Sport

​Vdes legjenda e Real Madridit

Published

on

I madhi i Real Madridit, Enrique Perez Diaz, i njohur më mirë si “Pachin”, ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Gjigandët spanjollë konfirmuan lajmin për vdekjen e ish-mbrojtësit të mërkurën.

Pachin bëri 218 paraqitje për Madridin midis viteve 1959 dhe 1968 dhe ishte pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të klubit.

Ai fitoi dy Kupa Evropiane, një Kupë Ndërkontinentale, shtatë tituj të LaLigas dhe një Super Kupë Spanjolle përgjatë nëntë viteve të tij në “Santiago Bernabeu”.

Madridi i dha nderim reprezentuesit të Spanjës me tetë ndeshje në faqen e tyre zyrtare.

Pachin gjithashtu përfaqësoi klubet si Gimnastica, Burgos, Osasuna, Real Betis dhe Toluca gjatë ditëve të tij si futbollist, përpara një karriere të gjatë si trajner që e pa atë të menaxhonte 12 ekipe të ndryshme, përfshirë ekipin e të rinjve të Madridit.

Sport

Bashkimi i jep fund dominimit të Trepçës, shpallet kampion i Superkupës

Published

on

By

Bashkimi i ka dhënë fund dominimit të Trepçës në garat e basketbollit kosovar, duke triumfuar në Superkupën e Kosovës.

Prizrenasit të martën mbrëma e mposhtën Trepçën me rezultat 103:93, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimit prej pesë minutash, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 87:87.

Nëntë sekonda para fundit, kur rezultati ishte 84:84, Mikaile Tmushiq dështoi të shënonte për tri pikë. Në aksionin pasues, Shanon Shorter realizoi nga distanca për 87:84 në favor të Bashkimit. Prizrenasit nisën festën, por Trepça kishte ende një mundësi.

Me vetëm 1.6 sekonda në dispozicion, Drilon Hajrizi pasoi te Dardan Kapiti, i cili gjuajti nga gjysma e fushës dhe realizoi për 87:87, duke e dërguar ndeshjen në vazhdim.

Tensionet vazhduan edhe para fillimit të pesë minutave shtesë, ndërsa trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq, u përjashtua pas reagimit ndaj arbitrave.

Në vazhdim, Bashkimi ishte dukshëm më efikas dhe dominues. Prizrenasit fituan pesëminutëshin shtesë me rezultat 16:6 dhe në fund triumfuan 103:93, duke e fituar Superkupën e Kosovës.

  1. D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara