Sport

​Trajneri i PSG-së flet për të ardhmen e Messit

Marrëveshja e Messit përfshin opsionin e zgjatjes për 12 muaj të tjerë.

Published

on

Trajneri i Paris Saint-Germain , Christophe Galtier, ka konfirmuar se klubi është në diskutime me Lionel Messin për zgjatjen e kontratës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga gjigantët francezë si një transferim i lirë në fund të sezonit, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Marrëveshja e Messit përfshin opsionin e zgjatjes për 12 muaj të tjerë, por presidenti Nasser Al-Khelaifi është i prirur ta lidhë atë me kontratë të re.

Një raport nga 3 janari thoshte se konfirmimi i marrëveshjes së re të sulmuesit mund të kishte qenë vetëm disa ditë larg, por ai ende nuk ka arritur një marrëveshje të plotë me PSG-në.

Mes pasigurisë aktuale rreth të ardhmes së tij, Messi është lidhur me një rikthim të bujshëm te Barcelona, pasi është detyruar të largohet nga gjigantët katalanas në vitin 2021 për shkak të problemeve të tyre financiare.

Duke folur për mediat përpara ndeshjes të së mërkurës në Ligue 1 me Angers, Galtier tha, “Ka diskutime, menaxhmenti i sportit ka shkëmbyer biseda me Leon për temën e zgjatjejes së kontratës. Nuk e di se ku është. Leo më duket i lumtur në Paris. Më pas, duhet të shihni pozicionin e tij në lidhje me projektin e klubit. Është një temë që nuk e diskutoj me të”, theksoi ai.

Messi ka shënuar 23 gola dhe 29 asistime në 53 paraqitje për kampionët francezë gjatë një sezoni e gjysmë, duke përfshirë 12 gola dhe 14 asistime në 19 ndeshje në sezonin 2022-23.

Pasi arriti qëllimin e tij të përjetshëm për t’u bërë kampion i Kupës së Botës me Argjentinën, Messi u kthye në bazën stërvitore të PSG-së të mërkurën.

Sport

Donjeta Sadiku nis me fitore bindëse në Kampionatin Evropian

Published

on

By

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka vazhduar me fitore në skenën evropiane.

Pas triumfit të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Sadiku të hënën ka shënuar fitore edhe në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Ajo e mposhti bindshëm, me rezultat 5:0, boksieren ruse Alina Pushkar, duke siguruar kalimin në rundin tjetër të garës.

Sadiku synon të fitojë një tjetër medalje të madhe në boksin amator, ndërsa tani pret të mësojë emrin e kundërshtares së saj të radhës.

D.L

Continue Reading

Sport

Foda: “Tentova t’ia ndryshoj mendjen Rrahmanit, por nuk munda”

Published

on

By

Franco Foda ka konfirmuar se ka biseduar me Amir Rrahmanin para se kapiteni të merrte vendimin për t’u larguar nga përfaqësuesja e Kosovës.

“Më ka kontaktuar Amir Rrahmani dhe kemi biseduar. Detajet e bisedës mbeten mes nesh. Kam tentuar t’ia ndryshoj mendjen, por nuk kam arritur. Ai e mori vendimin e tij dhe ne duhet ta pranojmë. I dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen”, ka deklaruar Foda.

D.L

Continue Reading

Sport

Foda flet për tre risitë e Kosovës: “E kanë merituar ftesën”

Published

on

By

“Ne kemi tre lojtarë të rinj të ftuar. Avdyli ka pasur një sezon shumë të mirë dhe ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira. Ka luajtur në krahun e majtë, por e kemi parë edhe në fazën ofensive. Mund të luajë në disa pozita dhe e ka merituar ftesën.

Kaçurri luan në Austri dhe e njoh prej një kohe më të gjatë. Është një lojtar me potencial të madh dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen.

Sa i përket Osmanit, kemi qenë në kontakt prej disa muajsh. Ai ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer dhe më ka bindur me paraqitjet e tij. Të gjithë kemi pasur kontakt me të, duke filluar nga presidenti, drejtori i Kombëtares dhe unë.

Ai luan me zemër për Kosovën dhe me shumë pasion. Kjo është diçka që më pëlqen te lojtarët,  kur luajnë me pasion për Kosovën.

Megjithatë, secili lojtar duhet të dëshmojë veten që nga fillimi. Kemi katër ndeshje përpara dhe të gjithë lojtarët na nevojiten.”

D.L

Continue Reading

Lajmet

Superliga e Kosovës: FC Prishtina vazhdon e shkëputur në krye, Drenica gozhdon Llapin dhe Malisheva befason Ballkanin

Published

on

By

Fundjava në Superligën e Kosovës ka dhuruar emocione të mëdha dhe lëvizje me rëndësi në tabelën e klasifikimit.

FC Prishtina po vazhdon e vetme marshimin në krye të tabelës pasi mposhti Gjilanin me rezultat 1–2 si mysafire, duke ruajtur ecurinë perfekte prej 18 pikëve të plota nga 6 ndeshje.

Nënkampionia dhe ndjekësja e parë, Malisheva, arriti një fitore tejet të vlefshme në shtëpi duke mposhtur Ballkanin me rezultat 2–1 dhe duke u konsoliduar në vendin e dytë me 16 pikë, derisa mysafirët nga Suhareka mbeten në kuotën e 10 pikëve.

Fitoren më bindëse të kësaj xhiroje e regjistroi Drenica, e cila dhuroi spektakël para tifozëve të saj duke e mposhtur Llapin me rezultat të thellë 4–0, rezultat ky që e ngjit Drenicën në kuotën e 9 pikëve dhe e lë Llapin në zonën e rrezikshme me vetëm 3 pikë.

Tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim mori edhe Drita, e cila mposhti Dukagjinin 1–2 në Klinë, duke u ngjitur në pozitën e katërt me 11 pikë, prapa Dukagjinit që qëndron i treti me 12 pikë.

Ndërkohë, Feronikeli mori një fitore shprese në shtëpi ndaj KF Vushtrrisë me rezultat 3–1, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve, përderisa vushtrriasit mbeten në fund të tabelës pa asnjë pikë të grumbulluar. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara