Lajmet
Vështirësohet qarkullimi i rrugës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMinistria e Infrastrukturës ka njoftuar se janë paraqitur pengesa për qarkullimin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Kjo për shkak të rrjedhjeve të ujit.
Në këtë rrugë do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, kështu thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Infrastrukturës.
“Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si dhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara pas reshjeve në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion. Ka pas intervenime për largimin e borës në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy Auto-udhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja ka rrjedhje të ujërave dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit. Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër”, thuhet në komunikatë.
Edhe rruga në drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc është e mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.
“Ndërsa drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet. Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike”, thuhet në komunikatën për media.
Lajmet
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
Published
42 minutes agoon
January 22, 2025By
UBTnewsKosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.
Marrëveshja u arrit pas më shumë se dy vjetësh negociata dhe sipas kryesueses së EFTA-s, Cecilie Myrseth, Kosova është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në këtë marrëveshje, me kërkesë të saj, ka përfshirë edhe shërbimet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes shtetit të tij dhe anëtarëve të EFTA-s.
“Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s. Këtu hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke na mundësuar që të garojmë në një shkallë të gjerë”, tha Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Kryeministri kosovar tha se është i bindur se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët.
Kryesuesja e EFTA-s, Cecilie Myrseth, tha se kjo marrëveshje është arritje e madhe për integrimin e Kosovës në sistemin global.
“Jam e bindur se kjo do të shtyjë përpara rritjen ekonomike, duke krijuar mundësi për bizneset e reja dhe qytetarët në të dyja palët”, tha ajo.
Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4 për qind dhe rënie të inflacionit. Por, shteti përballet me nivel të lartë të importit, krahasuar me atë të eksportit.
Myrseth nga EFTA tha se viteve të fundit, tregtia mes shteteve të EFTA-s është rritur shumë dhe ka arritur në mbi 176 milionë euro.
“Me lidhjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mund të presim që tregtia të rritet edhe më shumë”, theksoi ajo.
EFTA tha se përveç shërbimeve financiare janë përfshirë edhe të drejtat e pronësisë intelektuale.
Kosova tha se me marrëveshja të tilla synon të tërheqë investitorët e huaj që të investojnë në vend.
EFTA është krijuar më 1960 me synimin që të promovojë tregtinë e lirë.
Marrëveshja për Tregti të Lirë, që Kosova nënshkroi me EFTA-n, ofron mundësi të shumta, përfshirë për importimin dhe eksportimin e mallrave.
Konsumatorët dhe kompanitë mund të përfitojnë nga çmime më të lira, ndërkaq kompanitë vendore mund t’i shesin produktet e tyre në tregjet e huaja me më shumë lehtësi.
Marrëveshje për Tregti të Lirë Kosova ka nënshkruar edhe me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA). Kjo marrëveshje, ku bëjnë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia, synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve./REL/
Bota
Kroatët në luftë me ‘çmimet e larta’, bëjnë thirrje për bojkot të marketeve
Published
1 hour agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSNë Kroaci, qytetarët po përdorin fuqinë e rrjeteve sociale për të kërkuar uljen e çmimeve të ushqimeve, duke organizuar një bojkot të gjerë të dyqaneve. Më 24 janar, ata kanë ftuar qytetarët të mos blejnë asgjë dhe të trajtojnë atë ditë si një ditë pushimi, në një përpjekje për të ushtuar presion mbi shitësit dhe bizneset.
Bojkoti është shpërndarë gjerësisht përmes platformave si WhatsApp, Reddit dhe Facebook, ku qytetarët shpresojnë të ndikojnë në çmimet e larta të ushqimeve që kanë ngjallur shqetësim në vend. “Në Kroaci ka bojkot kundër çmimeve të larta të ushqimeve. Njerëzve u kërkohet të mos blejnë asgjë atë ditë, absolutisht asgjë”, thuhet në mesazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale.
Shumë nga ata që e mbështesin bojkotin, po ashtu sjellin shembuj nga vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, ku bojkotet kanë çuar në uljen e çmimeve të karburanteve, dhe Itali, ku qytetarët ndërprenë pirjen e kafesë në kafene për shkak të çmimeve të larta pas hyrjes së euros.
Ky bojkot ka shkaktuar debate, me disa që besojnë se një ditë bojkot nuk është mjaftueshëm për të bërë ndryshim dhe sugjerojnë që protesta të zgjasë për një javë. Ftesa për bojkot ka pasuar një periudhë të rritjes së çmimeve, që ka ndikuar fort te buxheti i qytetarëve të zakonshëm./UBTNews/
Lajmet
Agjencia e Kosovës për Forenzikë merr donacion për ekspertiza të ADN-së
Published
2 hours agoon
January 22, 2025By
UBTNewsAgjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar sot pajisje në formë donacioni për ekspertizë të ADN-së, si pjesë e programit “Zgjidhja e rasteve të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë”.
Programi implementohet nga ICMP dhe mbështetet nga BE përmes Ambasadës së Suedisë – programi Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me pranimin e këtij donacioni do të lehtësohet procesi i zbulimit përmes ADN-së, në mënyrë që të bëhet identifikimi i personave të zhdukur përmes mbetjeve mortore.
Pajisjet e pranuara nga ICMP për ekspertiza të ADN-së janë teknologjia e fundit në këtë fushë dhe do të ndikojnë në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, në fushën e hetimit kriminal dhe ekspertizës forenzike sipas standardeve ndërkombëtare ISO17025-2017.
Ky projekt si objektiv kryesor e ka fuqizimin e kapaciteteve vendore në çështjen e testimit të ADN-së lidhur me identifikimin e personave të zhdukur. Vlera totale e kontingjentit të pajisjeve është rreth 38 mijë euro
Agjencia e Kosovës për Forenzikë që nga viti 2020 është duke marrë pjesë në projektin rajonal te ICMP-së, që ka për objektiv fuqizimin e kapaciteteve vendore në çështjen e testimit të ADN-së lidhur me identifikimin e personave të zhdukur.
Kujtojmë, edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës nuk dihet ende për fatin e mbi 1600 personave në Kosovë.
Bota
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
Published
2 hours agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSNikitas Kaklamanis u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Greqisë me 247 vota, pas një mbështetje të gjerë nga shumica e deputetëve në Parlament. Kandidatura e tij u mbështet nga partitë ND, PASOK, SYRIZA, Hellenic Solution, spartanët dhe shumica e deputetëve të pavarur. Nga ana tjetër, KKE, Niki, E Majta e Re dhe Pleussi Eleftherias ishin të pranishëm, por nuk votuan për Kaklamanis. Në votim munguan disa deputetë, përfshirë Dimitris Natsios, Rallia Christidou dhe Nikos Vrettos.
Kaklamanis, i cili u propozua për këtë post nga kryetari i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, pas dorëheqjes së Kostas Tasoulas, shprehu falënderimet e tij pas shpalljes së rezultatit. Ai e cilësoi zgjedhjen e tij si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij politike, duke e quajtur një “gëzim, nder dhe përgjegjësi të madhe”./UBTNews/
Ekskluzive: ‘Pasaporta’ me premierë në Prishtinë, Eduart Grishaj flet për prapaskenat e filmit
“Trashëgimi me ngjyra”, platformë digjitale për të njohur fëmijët me kulturën dhe historinë e Prishtinës
Milot Rashica i shënon super gol Bilbaos në Ligën e Evropës
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
MrBeast në garë për ta blerë TikTok-un
Fadil Bytyqi zgjidhet president i FC Suharekës
Kroatët në luftë me ‘çmimet e larta’, bëjnë thirrje për bojkot të marketeve
Ten Hag refuzon, drejtimin e Dortmundit e merr Mike Tullberg
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!