Lajmet

​Vendoset gurthemeli për fillimin e ndërtimit të QMF-së në lagjen “Arbëria” në Gjilan

Kryeministri Albin Kurti tha se në lagjen “Arbëria” tash e sa kohë ka pasur nevojë për një QMF.

Published

on

Në lagjen “Arbëria” në Gjilan është vendosur gurthemeli për fillimin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ndërtimi i kësaj qendre është donacion nga Katari dhe do të ketë hapësirë prej më shumë se 370 metra katror. Gjatë së hënës, kur filluan punimet e QMF-së, u tha se në qendrën ekzistuese po ofrohen rreth 20 mijë shërbime në vit.

Kryeministri Albin Kurti tha se në lagjen “Arbëria” tash e sa kohë ka pasur nevojë për një QMF për shëndetin publik, për pacientët, për mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë.

“Shpresoj që me shkëlqesinë e tij, Ali bin Hamad Al Marri, do të vijmë sërish këtu që ta inaugurojmë hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare pas ndërtimit. Pra të vijmë gjithmonë për gëzime e të mos kemi nevojë të vijmë për shërbime këtu. Mirëpo të gjithë ata të cilët janë të sëmurë apo pacientë do t’i kenë kushtet e duhura, në një hapësirë prej gjithsej 373 metra katrorë, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve dhe infermierëve tanë. Gjithashtu dua të falënderojë dhe kryetarin e komunës, Alban Hysenin për punën përgatitore që të vijmë deri tek kjo pikë ku do ta vëmë gurthemelin, ta inaugurojmë fillimin e punës drejt ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare për lagjen Arbëria në Gjilan”, ka deklaruar Kurti.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni theksoi se kjo është prej lagjeve më të mëdha të qytetit, ku përveç banorëve të lagjes ka frekuentim edhe nga banorë të fshatrave përreth.


“Janë diku rreth 20 mijë shërbime që ofrohen në vit në qendrën ekzistuese të mjekësisë familjare. Me ç’rast me infrastrukturë të re, mundësi më të mira, e kushte më shumë të favorshme edhe cilësia e shërbimeve do të rritet por edhe numri. Është një prej projekteve të para që e kemi nisur me organizatën, ndërkohë që projekte të reja presim edhe në të ardhmen”, tha Hyseni.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al marri në vendosjen e këtij gurthemeli tregoi se kjo është dhuratë nga populli i Katarit.


“Kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin mik të Kosovës. Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit janë solide dhe shumë të shkëlqyera. Dhe ne bëjmë gjitha përpjekjet të mundshme që këto marrëdhënie t’i zhvillojmë më tej. Jam shumë i lumtur që ky projekt nuk është i vetmi, kemi edhe një projekt tjetër po sot në të cilin do të vendosim gurthemelin. Prandaj, gjej rastin që të falënderojë kryeministrin dhe gjithë Qeverinë e Kosovës për facilitetet dhe lehtësimin e të gjitha punëve, operacioneve të cilat i zhvillon Katar Charity në Kosovë”, ka thënë ai.

Zëvendësdrejtori gjeneral i Katar Charity, Nawaf Al Hammadi në Kosovë tha se kjo qendër shëndetësore do t’i shërbejë komunitetit të këtij qyteti.


“Mesazhi im i fundit për banorët e Gjilanit dhe patjetër dhe qytetarëve të Kosovës është kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin e Kosovës, i cili meriton dhe besoj do të ketë mbështetje nga ana jonë. Shteti i Katarit, qeveri dhe popull kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me qeverinë dhe popullin e Kosovës dhe këto marrëdhënie do të kenë edhe më shumë zhvillime pozitive në të ardhmen”,
deklaroi ai.

Gjatë ditës kryeministri Albin Kurti do të takohet me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni.

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara