Sport

​Top pesë golashënuesit e Superligës së Kosovës, Daku i pakapshëm

Published

on

Superliga e Kosovës ka arritur tashmë deri në xhiron e 26-të të saj dhe lufta për titullin kampion vazhdon të jetë shumë e ashpër.

Janë tri skuadra të përfshira direkt në këtë luftë shumë të rëndësishme, si Drita e cila e kryeson tabelën me 64 pikë, pastaj Ballkani në vendin e dytë me 52 dhe Prishtina në vendin e tretë me 50 pikë.

Por ndryshe nga lufta për titull, ajo për sa i përket golashënuesit më të mirë tashmë pothuajse është shumë e qartë.

Mirlind Daku është i pakapshëm në vendin e parë. Sulmuesi i Ballkanit deri më tani ka realizuar 25 gola. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Nikaç dhe Rexha me nga tetë gola, pastaj renditen Otto John dhe Simanoëski me nga shtatë, si dhe në vendin e pestë renditet Haxhimusa me gjashtë gola.

Sport

Atalanta e Gjimshitit turpëron me 4 gola Juventusin në ‘Allianz Stadium’

Published

on

Atalanta, e drejtuar nga Gian Piero Gasperini dhe me mesfushorin Berat Gjimshiti, i dha një leksion të vërtetë futbolli Juventusit, duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0 në “Allianz Stadium” në kuadër të javës së 28-të të Serisë A.

Sfida nisi me një dominim të plotë të Atalantës, e cila përballë një Juventus të dobët, arriti të shënonte katër herë në portën e portierit Di Gregorio. Pjesa e parë përfundoi me një gol të vetëm, të shënuar nga Retegui në minutën e 29-të pas një penalltie, duke i dhënë Atalantës avantazhin 1-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Gasperinit vazhdoi dominimin dhe arriti të shënonte edhe tre herë të tjera. De Run, Zapakosta dhe Lukman ishin autorët e golave të tjerë që i dhanë Atalantës një fitore të pa diskutueshme. Përsa i përket mundësive të Juventusit, ata mundën të gjuajnë vetëm dy herë në portën e Atalantës, ndërsa skuadra vizituese regjistroi plot 8 gjuajtje në portë, duke pasur një kontroll të plotë të lojës.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në kuotën e 58 pikëve, duke u afruar me 3 pikë diferencë nga Interi që kryeson tabelën. Në sfidën e ardhshme, Atalanta do të përballet me Interin, një ndeshje që mund të ketë ndikim të madh në luftën për kreun e tabelës./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Distria Krasniqi mposht serben për 29 sekonda

Published

on

By

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në Grand Prix “Upper Austria”, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Në çerekfinale, Krasniqi e mposhti pa asnjë telashe serben Nikolina Nisheviq, duke e përfunduar duelin për vetëm 29 sekonda me një Ippon të bukur.

Më herët, Distria pati një tjetër paraqitje të fuqishme, duke mposhtur amerikanen Jenna Schurr me Ippon pas 1 minutë e 34 sekonda luftë.

Me këtë formë të shkëlqyer, Krasniqi synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së artë në këtë garë prestigjioz

Continue Reading

Sport

​Superduelet e fundjavës në basketboll

Published

on

By

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë, ku zhvillohet java e 23-të. Kampionati po shkon drejt fundit të garave të rregullta, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.

Proton Cable Prizreni do të ndeshet Pejën, ku të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore. Prizrenasit janë në vendin e tetë në renditje me pesë fitore e 17 humbje, kurse pejanët në vendin e katërt me 11 fitore e 11 humbje, transmeton KosovaPress.

Derbi prishtinas zhvillohet të shtunën mbrëma mes Borës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra që kanë pasur formë të lartë në vitin 2025 në elitën e basketbollit. Bora ka tri fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa bardhekaltrit tetë fitore në tetë sfidat e fundit. Ky është edicioni i parë i Borës në elitë, ku kërkon “Play-off”-in, derisa renditet e shtata me tetë fitore e 14 humbje, kurse Sigal Prishtina e treta me 14 fitore e tetë humbje.

Të dielën përballen finalistët e edicionit të kaluar Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje, aq sa ka edhe Bashkimi, që përballet me Vëllaznimin në Gjakovë. Kuqezinjtë numërojnë 11 fitore e 11 humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante.

ProCredit Superliga-Java 23

E shtunë

20:00 Proton Cable Prizreni – Peja

20:00 Bora – Sigal Prishtina

E diel

20:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

20:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Continue Reading

Sport

Lakers marshojnë me dyshen LeBron-Doncic, triumfojnë Boston e Chicago

Published

on

Los Angeles Lakers regjistruan fitoren e tyre të tetë radhazi në NBA, duke mundur New York Knicks me rezultatin 113-109 pas kohës shtesë. Luka Doncic dhe LeBron James udhëhoqën skuadrën kaliforniane, me 32 dhe 31 pikë respektivisht, duke neutralizuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Jalen Brunson, i cili shënoi 39 pikë për Knicks. Me këtë fitore, Lakers mbeten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Boston Celtics shënoi një fitore bindëse 123-105 ndaj Philadelphia 76ers, duke konsoliduar pozitat e tyre në vendin e dytë të Lindjes. Jayson Tatum ishte lideri i skuadrës me 35 pikë, duke dominuar në parket.

Një tjetër fitore të rëndësishme jashtë fushe regjistroi Houston Rockets, që mundi New Orleans Pelicans 109-97. Në këtë ndeshje, tre lojtarë të Houston realizuan mbi 20 pikë, duke siguruar një sukses të merituar.

Chicago Bulls arriti një fitore dramatike ndaj Orlando Magic, me rezultatin 125-123. Heroi i takimit ishte Coby White, i cili shkëlqeu me 44 pikë, duke vendosur ndeshjen në sekondat e fundit.

Atlanta Hawks triumfoi ndaj Indiana Pacers me shifrat 124-118, falë një kontributi të madh nga banka e rezervave, që siguroi 50 pikë për ekipin.

Ndërkohë, Golden State Warriors fituan një ndeshje të ngushtë 121-119 ndaj Brooklyn Nets, me Stephen Curry që udhëhoqi ekipin me 40 pikë.

Rezultatet e plota:

Orlando – Chicago 123-125
Atlanta – Indiana 124-118

Boston – Philadelphia 123-105
Brooklyn – Golden State 119-121
New Orleans – Houston 97-109
Lakers – New York 113-109

Continue Reading

Të kërkuara