Lajmet

​“The Wall Street Journal”: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat

Ndërsa lufta vazhdon në vitin e saj të dytë dhe sanksionet perëndimore goditen të ardhurat e qeverisë ruse.

Published

on

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Moskës po e çojnë ekonominë ruse drejt kolapsit, parashikohet në një analizë në “The Wall Street Journal” (WSJ).

Ndërsa lufta vazhdon në vitin e saj të dytë dhe sanksionet perëndimore goditen të ardhurat e qeverisë ruse, ekonomia e saj ka gjasa të jetë në prag të një kolapsi.

Pjesa më e madhe e përkeqësimit të perspektivës ekonomike në vend, rrjedh nga një bast i keq vitin e kaluar nga Putini, i cili besonte se mund të përdorte furnizimet ruse të energjisë për të kufizuar mbështetjen e Evropës Perëndimore për Ukrainën.

“Si rezultat, të ardhurat e qeverisë nga energjia u përgjysmuan në dy muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa deficiti buxhetor u zgjerua”, sipas WSJ.

Hendeku tatimor arriti në 34 miliardë dollarë në dy muajt e parë, ekuivalent me më shumë se 1,5 % të prodhimit të përgjithshëm ekonomik (PBB) të vendit. Kjo po e detyron Moskën të zhytet më thellë në fondin e saj të pasurisë sovrane, një nga tamponët e saj kryesorë kundër krizës.

Rubla ka rënë me më shumë se 20% kundrejt dollarit që nga muaji nëntor. Fuqia punëtore është tkurrur pasi të rinjtë dërgohen në front ose largohen nga vendi nga frika se mos rekrutohen. Pasiguria ka frenuar investimet e biznesit.

“Ekonomia ruse po hyn në një regresion afatgjatë”, tha Alexandra Prokopenko, një ish-zyrtare e bankës qendrore ruse që u largua nga vendi menjëherë pas pushtimit.

Lajmet

“Made in Kosova” – Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve do të përfundojë vitin e ardhshëm

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e municioneve do të përfundojë vitin e ardhshëm.

Këtë deklaratë, ai e bëri para kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme, ku theksoi se me vendimin e sotëm për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e zonës industriale të mbrojtjes në Jahoc të Gjakocës, do të hapet rruga për ndërtimin e fabrikës së municioneve.

Kurti tha se ky miratimi i këtij vendimi do të bëhet në mbledhjen e sotme, pikërisht në Ditën e Forcës.

Është kërkesa për shpronësim të pronave të paluajtshme, shoqërore të KBI Ereniku për ndërtimin e zonës industriale të mbrojtjes në Jahoc të Gjakovës. Me miratimin e saj, hapim rrugë në terren ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së llojit të saj në Republikën e pavarur që do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta rris sigurinë tonë dhe do t’i ngris edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse. Këtë vendim edhe më veçantë e bën fakti që po e miratojmë pikërisht në Ditën e Forcës”, deklaroi Kurti.

Ndërtimi i kësaj fabrike, Kurti theksoi se do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.

“Ndërtimi i kësaj fabrike për të cilën tashmë kemi kontratë të nënshkruar me prodhuesin turk MKE do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para nga kjo fabrikë do të dalin në fundin e vitit 2026. Përveç fabrikës së municionit, kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojnë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronët ushtarak dhe civil ‘Made in Kosova’.

Kurti tha se gjatë këtij mandati kanë katërfishuar buxhetin e mbrojtjes dhe e kemi dyfishuar numrin e ushtarëve. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se ushtria është pajisur me sisteme të reja dhe moderne të armatimit nga shtete anëtare të NATO-s.

Tutje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se në mandatin e tij të radhës do të investohen 1 miliard euro në mbrojtje.

Mbi 430 milionë euro blerje të armatimit në mandatin e parë janë shënuar. Në mandatin tonë të radhës do të investojmë mbi 1 miliard euro në mbrojtje. Duke rritur ushtrinë e sigurojmë republikën, duke rritur FSK-në e forcojmë partneritetin me aleatët, urime të gjithëve Dita e Forcës”, përfundoi Kurti./KP

Continue Reading

Lajmet

​KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për 18 komuna

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për 18 komuna në të cilat u mbajtën në rundin e dytë zgjedhor më 9 nëntor 2025.

Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Gjatë kësaj mbledhje të KQZ-Së nga kryesuesi i saj, Kreshnik Radoniqi tha se asambleja komunale e Istogut nuk votohet sot pasi ka ende çështje që mund të parashtrohen ankesa.

Në Gjakovë fitues i zgjedhjeve është Ardian Gjini me 56.69% të votave, në Gjilan fitues i zgjedhjeve është Alban Hyseni me 61/26% të votave, në Dragash Bexhet Xheladini fitues i zgjedhjeve me 56.19% të votave, në Kaçanik fitues i zgjedhjeve është Sabedin Vishi me 51.19% të votave, në Klinë fitues është i zgjedhjeve është Zenun Elezaj me 58.06%në Fushë-Kosovë fitues është Valon Prebreza me 55,12% të votave, në Mitrovicën e Jugut, Faton Peci me 53.67% në Obiliq fitues i zgjedhjeve është Halil Thaçi me 51.29%të votave, në Rahovecë, Smajl Latifi është fitues i zgjedhjeve me 52.17% të votave në Pejë fitues i zgjedhjeve është Gazmend Muhaxheri me 61/09% të votave në Prishtinë fitues i zgjedhjeve është Përparim Rama me 51.41% të votave, në Prizren fitues i zgjedhjeve është Shaqir Totaj me 53.42% të votave, në Suharekë fitues i zgjedhjeve është Bali Muharremaj me 55.34% të votave”, tha ai.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Sami Kurteshi deklaroi se janë kundër certifikimit të rezultatit zgjedhor për komunën e Kllokotit.

Votojmë për të gjitha, por votojmë kundër certifikimit në Kllokot” , tha ai.

Gjatë kësaj mbledhje janë miratuar edhe kërkesat për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave, për zgjedhjet lokale 2025.

Javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e 20 komunave tjera, ku fituesit janë zgjedhur në raundin e parë të mbajtur me 12 tetor 2025./KP

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj bën homazhe në Prekaz në prag të 28 Nëntorit

Published

on

By

Në prag të 28 Nëntorit, i pari i AAK-së Ramush Haradinaj zhvilloi homazhe në Prekaz, në Kompleksin Memorial të familjes Jashari.

Nëntori shënon Pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës — ngjarje që përbëjnë themelet e identitetit dhe lirisë së shqiptarëve.

Haradinaj tha se vizita e sotme nuk është vetëm akt nderimi për veprën dhe sakrificën sublime të heronjve dhe dëshmorëve, por edhe një mesazh zotimi dhe vazhdimësie.

Sot, më shumë se kurrë, vizita jonë ka mesazhin e betimit se ne mbetemi garant dhe mbrojtës të lirisë dhe pavarësisë sonë. Ne, bashkë me partnerët tanë, e kemi fituar luftën dhe bashkë me ta do ta bëjmë Kosovën euroatlantike dhe të zhvilluar”, deklaroi Haradinaj.

Ai shtoi se sakrifica e heronjve dhe dëshmorëve është themeli mbi të cilin qëndron shteti i Kosovës dhe aspiratat e saj për integrim euroatlantik.

Lavdi heronjve dhe dëshmorëve! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, u shpreh Haradinaj gjatë homazheve në Prekaz./KP

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës mblidhet në ora 12:00

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti do ta mbledhë sot kabinetin e tij qeveritar.

Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar se mbledhja e Qeverisë në detyrë do të mbahet në ora 12:00.

RENDI I DITËS

1.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 273-të dhe Ekstraktit të Procesverbalit të mbledhjes së 274-t Elektronike/Korrespondencëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

2.

Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Mënyrën e Emërimit të Trupave për Vlerësim të Konformitetit (MINT)

3.

Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Metodologjinë e Monitorimit, Raportimit të Emetimeve të Gazeve Shtëpiake dhe Informacione të Tjera në Lidhje me Ndryshimet Klimatike në Nivel Kombëtar (MMPHI)

4.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit:
Zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit, për prodhimin e energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.) (MMPHI)

5.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që shoqërore që administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për nevoja të Institucioneve të Republikës së Kosovës,
Zona Kadastrale Beroc II, Komuna Shtërpcë (MMPHI)

6.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit:
Ndërtimi i Qendrës për Sport dhe Kulturë në Komunën e Ferizajt (MMPHI)

7.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit:
Rehabilitimi – Zgjerimi dhe Asfaltimi i Rrugës Nacionale R118, Segmenti Brenda Fshatit Muçibabë (MMPHI)

8.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit:
Ndërtimi i Rrugës Kërsh – Kabash – Lidhja me Rrugën Rajonale R-118 (MMPHI)./EO

Continue Reading

Të kërkuara