Lajmet

​Të mbijetuarit e masakrës së Reçakut kërkojnë drejtësi

Published

on

22 vite më parë u rrahën e u torturuan nga forcat serbe, e me sytë e tyre panë masakrimin që iu bë më të dashurve të tyre në Reçak. 22 vite pas, Sadije Ramadani bashkë me nipin e saj, Burim Osmani, ka ardhur tek varri i vëllait Sadik Osmani, që mizorisht u masakrua para syve të tyre.

Ata e quajnë mrekulli që kanë arritur të shpëtojnë, por që thonë se shpëtimi i tyre nuk ka kuptim përderisa para syve të tyre janë masakruar familjarët e tyre.

Të mbijetuarit e masakrës së Reçakut shprehen të zhgënjyer me drejtësinë vendore e ndërkombëtare, derisa thonë se ata që kryen krime janë të lirë, ndërsa po gjykohen ata që kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.

Sadije Ramadani, kujton se si nga bodrumi i shtëpisë ku kishin qenë duke qëndruar burrat ishin nxjerrë në oborr e ishin rrahur e torturuar nga ushtarët serbë, e që shumica prej tyre nuk ishin kthyer më.

“Na i kanë marrë qaty prej bodrumit, i kanë qitë jashtë i kanë rrah sa kanë mundur dhe i kanë marrë i kanë çuar atje në mal. Mu edhe nja 50 vetë të tjerë na kanë mbyllur në një bodrum na kanë lanë mbyllur, qaty kemi qëndruar deri në orën 4, në orën 4 e kemi çel një dritare dhe kemi dalë jashtë e kemi pa që nuk kemi, as burra, as nuk e kemi kurrkënd. Atë natë ashtu vetëm kemi qëndruar t’u qarë, t’u piskat deri në mëngjes nuk e kemi ditur çka është duke ndodhur”, thotë ajo.

Ajo tregon momentin kur kishin dalë në oborr e kishin parë më të dashurit e tyre të masakruar në mënyrën më mizore të mundshme.

“U kanë e vështirë të hyhet në atë vend me i pa gjithë ata pa sy, kokën, barkun, mushkëritë e nxjerra, veshët e prerë. Për neve ka qenë punë e rëndë, punë e zorshme, po nuk kemi çka me bë, dashtë Zoti bëhet mirë për këta fëmijë të këtyre djemve që i kemi”, thotë ajo.

Ramadani thotë se është e zhgënjyer me drejtësinë vendore e ndërkombëtare që ata që vranë e masakruan 45 civilët në Reçak nuk janë dënuar.

“Sikur krejt kjo rrethinë që thotë po themi edhe ne, kurrgjë nuk është bërë po ishalla bëhet masandej, se me u bë nuk është bërë kurrgjë, gjithë ky gjak që është derdhur, gjithë kjo popullatë që ka shkuar poshtë. Kurrkush nuk është dënuar, tanët po dënohen e këta nuk po dënohen”, shprehet ajo.

E nipi i saj, Burim Osmani, që me 1999 kishte qenë vetëm 18-vjeçar, ishte rrahur e torturuar nga ushtria serbe, kurse babai i tij Sadik Osmani ishte vrarë.

Burimi thotë se moti i 15 janarit 1999 ka qenë i njëjtë me atë që mbretëroi sot në Reçak, dhe se ky mot i kujton atij se si ishte torturuar dhe si para syve të tij ishin masakruar familjarët e tij.

“Shtëpia ku është bërë masakra është shtëpia jonë, unë kam qenë me prindin në atë shtëpi, halla dhe bashkëfshatarë të tjerë. Atë ditë në mëngjes kur ka filluar rrethimi i forcave serbe ne kemi qenë në shtëpi dhe në bodrum aty kemi qenë, unë, prindi im dhe të gjithë bashkëfshatarët që janë tubuar. Na kanë nxjerrë prej bodrumit aty, na kanë torturuar në mënyrat më të tmerrshme në oborr aty, na kanë rrahur dhe në fund të gjitha ato maltretime që na i kanë bërë prej mëngjesit deri në orën 3 pasdite burrat i kanë ndarë veç, neve na kanë shti në bodrum na kanë mbyllur, disa gra dhe fëmijë çka kemi qenë, unë i fundit kam qenë prej tyre që na i kanë krye maltretimet dhe na kanë mbyllur në bodrum e këta të masakruarit i kanë ngjitur lartë tek kodra atje dhe i kanë masakruar”, thotë ai.

Hafiz Mustafa në masakrën e Reçakut humbi djalin 21 vjeçar, e ai sot 22 vite pas ka vetëm një lutje për krerët e institucioneve të vendit.

“Na si prindër dhe krejt kombi shqiptar ju lutemi le ta çojnë mirë në mes vete, le të na i kthejnë presidentin me ata shokët e vet këtu në vendin e vet. Sot Vuqiqi prej Beogradit kudo endet a përgjigje për këta që i ka mbytur nuk jep kurrgjë. Sa dhunimin e ka bërë në krejt Kosovën, në familje. Ju lutna udhëheqësisë tonë le të kujdeset, se ne jemi me dhimbje, kemi dhënë gjak në vendin tonë, ne nuk kemi shkuar në vend të huaj, këtu kemi lind e këtu do të vdesim”, thotë ai.

22 vite më parë i masakruar mbeti edhe Sabri Syla, për të cilin vazhdon të kërkojë drejtësi djali i tij, Milazim Syla.

Milazimi që si 19-vjeçar kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se është e pakuptimtë që sot gjykohen ata që e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre.

“Për këtë masakër nuk është dënuar asnjë nga krimet serbe që është bërë këtu nga policia, xhandarmëria serbe, kurse udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dënohen dhe marrin burgime të ndryshe për vetëm që e kanë organizuar dhe e kanë çliruar vendin e tyre dhe e kanë mbrojtur pragun shtëpisë së tyre”, thotë ai.

22 vite më parë forcat policore dhe ushtarake serbe në Reçak kryen njërën nga masakrat më të mëdha, ku u vranë e u masakruan 45 qytetarë të paarmatosur.

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Published

on

By

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të sigurojë transparencë dhe qartësi në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend më 26 tetor.

Sipas KDI-së, Presidentja ka obligim që deri nesër, brenda afatit dhjetëditor të përcaktuar me nenin 95.4 të Kushtetutës, të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare për të vlerësuar mundësinë reale të krijimit të një shumice të re qeverisëse dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

KDI thekson se hapat e Presidentes duhet të jenë të arsyeshëm dhe transparentë, përfshirë publikimin e kritereve që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës” dhe mënyrën e verifikimit të mbështetjes në Kuvend.

Sipas institutit, këto kritere janë thelbësore për të garantuar paanshmëri dhe respektim të rendit kushtetues, si dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet demokratike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

Të kërkuara