Lajmet
Viktimat e dhunës seksuale të luftës nuk janë përfituese të beneficioneve të parapara me ligj
Në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale janë në pritje për shqyrtim edhe 16 raste.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiRreth tre orë ka zgjatur Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ku kanë marrë pjesë anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale. Ky komision u mbajt me dyer të mbyllura, ku më pas u tha se të mbijetuarat nuk po përfitojnë nga beneficionet e parapara me ligj.
E ligji i miratuar në parlament, i cili mundëson vazhdimin edhe për dy vjet të tjera të afatit për aplikim, nuk është dekretuar ende nga presidentja.
Në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale janë në pritje për shqyrtim edhe 16 raste.
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Leonora Selmani tha se ende nuk janë rihapur dyert për aplikim, meqë presidentja nuk e ka dekretuar ende ligjin.
“Në komision janë vetëm edhe 16 raste të cilat nuk janë trajtuar ende, që nuk e kanë marrë përgjigjen e parë, sepse janë në proces të trajtimit. Gjitha të tjerat kanë marrë përgjigje, disa aprovime, disa refuzime, disa presin për intervistë. Ato që nuk kanë marrë përgjigje janë 16 prej tyre. Afatin e nuk e ka dekretuar presidentja ligjin, por po besoj që së shpejti do të dekretohet dhe në momentin që ligji është në fuqi, komisioni hap derën ose hap mundësinë që të pranon aplikime të tjera”, tha ajo.
Deri në kohën kur ka pasur afat për aplikim, janë deponuar mbi 1 mijë e 900 histori të grave e burrave nga Kosova.
“1 mijë e 939 raste numri i përgjithshëm i aplikimeve, prej të cilave 1566 janë të aprovuara, ndërkaq ju ka kthyer fillimisht, kërkesa ju ka refuzuar 992 raste. Gjithmonë kur themi ju ka refuzuar kërkesa, nuk po themi që ju ka refuzuar komplet statusi sepse është proces që mund të bëjë kërkesën për rishqyrtim, mund të vie në intervistë, mund të shkojë edhe në gjykatë. Prandaj, ky numër mund edhe të ndryshojë”, shtoi ajo.
Edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se në takimin e sotëm kanë diskutuar për avancimin e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale.
“Periudha pesëvjeçare e Komisionit për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, ka qenë një periudhë që ka pasur sfidat e veta por edhe përparësitë e tyre, për faktin se tani një numër i madh të të mbijetuarve të dhunës seksuale, përfitojnë pensionin personal nga njohja e statusit të tyre. Sot, konkretisht me komisionin parlamentar diskutuam se si këto sfida të cilat janë gjatë këtij pesë-vjeçari, të trajtohen me seriozitet dhe si rezultat mbetëm që me koordinim me komisionin të kemi takime të rregullta tre mujore, ku mund të reflektojmë për ngecjet dhe vështirësitë e mundshme të identifikimit, pastaj të dalim me fushata vetëdijësuese, mos të harrojmë që procesi është ndalur nga shkurti dhe kjo ka shkaktuar një vakuum ligjor dhe është në interes të të mbijetuarave që të fillojmë me vetëdijesim, me kampanja vetëdijësuese”, ka thënë ajo.
Më tej, theksoi se janë dakorduar që të takohen me Komisionin për të Drejtat e Njeriut çdo gjashtë muaj. Ajo shtoi se kanë rreth 700 raste që po i trajtojnë brenda organizatës, ku prej tyre tashmë kanë deponuar rastet e tyre mbi 500 gra e burra.
Ndërkaq, kryetarja e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj tha se ende të mbijetuarat e dhunës seksuale jetojnë nën petkun e stigmës.
“Shqetësimi ynë është se që nga fillimi i impelemtimit të ligjit, nuk jemi përfituese të benefecioneve që janë të parapara me ligj. Sot edhe para Komisionit për të Drejtat e Njeriut e shprehëm këtë shqetësim. Përveç që është një njohje e statusit, benefecionet të cilat janë të parapara me ligj, tash e pesë vjet nuk janë përfituese asnjë e mbijetuar e dhunës. Qoftë shërbime shëndetësore, qoftë pajisje me kartela. Kjo është shqetësim për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, përfundoi ajo.
Ajo tha se gabimi më i madh i qeverisë është afatizimi për njohjen e statusit.
Aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj. Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024. Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
2 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
6 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
7 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
7 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
