Kronikë e zezë

​Tentim vrasje në Prishtinë

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 3 dhjetorit.

Published

on

Një person ka raportuar se derisa ishte me veturë në lëvizje së bashku me dy pasagjerë, nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, për motive të panjohura, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe me veturë është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 3 dhjetorit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast.

Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale, lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime.

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje. Këto raste, sipas raportit të Policisë, kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Skenderaj dhe Gjakovë.

Në rastin e parë, i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe një tjetër arrestim për të njëjtën vepër penale ka ndodhur në Fushë Kosovë. Një burrë është arrestuar nën dyshimin se, duke qenë nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë, një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje mes dy burrave, njëri prej tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj tjetrit. Sipas raportit të Policisë, si viktima ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Rasti i radhës është regjistruar në Gjakovë, ku një grua ka raportuar në polici se është keqtrajtuar psiqikisht nga një burrë. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i fundit ka ndodhur në Skenderaj, ku është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari po ashtu ka kanosur dhe ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së mërkurës në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale-sulm seksual.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 16:50. I dyshuari burrë, akuzohet se ka kryer veprën ndaj viktimës së mitur.

Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohen nga Shqipëria dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e dy personave nga Shqipëria, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Ky aksioni u krye nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me institucionet e drejtësisë. Të dyshuarit ishin arrestuar më parë nga autoritetet shqiptare pas kërkesës së Kosovës për përfshirje në vepra të ndara penale.

Njëri nga të ekstraduarit kërkohej për veprën penale “kultivim i lëndëve narkotike”, ndërsa tjetri për “vjedhje të rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, ata u janë dorëzuar njësive policore në rajonin e Pejës dhe atij të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky sukses erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve për parandalimin e aktiviteteve kriminale.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës sipas raportit të fundit 24 orësh ka nisur hetimet pas raportimit për zhdukjen e një personi në komunën e Rahovecit.

Sipas policisë, viktima është larguar nga shtëpia e tij gjatë paradites së të shtunës dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore, të cilat janë vënë në kërkim të personit të zhdukur.

 

Continue Reading

Të kërkuara