Lajmet

​Trupi gjykues hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim dyjavor

Kështu ka bërë të ditur shefja për informim në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

Published

on

Trupi gjykues ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit si dhe ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirim të përkohshëm prej dy javësh gjatë pushimit veror. Kështu ka bërë të ditur shefja për informim në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

Ajo ka thënë se në arsyetim, trupi gjykues, ka theksuar faktin se dëshmitarët e ndjeshëm i janë bërë të ditur mbrojtjes së Krasniqit dhe “rrjedhimisht duhet të shmanget rreziku i kryerjes së krimeve të tjera”.

Griep ka folur në informimin e rregullt javor të Gjykatës Speciale.

“Më 17 korrik, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe hodhi poshtë kërkesën e tij për lirim të përkohshëm prej dy javësh gjatë pushimit veror të gjykatës. Në arsyetimin e vet, Trupi Gjykues theksoi faktin se gjykimi në këtë çështje ka filluar, identitetet e dëshmitarëve të ndjeshëm i janë bërë të ditura Mbrojtjes së Krasniqit, dhe rrjedhimisht duhet të shmanget rreziku i kryerjes së krimeve të tjera. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë ecurinë e procesit dhe rreziku që të kryejë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose që pritet të paraqiten para gjykatës”, ka thënë ajo.

Lajmet

Promovohet libri i ri i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit: “Religjioni dhe mjekësia”

Published

on

By

Në Bibliotekën Qendrore të Kampusit UBT në Lipjan është promovuar libri më i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit, i titulluar “Religjioni dhe mjekësia – Besimi, shëndeti, jeta dhe rruga e njeriut drejt së vërtetës”. Ngjarja mblodhi familjarë, kolegë, profesorë, studentë e profesionistë të shëndetësisë e kulturës.

Vepra analizon raportin e thellë mes shkencës mjekësore dhe besimit, duke trajtuar lidhjen trup-shpirt, përballjen me sëmundjen dhe kërkimin e paqes së brendshme.

Gjatë fjalës së tij, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vuri në dukje se libri shërben si një pikëtakim thelbësor mes besimit dhe shkencës, veçanërisht në momentet kur njeriu përballet me dilema të brendshme.

“Ajo që profesori Halil e thotë edhe në libër është se religjioni dhe mjekësia janë një ftesë për dialog ndërmjet mjekut dhe pacientit, shkencës dhe etikës, trupit dhe shpirtit, dijes dhe besimit. A është ky një formulim i qëndrueshëm? Po, sepse e gjejmë në pjesën praktike atëherë kur njeriu përballet me ato shqetësimet e veta të brendshme,” u shpreh Sejdiu.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi gjithashtu kontributin e gjatë të Dr. Krasniqit në akademi dhe mjekësi, duke e cilësuar librin si një hap të guximshëm për të hapur debate të nevojshme shoqërore.

“E falënderoj doktor Halilin për kontributin e tij në gjenerimin e dijeve përmes punës si profesor në UBT, si dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë përkushtimin e tij në fushën e mjekësisë. Libri i tij i fundit është mjaft interesant dhe sfidues… Një guxim i tillë është i nevojshëm, sepse kemi nevojë të debatojmë për çështje që lidhin religjionin me shëndetin,” theksoi Hajrizi.Në përmbyllje, vetë autori Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi tregoi se shtysa kryesore pse një kirurg i përkushtohet shkrimit lidhet drejtpërdrejt me vlerën e vetë njeriut dhe forcën hyjnore që udhëheq jetën.

“Shtrohet pyetja se pse shkruan një mjek, një kirurg, vendi i të cilit është në sallën e operacionit pranë pacientëve? Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: të gjitha librat shkruhen për njeriun — qenien më të përsosur, e cila vuan, sëmuret, përjeton faza të ndryshme të jetës dhe që është ajo që e ndryshon botën. E në ndikimin e njeriut ekziston edhe një forcë natyrore që e quajmë Zot (Allah), i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin, jetën dhe vdekjen e njeriut,” përmbylli Krasniqi.

 

Continue Reading

Lajmet

PDK-ja e Aleanca sërish në Kuvend, shpërndajnë fletushka në ulëset e LVV-së

Published

on

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës në orën 11:00 janë mbledhur në sallën e seancave plenare të Kuvendit nga ku po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive. 

Të dyja partitë e kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit të institucioneve të reja të vendit. Ato po kërkojnë që LVV-ja të vazhdojë me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe që për presidentin të merren vesh pas përfundimit të dy proceseve të para. 

PDK-ja të enjten në ulëset e deputetëve të Vetëvendosjes ka vendosur fletushka me mbishkrimin “Respektoni Kushtetutën. Konstituoni Kuvendin.”/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “DUA” do të hapë edicionin e 18-të të PriFest

Published

on

Filmi kosovar “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të hapë edicionin e 18-të të PriFest – Prishtina International Film Festival, më 8 shtator në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, rikthimi i filmit në kryeqytet ka një domethënie të veçantë, pasi historia e tij lidhet drejtpërdrejt me Kosovën dhe periudhën e viteve ’90. Filmi trajton adoleshencën, miqësinë, identitetin dhe rezistencën përmes historisë së një vajze 13-vjeçare në Prishtinën e asaj kohe.

Në kastin e filmit janë Pinea Sylejmani, Vlera Bilalli, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu dhe Arben Bajraktaraj.

“DUA” është bashkëprodhim i Kosovës, Zvicrës dhe Francës, me skenar nga Blerta Basholli dhe Nicole Borgeat, montazh nga Enis Saraçi dhe drejtore fotografie Lucie Baudinaud.

Filmi e pati premierën botërore në Festivalin e Kanës 2026, në Seksionin e Kritikëve të Javës së Kritikës.

Pas prezantimit në festivale ndërkombëtare, “DUA” do të rikthehet në Prishtinë si filmi hapës i PriFestit, i cili do të vazhdojë për gjashtë ditë me shfaqje filmash, takime dhe aktivitete të ndryshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Published

on

Bebe Rexha ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Kënga është nominuar në kategorinë “Best Dance” në edicionin e vitit 2026 të MTV VMA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha.

“New Religion” është publikuar në mars të këtij viti dhe shënon bashkëpunimin e saj me grupin britanik Faithless./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara