Kronikë e zezë

​Tre shtetas serbë kapen me mbi 11 kg drogë në Gjilan

Published

on

Tre shtetas serbë janë kapur me mbi 11 kilogramë drogë të llojit marihuanë në Gjilan. Policia kanë treguar se pas kontrollimit në veturën e të dyshuarve janë gjetur revole dhe fishekë.

Me konsultim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Policia e Kosovës gjatë një operacioni anti-drogë arreston tre (3) persona të dyshuar dhe gjen mbi (11) njëmbëdhjetë kilogram substancë të dyshuar narkotike. Policia e Kosovës, njësitet e antidrogës nga Prishtina dhe Gjilani gjatë një bashkëpunimi efikas në luftën e tyre për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së posedimit dhe shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotike, dje më 11.08,2021, kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor ku janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë dhe janë gjetur mbi njëmbëdhjetë kilogram (11kg) substancë e dyshuar narkotike. Njësiti i antidrogës në Prishtinë pas pranimit të informacioneve në rrugë operative se në qytetin e Gjilanit do të realizohet një shitblerje e narkotikëve kanë ndërmarr veprime operative në teren ku kanë arrit që ta identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë (VR), e cila ndodhej parkuar në një lokacion. Më pastaj aty ka ardhur një veturë tjetër e tipit Golf, në të cilën ndodheshin tre (3) persona, dhe nga kjo veturë ka zbritur një person që ishte ulur mbrapa dhe është afruar tek vetura e dyshuar Mercedes. Zyrtarët e antidrogës kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit të mëtejmë në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë. Pas kontrollimit të personave të dyshuar dhe veturave të përfshira në konsultim me prokurorin kompetent Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Gjilan dhe gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit aty janë gjetur si prova materiale: Një (1) revole (C.Zastava, 9mm), një (1) karikator ( me 142 fishekë-9mm), një (1) revole ( pa mbishkrim) dhe tridhjetë e katër (34 fishek-magnum, cal 44mm). Në konsultim me prokurorin kompetent tre të dyshuarit e arrestuar shtetas të Serbisë, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews

Lajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Published

on

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.

Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara