Lajmet

​Veprimtari Jim Xhema nderohet në Prishtinë, një rrugë merr emrin e tij

Rama shprehu vlerësim për punën dhe veprat e veprimtarit të njohur.

Published

on

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në vizitë veprimtarin shqiptaro-amerikan, Jim Xhema. Për kontributin e tij për vendin, një rrugë në kryeqytet (Rruga A) ka marrë emrin e tij “Jim Xhema”. Ndërsa vet Xhema apeloi që të punohet bashkërisht në dobi të popullit të Kosovës.

E në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e palodhshme dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, atij mirënjohje i ndau i pari i Prishtinës.

Me këtë rast, Rama shprehu vlerësim për punën dhe veprat e veprimtarit të njohur, duke thënë se ai është njëri ndër figurat që prezanton globin shqiptaro-amerikan.

“Z. Jim Xhema, ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe është marrë me këtë aspekt gjatë tërë jetës së tij… Ne kemi vendosur ta nderojmë dhe ta përjetësojmë veprën e tij, përmes rrugës A, që tash rruga A thirret ‘Jim Xhema’. Na ka nderuar me ardhjen e tij për festat e pavarësisë së Kosovës. Pra ka ardhur dhe është sot me ne dhe do të qëndrojë disa ditë këtu… Xhema… e riprezanton gjithë globin shqiptaro-amerikan”, u shpreh Rama.

Veprimtari i njohur shqiptar, Jim Xhema tha se ndjehet i lumtur që ndodhet në Kosovë, teksa apeloi që të punohet në përparimin e vendit dhe kombit.

“Jam shumë i lumtur që erdha dhe jam akoma më i lumtur që shoh sa mirë po kaloni dhe i lutem Zotit që të vazhdoni të punoni së bashku për përparimin e kombit tonë dhe të ndërtoni një vend të lirë dhe të drejtë që respekton ligjin dhe njerëz si ai që u kthye nga puna e tij në Londër për të punuar me kaq zell më bën shumë, shumë të lumtur. Faleminderit shumë, rroftë Kosova”, tha ai.

Ai kujtoi vizitën historike të senatorit Bob Dole në vitin 1990 në Prishtinë dhe rëndësinë e saj, pasi siç tha ai mbetet jetike meqenëse Serbia kishte mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Ndërkohë veprimtari Jim Xhema së bashku me të parin e Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetarin Alban Zogaj kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sport

Ndeshje interesante në Ligën e Konferencës në futboll

Published

on

Ndeshjet e radhës në Ligën e Konferencë në futboll sollën futboll të mirë dhe rezultate mjaft interesante.

Ekipi i Shqipërisë, Egnatia barazoi me Aarhus 1:1. Ekipi zviceran Thun u mund në fushën e vet nga Hajduku i Splitit, me rezultat  0-1. Ron Raçi ishte në bankën rezervë te kroatët.

Lugano e Zvicrës mundi Getafen e Spanjës me rezultat 5:2. Tre gola për ekipin zviceran i shënuan shqiptarë, dy Albian Ajeti e një Uran Bislimi.

Kwto ishin rezultatet e plota:

Kairat Almaty 1-5 Panathinaikos;

Iberia Tbilisi 1-1 Mjällby;

Nordsjælland 2-2 CSKA Sofia;

Crvena Zvezda 2-2 Copenhagen;

Jablonec 0-0 Brighton;

Kauno Žalgiris 1-4 Brann;

Getafe 2-5 Lugano;

Inter Escaldes 1-3 Universitatea Craiova;

Pafos 1-1 Riga;

Trabzonspor 2-0 Hearts;

Ajax 2-0 Atalanta;

Aarhus 1-1 Egnatia;

Monaco 3-0 Freiburg;

Midtjylland 0-1 Sint-Truidense;

Thun 0-1 Hajduk Split;

Borac 2-0 KuPS Kuopio;

Lincoln Red Imps 1-4 Twente;

Braga 2-0 Gent.

Continue Reading

Sport

Befasi të mëdha në ndeshjet e Europa Ligës

Published

on

Mbrëmjen e së enjtes janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kuadër të Europa Ligës në futboll.

Skuadrat Italian, Milan e Juventus nuk u ndanë mirë. E para u mund bindshëm nga angleze Bournemouth 3-0, ndërsa e dyta u ndal në barazim në stadiumin e saj, me Rennes.

Sunderlandi i Granit Xhakës u ndal në barazim ndaj Lech Poznań, 1-1, ndërsa Hoffenheimi i Avdullahut e Asllanit mundi bindshëm Lyonin francez, 3:0.

 

Këto ishin rezultatet:

Ararat-Armenia 0-4 AZ Alkmaar;

Ferencváros 4-1 Torreense;

GNK Dinamo 2-4 N.E.C. Nijmegen;

Juventus 2-2 Rennes;

Lech Poznań 1-1 Sunderland;

OFI Crete 0-2 Leverkusen;

Union SG 4-0 Hapoel Beer-Sheva;

Sturm Graz 1-0 Marseille;

Bournemouth 3-0 Milan;

Beşiktaş 2-2 Crystal Palace;

Celtic 1-2 Celta;

Viktoria Plzeň 1-2 Levski Sofia;

Jagiellonia 0-3 Anderlecht;

Lillestrøm 0-6 Real Sociedad;

Celje 2-2 Salzburg;

Olympiacos 1-0 Sparta Praha;

Omonia 1-4 Benfica;

Hoffenheim 3-0 Lyon.

Continue Reading

Vendi

Gala Mbramja e EOQ Congress 2026 bashkon liderët evropianë të cilësisë në shënimin e tri jubileve

Published

on

By

Në kuadër të EOQ Congress 2026, në Kosovë u mbajt gala mbramja, e cila shënoi tri përvjetorë të rëndësishëm: 70-vjetorin e European Organization for Quality (EOQ), 25-vjetorin e UBT-së dhe 20-vjetorin e Quality Kosova. Mbrëmja mblodhi përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilësisë, liderë akademikë dhe partnerë institucionalë, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit, inovacionit dhe zhvillimit të kulturës së cilësisë. 

Fjalën e rastit e mbajti fillimisht Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili theksoi rëndësinë e rrugëtimit 25-vjeçar të UBT-së dhe kontributin 20-vjeçar të Quality Kosova në zhvillimin e sistemeve të cilësisë, krijimin e vlerës dhe ndërtimin e së ardhmes.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua Prof. Dr. Paulo Sampaio, President i European Organization for Quality (EOQ), i cili vuri në pah rëndësinë e shënimit të 70-vjetorit të organizatës dhe rolin e saj në zhvillimin e komunitetit global të cilësisë.

Programi festiv vijoi me një performancë të valleve tradicionale shqiptare, duke sjellë para të ftuarve kulturën, traditat dhe identitetin e Kosovës. Kjo pjesë i dha mbrëmjes një dimension të veçantë kulturor, duke ndërthurur rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar me pasurinë e trashëgimisë kulturore vendore.

Një nga momentet e rëndësishme të mbrëmjes ishte ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve për liderët evropianë të cilësisë, si dhe vlerësimi i partnerëve strategjikë të UBT-së dhe EOQ-së për kontributin e tyre në avancimin e cilësisë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Të kërkuara