Lajmet

​Von der Leyen: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre

Presidentja e Komisionit Evropian përmendi luftën në Ukrainë dhe sulmin terrorist të Hamasit.

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun rajonal. Sipas saj, është kusht që këto vende t’i ofrojnë qasje fqinjëve në tregun e tyre. Kështu u shpreh ajo në hapjen e punimeve të Samitit të Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë, ku shtoi se ekonomitë në vendet e Ballkanit janë shumë larg njëra-tjetrës.

Në sesionin e parë ku po diskutohet për integrimin e rajonit në tregun unik, presidentja e Komisionit Evropian përmendi luftën në Ukrainë dhe sulmin terrorist të Hamasit.

“Ne kemi parë gjithashtu edhe në sulm të tmerrshëm terrorist të Hamasit që ka vrarë më shumë se 1400 gra, burra, fëmijë, foshnje dhe kjo vetëm për arsye se ata janë hebrenj. Ne përjetojmë një planet që po digjet, jemi të sfiduar nga intelegjenca artificiale dhe në këtë kohëra na duhet miqtë më të mirë të mundshëm dhe ju thatë që ne mund të jemi miqtë tuaj më të mirë. Le të punojmë së bashku që ju të bëheni pjesë e një Bashkimi Evropian që ka treguar që është e mundur që së bashku ne të arrijmë një paqe që të zgjasë, por edhe një begati të qëndrueshme”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se procesi i Berlinit i cili filloi në vitin 2014, synon për të ecur përpara në formë të vërtetë në rajon por edhe për bashkëpunimin rajonal ekonomik.

“Ne tashmë kemi hedhur themele të forta me planin tonë të investimet ekonomike prej 30 miliardë eurosh. Rezultatet po tregohen tashmë, 16 miliardë euro janë përcaktuar dhe janë përdorur tashmë dhe dëshirojë që të flas pak për këtë çështje. Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun e vetëm të BE-së janë shumë larg njëra-tjetrës. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë në shifrën 35 për qind të mesatares së BE-së. Me të vërtetë duhet të shlirojmë potencialin që ekziston në Ballkanin Perëndimor dhe që duhet të sjellim atë më pran mesatares tonë. Dhe kjo do ta arrijë edhe plani i rritjes, kjo është ideja”, shtoi ajo.

Në hapjen e punimeve të Samitit të Berlinit, Von der Leyen u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfundojnë dhe të plotësojnë tregun e tyre rajonal. Kjo do të thotë që në tregun rajonal të përbashkët, do të thotë që është kusht që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre në tregun e tyre. Po ta kthej këtë që thash ndryshe, në rast se ka bllokime dhe të vetmet bllokim që t’i arrijnë është vetën tënde, për shkak se të tjerët do të ecin përpara. Dhe për të ecur përpara kërkohen reforma të thella edhe për të përmirësuar klimën e biznesit”, përfundoi presidentja e Komisionit Evropian.

Gjashtë vendet rajonale, nën kryesimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nënshkruajnë marrëveshjen e re për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluar për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara