Aktualitet

​Të enjten dy seanca të Kuvendit

Njëra prej tyre do të jetë vazhdim i debatit parlamentar për grevat dhe tjetra vazhdim i seancës së muajit gusht.

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare të enjten e kësaj jave. Njëra prej tyre do të jetë vazhdim i debatit parlamentar për grevat dhe tjetra vazhdim i seancës së muajit gusht, ku janë në rend të ditës disa projektligje.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Qeveria e Kosovës u kritikua për vazhdimin e grevës nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti për përmendjen e sërishme të luftës. “Në Kosovë kemi NATO-n, Kurti me këto deklarata po dëshiron me tërhek vëmendjen nga dështimet”, tha ai.

Për “kornizën e re të dialogut”, Tahiri tha se marrëveshja finale duhet të ketë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Sa i përkët “kornizës së re të dialogu” nuk pranoi të përgjigjet deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi. Megjithatë theksoi se njohja reciproke është thelbi i marrëveshjes finale.

Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon konferencën e përbashkët për shtyp Trump-Putin

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në Alaska, i planifikuar për nesër, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Konfirmimi vjen pasi Kremlini njoftoi më parë të njëjtin plan, raporton CNN.

Kur u pyet për konferencën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u përgjigj shkurt se ishte plani.

Nesër në mëngjes, herët në mëngjes, Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të shkojë në bazën tonë të përbashkët ushtarake në Anchorage, Alaska, ku do të marrë pjesë në një takim kokë më kokë me presidentin Putin, i ndjekur nga një drekë dypalëshe me delegacionet përkatëse nga të dy vendet, dhe më pas një konferencë për shtyp,” tha Leavitt për Fox News.

Leavitt konfirmoi gjithashtu se gazetarët do të kenë mundësinë t’u bëjnë pyetje të dy presidentëve. Ajo shtoi se takimi do të jetë një mundësi për Trump “të ulet dhe ta shikojë presidentin rus në sy dhe të shohë se çfarë përparimi mund të bëhet për të çuar gjërat përpara dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte brutale dhe për të sjellë paqe”.

Continue Reading

Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur lufte nga secila palë

Published

on

By

Ukraina dhe Rusia njoftuan një shkëmbim tjetër të të burgosurve të enjten, me 84 ushtarakë që u kthyen nga secila palë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë se ushtarakët rusë të liruar ndodhen aktualisht në Bjellorusi dhe më pas do të transportohen në Federatën Ruse për trajtim dhe rehabilitim në institucionet mjekësore, raporton Anadollu.

Në një deklaratë të veçantë, Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus në bisedimet me Ukrainën, pohoi se nga 1 mijë ushtarë ukrainas të kapur që i kishin bërë thirrje presidentit Volodymyr Zelenskyy për t’u përfshirë në listën e shkëmbimit, Ukraina pranoi vetëm dy individë – Boychuk Alexander Vyacheslavovich dhe Fedorenko Vladimir Viktorovich.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin, duke vënë në dukje se si personeli ushtarak ashtu edhe civilët ishin pjesë e shkëmbimit.

Ai falënderoi të gjithë ata që u përfshinë në organizimin e tij, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Faleminderit ekipit tonë – të gjithëve në Shtabin e Koordinimit, Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës (GUR), Zyrën e Presidentit dhe shërbimet speciale që punojnë për të sjellë njerëzit tanë në shtëpi. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën në këtë shkëmbim“, tha ai.

Zelenskyy deklaroi gjithashtu se do të ketë më shumë shkëmbime.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Formo karrierën tënde duke studiuar master E Drejta Civile dhe Pronës në UBT

Published

on

UBT ofron programin master, E Drejta Civile dhe Pronës, program në të cilin studentët dhe të rinjtë do të mund të gjejnë njohuri profesionale dhe të përgjithshme teorike të së drejtës civile si prona, problemet evropiane dhe globale të tregtisë, si dhe të drejtat e njeriut.

Zhvillimi i të menduarit kritik dhe aftësive hulumtuese është pjesë e programit, duke ofruar një pasqyrë të pronësisë intelektuale, marrëveshjeve ndërkombëtare për tregti të lirë, zbatimin e ligjit, legalizimin e pronësisë, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë të tregut ndërkombëtar.

Kurrikula është e hartuar në atë mënyrë që t’iu përgjigjet nevojave të studentëve të diplomuar në juridik dhe fushave të sistemit të drejtësisë, duke mbuluar çështjet dhe zhvillimet bashkëkohore në fushat e detyrimeve dhe kontratave, proceseve gjyqësore tregtare, të drejtave pronësore, ligjit të konkurrencës ose procesit gjyqësor.

Ky program është i përshtatshëm për studentët për faktin e zhvillimit të marrëdhënieve juridike ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve private, të përfshira në çështje shumë të rëndësishme për avokatët e angazhuar.

Me Masterin në E Drejta Civile dhe PronësUBT, do të fitosh njohuri të thelluara, aftësi praktike dhe përgatitje profesionale për të qenë konkurrues në tregun vendor e ndërkombëtar. Ky është hapi yt drejt një karriere të suksesshme në botën e drejtësisë./UBTNews/

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Lufta e heshtur demografike në Luginë: 200 adresa të pasivizuara brenda 7 muajve të këtij viti

Published

on

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, ka ngritur sërish alarmin për pasivizimin e adresave në komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar këtë proces si “racizëm” dhe “spastrim të pastër etnik”.

Lutfiu ka bërë të ditur se më 4 gusht 2025 kishte kërkuar nga stacionet policore në Preshevë dhe Bujanoc të dhëna për numrin e adresave të pasivizuara nga janari deri në korrik të këtij viti. Sipas përgjigjes zyrtare që ka marrë më 13 gusht, në këtë periudhë në Komunën e Preshevës janë pasivizuar 174 adresa, ndërsa në Komunën e Bujanocit 26 adresa.

“Dyshoj se të dhënat për Komunën e Bujanocit janë të sakta, ndaj jam në pritje të një përgjigjeje tjetër për ta vërtetuar. Por, sidoqoftë, brenda 7 muajve, në këto dy komuna me shumicë shqiptare janë pasivizuar gjithsej 200 adresa”, ka deklaruar Lutfiu, në rrjetin e tij social në Facebook.

Lutfiu e ka quajtur këtë një proces të qëllimshëm për zbraktjen e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga politika shqiptare:

“U bëj thirrje të gjithë akterëve politikë shqiptarë që të mblidhen për t’u koordinuar dhe për të bashkëvepruar”.

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës prej vitesh është denoncuar si një formë presioni administrativ, i cili, sipas përfaqësuesve shqiptarë, ka pasoja të drejtpërdrejta në uljen e numrit të banorëve dhe humbjen e të drejtave civile e politike.

Continue Reading

Të kërkuara