritur në fundin e huazimeve të tyre në Trentside“.

Origi, 29 vjeç, iu bashkua Milanit në një transferim të lirë nga Liverpool në vitin 2022, por nuk arriti të bënte përshtypje në sezonin e tij të parë në “Stadio Meazza”, duke shënuar vetëm dy gola në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Ai u huazua te Nottingham Forest verën e kaluar, por ish-sulmuesi i Liverpoolit pati një tjetër periudhë zhgënjyese në klub, duke shënuar vetëm një herë në 22 paraqitje.

Pas sezonit të tij në klub, Origi nuk ishte më pjesë e planeve të Stefano Piolit dhe mbetet për t’u parë nëse trajneri i ardhshëm i Milanit do të mbështetet tek ai në sezonin 2024/2025.

Origi fiton 4 milionë euro në sezon në “Stadio Meazza” dhe kontrata e tij me gjigantin e Serie A skadon në qershor të vitit 2026.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara