Lajmet

​Tahiri: Të hiqet komplet TVSH për produktet ushqimore esenciale

Tahiri e konsideroi të tmerrshme faktin që qytetarët e Ferizajt, Hanit të Elezit e Kaçanikut po blejnë derivate në Maqedoninë e Veriut.

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosveprime dhe neglizhencë lidhur me krizën me të cilën po ballafaqohen qytetarët.

Ai kërkoi që të hiqet komplet tatimi mbi vlerën e shtuar për produktet esenciale për një periudhë 6 mujore.

“Ne jemi të vetëdijshëm se si ka ardhur deri te kjo ngritje e çmimeve dhe normalisht që nuk e fajësojmë për çdo gjë qeverinë, por qeverinë e fajësojmë për neglizhencës dhe mosveprime dhe për angazhimin e saj për ta trajtuar këtë krizë e cila po e rëndon jashtëzakonisht shumë jetën e qytetarëve në Republikën tonë. Pra, opozita para se me kritikua ka ofruar disa herë alternativë. Grupi parlamentar i PDK-së në mars të këtij viti ka sjell një projektligj atë për tatim mbi vlerën e shtuar me të cilin kemi paralajmëruar për ardhjen e kësaj krize dhe kemi propozuar që TVSH në produktet esenciale ushqimore të zbritje nga 18 në 8% dhe një kërkesë e tillë e PDK është refuzuar pa u diskutua fare nuk e keni marr parasysh fare edhe qeveria ka refuzuar këtë darft-ligj është vonuar për një kohë të gjatë dhe sot jemi në një situatë hala më të rëndë në mars, ne mendojmë se TVSH për produktet ushqimore për bukën për produktet grurit, vajit e qumështit jo në 8% por duhet ë hiqet komplet për një periudhë të caktuar kohore për 6 muajtë e ardhshëm”, theksoi ai.

Duke kërkuar angazhim direkt të Qeverisë së Kosovës, Tahiri e ka konsideruar të tmerrshme faktin që qytetarët e komunës së Ferizajt, Hanit të Elezit e Kaçanikut po blejnë derivate në Maqedoninë e Veriut.

Lajmet

Wikoff e komandanti i ri i KFOR-it në veri të Kosovës, vëzhgojnë patrullimet

Published

on

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, vizituan të enjten veriun e Kosovës.

Ata vëzhguan pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës gjatë zhvillimit të një patrullimi të përbashkët përgjatë vijës kufitare, ndërsa u takuan edhe me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në atë zonë.

“KFOR-i vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Ai mbetet i përkushtuar në përmbushjen e misionit të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftimin e KFOR-it për vizitën.

Wikoff e Vergori të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerë shtetërorë, përfaqësues institucionesh e komunitete.

NATO të enjten ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme dhe se ka vazhduar të përmirësohet, por ka theksuar se procesi i optimizmit të pranisë dhe strukturës së KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ICMG paralajmëron masa

Published

on

By

Kosova rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, pas paralajmërimeve nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mospërmbushjen e detyrimeve financiare dhe administrative.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ICMG-ja ka shprehur shqetësimin për vonesat në përgatitjet e këtij organizimi madhor sportiv.

Sipas dokumentit të publikuar nga Rama, institucionet përgjegjëse nuk i janë përgjigjur letrës së dërguar më 21 shtator 2026. Po ashtu, mungon garancia bankare që duhej të sigurohej në janar, ndërsa mbetet e papaguar edhe tarifa e muajit qershor.

ICMG-ja ka paralajmëruar se këto mangësi mund të rrezikojnë seriozisht organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv pritet të shqyrtojë mundësinë e thirrjes së një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e këtij eventi.

Pas publikimit të letrës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar, duke e cilësuar rrezikun e humbjes së organizimit si një goditje të madhe për sportin kosovar.

Ai ka theksuar se mungesa e përgjigjeve institucionale dhe mosrealizimi i obligimeve po e vënë në pikëpyetje një mundësi historike për vendin.

Fitimi i së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 ishte vlerësuar si një nga arritjet më të rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime për realizimin e këtij projekti.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zyrtarë të lartë të NATO-s vizitojnë veriun e Kosovës, vlerësojnë situatën e sigurisë

Published

on

By

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë vizituar të enjten veriun e Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë vëzhguar nga afër patrullimin e përbashkët të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës përgjatë vijës kufitare.

Dy zyrtarët janë takuar gjithashtu me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e sigurisë, duke bërë të ditur se vazhdon të monitorojë situatën në terren, të bashkëpunojë me komunitetet dhe të mbajë gatishmërinë operacionale.

Një ditë më parë, Wikoff dhe Vergori kanë zhvilluar takime me drejtues shtetërorë, përfaqësues institucionalë dhe komunitete të ndryshme.

Ndërkohë, NATO ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka shënuar përmirësime. Megjithatë, Aleanca ka theksuar se çdo ndryshim në praninë dhe strukturën e KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren, duke mos përjashtuar rikthimin e masave të mëparshme në rast të përkeqësimit të sigurisë.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kalon Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave

Published

on

Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votimin për amandamentet e propozuara nga Lista Serbe për këtë projektligj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara