Lajmet

​Vështirësohet qarkullimi i rrugës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Published

on

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se janë paraqitur pengesa për qarkullimin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Kjo për shkak të rrjedhjeve të ujit.

Në këtë rrugë do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, kështu thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Infrastrukturës.

“Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si dhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara pas reshjeve në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion. Ka pas intervenime për largimin e borës në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy Auto-udhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja ka rrjedhje të ujërave dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit. Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër”, thuhet në komunikatë.

Edhe rruga në drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc është e mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.

“Ndërsa drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet. Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike”, thuhet në komunikatën për media. 

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara