Lajmet

​Unioni i Turizmit kundërshton rikthimin e TVSh-së prej 18% për gastronominë dhe hotelerinë

UTK ka apeluar Qeverinë e Kosovës që të lë në fuqi normën e TVSh-së 8 përqind.

Published

on

Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) ka reaguar pas njoftimit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se nga 1 janari 2022 furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, do tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, dhe jo siç kishte qenë deri më tash, sipas normës së reduktuar prej 8 përqind të bazuar në Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Në reagimin e UTK-së thuhet se këto politika janë në kundërshtim me strategjitë zhvillimore për sektorin e turizmit dhe atë të hotelerisë, veçanërisht në rrethana pandemie.

“Rikthimi i TVSh-së nga 8% në 18% është politikë e gabuar dhe do ta shkatërron këtë sektor shumë të rëndësishëm të ekonomisë dhe punësimit. Të gjitha shtetet e kanë të ndryshme TVSh-në nga ajo standard me atë të akomodimit sepse pjesa e akomodimit ndikon rreth 40% në Paketën Turistike, kjo i bie që do të ngriten çmimet edhe ashtu të larta të akomodimit dhe do të ndikojë edhe tek Agjensionet Touroperatore sa i përket paketave turistike. Pra, do të jemi jokonkurrent me shtetet tjera Ballkanike dhe Evropiane dhe kjo do të ndikojë direkt tek ulja e numrit të turistëve”, thuhet në reagim.

UTK ka apeluar Qeverinë e Kosovës që të lë në fuqi normën e TVSh-së 8 përqind, ashtu siç është paraparë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“I bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse të rishikojnë vendimin sepse janë duke e shkatërruar një industri të tërë”, thuhet në reagimin e Unionit të Turizmit. 

Botë

Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshje për armëpushim, bisedimet vazhdojnë në qershor

Published

on

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Marrëveshja është e kushtëzuar me ndërprerjen e plotë të sulmeve nga grupi Hezbollah dhe respektimin e kushteve të tjera të dakorduara mes palëve.

Njoftimi vjen pasi përleshjet vazhduan edhe këtë javë. Sulmet izraelite në jug të Libanit vranë të paktën nëntë persona, ndërsa Hezbollahu lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit, duke vënë në provë armëpushimin e pjesshëm të arritur më herët.

Sipas deklaratës amerikane, palët riafirmuan se e ardhmja e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Libanit duhet të përcaktohet nga dy qeveritë sovrane, duke kundërshtuar çdo ndërhyrje nga aktorë shtetërorë apo joshtetërorë.

Marrëveshja u arrit pas rundit të katërt të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Uashington dhe përfshin largimin e operativëve të Hezbollahut nga zona që shtrihet nga lumi Litani deri në kufirin me Izraelin. Gjithashtu, SHBA-ja do të ndihmojë në krijimin e zonave ku kontrolli do t’i kalojë ekskluzivisht Forcave të Armatosura të Libanit.

Palët pritet të takohen sërish më 22 qershor, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për sigurinë në rajon.

Continue Reading

Vendi

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës, përmirësim i motit pasdite

Published

on

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe të dendura që do të dominojnë gjatë paradites.

Temperaturat sot në Kosovë do të lëvizin nga 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa moti pritet të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Pas mesditës priten kthjellime të herëpashershme, ndërsa në orët e pasdites moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Reshjet e shiut pritet të ndërpriten gradualisht pasdite në të gjithë territorin, ndërsa era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare.

Continue Reading

Aktualitet

“Nga Forma te Eksperimenti”: Prizreni mirëpret ekspozitën e artistëve të rinj të UBT-së

Published

on

By

Në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit, në ambientet e Kampusit të UBT-së, u hap ekspozita e studentëve të vitit të parë të programit të Dizajnit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT.

Ekspozita “Nga Forma te Eksperimenti” solli para vizitorëve një koleksion punimesh që pasqyrojnë kreativitetin, përkushtimin dhe zhvillimin artistik të studentëve gjatë vitit të tyre të parë të studimeve.

Përmes vizatimit, pikturës dhe eksplorimeve konceptuale, studentët prezantuan procesin e tyre krijues, duke kaluar nga studimi i formës dhe kompozimit drejt qasjeve më eksperimentale dhe interpretimeve personale. Punimet dëshmojnë jo vetëm për aftësitë teknike të fituara, por edhe për hapat e parë në ndërtimin e identitetit të tyre artistik.

Ekspozita u realizua në kuadër të lëndëve Artet e Bukura I dhe Artet e Bukura II, nën mentorimin e profesorëve Laura Ymeri dhe Vehbi Murati, të cilët kanë udhëhequr studentët në rrugëtimin e tyre drejt shprehjes artistike dhe mendimit krijues.

Continue Reading

Lajmet

Mijëra maturantë nga e gjithë Kosova fillojnë përgatitjet për Testin e Maturës në UBT

Published

on

By

UBT ka nisur edhe këtë vit Programin Përgatitor të Maturës 2026, duke mirëpritur mijëra maturantë nga të gjitha komunat e Kosovës, të cilët do të përfitojnë trajnim falas dhe mbështetje profesionale për përgatitjen sa më të suksesshme për Testin e Maturës Shtetërore.

I organizuar nga Qendra e Karrierës, ky program tashmë është shndërruar në një nga iniciativat më të mëdha arsimore në vend, u ofron nxënësve mundësinë të përgatiten me profesionistët dhe ekspertët më të mirë të UBT-së, përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe sesioneve interaktive të fokusuara në lëndët kryesore të testit.

Përmes këtij programi, maturantët kanë mundësinë të përforcojnë njohuritë e tyre, të qartësojnë temat më sfiduese dhe të familjarizohen me formatin e testit, duke rritur kështu besimin dhe gatishmërinë e tyre për provimin që shënon një nga hapat më të rëndësishëm në rrugëtimin akademik.

Programi Përgatitor i Maturës 2026 zhvillohet në qendrat e UBT-së në mbarë Kosovën, duke mundësuar qasje të barabartë për të gjithë maturantët që synojnë rezultate sa më të larta dhe vazhdimin e studimeve universitare.

Me përkushtimin për të mbështetur të rinjtë në rrugën e tyre drejt suksesit, UBT vazhdon të jetë partner i besueshëm i maturantëve, duke investuar në përgatitjen, zhvillimin dhe orientimin e tyre akademik e profesional.

Continue Reading

Të kërkuara