Lajmet

​Vrasja e Marigona Osmanit, sot merret vendimi për Krivaqën dhe Sejdiun

Seanca do të mbahet në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur për publikun.

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj sot (e premte) do të mbajë seancën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit. Seanca do të mbahet në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur për publikun.

Para fillimit të seancës, në ora 10:30 para objektit të Gjykatës së Ferizajt do të mbahet një protestë të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist “për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”.

“Dhuna mizore të cilën e ushtroi Krivaqa me ndihmën e Sejdiut ndaj Marigonës deri kur e vrau dhe humbja e saj na e bën të pamundur të harrojmë. Ne nuk mund të harrojmë që Marigona do të mund të ishte gjallë sot nëse shteti do ta mbronte me kohë atë. Të indinjuar/a e me shumë dhimbje, ne mblidhemi këtë të premte dhe thërrasim në drejtësi për Marigonën”, thuhet në njoftimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përndryshe, gjatë kësaj jave është zhvilluar seanca gjyqësore për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit. Avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi, ka kërkuar burg të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare e dha prokurori i rastit, Valdet Avdiu, i cili ka bërë një përmbledhje nga seancat e kaluara, dëshmitarët dhe provat.

Pas tij, fjalën përfundimtare e pati avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi, i cili ka thënë se të akuzuarit Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu të dënohen me burgim të përjetshëm.

Rexhepi ka thënë se deklaratat e Sejdiut nuk përputhen me provat e gjetura në vendin e ngjarjes ku u vra dhe u dhunua Marigona Osmani.

Avokati theksoi se në video-incizimet e siguruara pamjet janë të tmerrshme.

Sipas aktakuzës, “I pandehuri Dardan Krivaqa, me 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”.

“Nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”.

Lajmet

Klinë: Dy të arrestuar për lojëra të fatit të jashtëligjshme, sekuestrohen katër vetura

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni kundër organizimit të lojërave të fatit të jashtëligjshme. Gjatë operacionit policor, përveç arrestimit të dy personave, janë sekuestruar edhe katër automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të implikuarit për zhvillimin e veprimtarisë së jashtëligjshme ose për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Klinë / 08.09.2025 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një shtetas serb në Kamenicë, solli mall ilegalisht nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se kanë parandaluar kontrabandimin me mallra nga Serbia në Kamenicë.

Sipas policisë, një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale, në vlerë rreth 10 mijë euro.

Kamenicë / 08.09.2025 – 20:20. Njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Vlera e mallit llogaritet rreth 10.000 €”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia njofton po ashtu se i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara