Lajmet

​“Termokos”-i pret raportin e ZRrE-së për tarifat e ngrohjes

Uka deklaron se janë mbi 140 objekte banesore që do të kyçen në ngrohtoren e qytetit.

Published

on

Zëdhënësja e ngrohtores së qytetit, Afërdita Uka thotë se po presin raportin e ZRrE-së për caktimin e tarifave të ngrohjes. Megjithatë, ajo shprehet optimiste se nuk do të ketë shtrenjtim të tarifave edhe këtë dimër, ku konsumatorët do të ngrohen me të njëjtat çmime.

Ajo shton se pjesa më e madhe e përgatitjeve ka përfunduar dhe presin furnizim të mjaftueshëm e cilësor.

“Pjesa më e madhe përgatitjeve tani më kanë përfunduar, kanë mbetur edhe disa punë teknike të kryhen të cilat janë duke punuar intensivisht të gjitha ekipet tonë në terren dhe departamenti i prodhimit këtu në objektin e Termokos-it. Ne presim një sezon të mbarë ngrohës në bashkëpunim të ngushtë sikur deri më tani që nga viti 2014, kur është realizuar projekti i koogjenerimit, ashtu siç kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me termocentralin Kosova B, presim që ky bashkëpunim të vazhdoj dhe ne do të jemi në gjendje të furnizojmë me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore rreth 16 mijë konsumatorë”, deklaroi ajo.

E pyetur për shtrenjtimin e çmimeve të ngrohjes, Uka thotë se po presin raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e sezonit të ri ngrohës.

“Kemi aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energjinë për tarifat e reja, është autoriteti i vetëm ZRRE-ja e cila përcakton tarifat e ngrohjes pra shumë shpejtë pritet të kemi raportin e ZRrE-së e tarifave për sezonit e ri ngrohës 2022-2023, sipas të gjitha indikacioneve nuk pritet se do të ketë shtrenjtim të këtyre tarifave, po besojmë se do të vazhdojmë furnizimin me ngrohje me tarifat që kanë qenë në fuqi deri më tani”, thekson ajo.

Uka deklaron se janë mbi 140 objekte banesore që do të kyçen në ngrohtoren e qytetit.

“Deri më tani është shtrirë rrjeti i ngrohjes për lagjen Mati 1, përkatësisht rrugën Muharrem Fejza dhe rrugicat përreth saj janë 141 objekte banesore të reja të cilat do të kyçen për herë të parë në rrjetin e ngrohjes…Fillimi i furnizimit me ngrohje do të bëhet gradualisht… Një pjesë e tyre do të filloj të furnizohen me ngrohje që nga 15 tetori kur pritet zyrtarisht fillimi i sezonës ngrohëse, pjesa tjetër gradualisht do të kyçen në rrjetin e ngrohjes pasi që është në proces instalimi i stacioneve të ngrohjes. I kemi edhe 76 objekte të vjetra banesore në qytetin Prishtinës të cilat janë të shpërndara në të gjitha lagjet e qytetit ku ne operojmë me ngrohje”, përfundon ajo.

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” do të nisë sezonin e ngrohjes më 15 tetor. 

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Lajmet

Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se po e monitoron nga afër situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Malin e Zi, ku ka qenë e pranishme edhe me përfaqësues zyrtarë.

Sipas ambasadës, aktualisht situata në këto pika kufitare është stabile.

Njoftohet se pa një bisede telefonike ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologut të tij kroat, Davor Bozhinoviq, janë hapur të gjitha sportelet në kalimet kufitare kroate. Kjo ka ndihmuar në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve.

Megjithatë, ambasada paralajmëron se procedurat mund të jenë më të ngadalta për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES).

Ky sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në fuqi më 12 tetor 2025.

Continue Reading

Lajmet

Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania

Published

on

By

Faqja ndërkombëtare World News ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit Panzerfaust 3 nga Gjermania.

Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.

Sistemi Panzerfaust 3 njihet për efikasitetin e tij kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret nga disa ushtri të vendeve të NATO-s.

Panzerfaust 3 ose “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Panzerfaust 3 përdoret nga të paktën 11 shtete.

Continue Reading

Të kërkuara